48-vjeçari kërkon të martohet me motrën e tij pasi kanë lidhje intime

Arfenilla

Themelues i Forumit
Historia që vjen kësaj here në rubrikën e ‘The Sun’ është një nga më të rrallat.
Një burrit 48-vjeçar i cili pas shumë vitesh zbuloi se kishte një motër nga babai, 43-vjeçare, i ka shtangur thuajse të gjithë pasi mes tyre nisi një histori dashuri dhe një raport seksual.
Ai tregon se ata të dy duhen çmendurisht por nuk e dinë nëse ligji i lejon të martohen dhe të krijojnë familje…edhe pse janë motër e vëlla.

Për më tepër detaje, mund të lexoni letrën e plotë të burrit dhe përgjigjen e psikologes.
Letra e burrit
“Kam një marrëdhënie intime me gruan që e dashuroj….por ajo është motra ime nga babai.
Ne jemi shumë të dashuruar dhe duam të jetojmë me njëri-tjetrin si burrë e grua. A është kjo e gabuar?!
Unë jam 48-vjeç dhe për vite të tëra jam rritur me idenë e djalit të vetëm. Por para pak vitesh mësova se babai im kishte një vajzë tjetër por që e kishte braktisur nënën e saj. Isha shumë i dëshpëruar dhe shkova të flas me time më, por ajo thjesht më tha ta lija të qetë.
E kuptova që edhe atë e lëndonte ky fakt dhe nuk e pyeta më. Por para dy vitesh nëna ime ndërroi jetë dhe unë nisa të kërkoja motrën time, ose gjysmë motrën.
Nuk e pata shumë të vështirë ta gjeja pasi kushërira kishte dëgjuar diçka nga mamaja e saj, pra tezja ime. Shumë shpejt ne filluam dhe lidhëm kontakte përmes Facebook-ut. Ajo ishte 43-vjeçe.
Më tregoi që edhe nëna e saj kishte vdekur pak vite më parë dhe se babai i kishte braktisur kur ajo kishte qenë 10 vjeçe. Ne filluam të flisnim me njëri-tjetrin shumë shpesh dhe madje edhe nisëm të takoheshim.
Një natë kishim dalë në një klub nate, dhe aty çdo gjë ndryshoj. Nuk munda t’ia ndajë shikimin për asnjë moment…me pas përfunduam në një dhomë hoteli duke bërë dashuri. Prej asaj nate nuk jemi ndarë asnjëherë. Ne ndihemi shumë të dashuruar dhe duam që të jetojmë gjithë jetën bashkë.
Kemi shumë kohë që na mundon kjo gjendje dhe nuk ia kemi thënë dot askujt. A është e ligjshme kjo lidhje, a mund të martohemi?”

Përgjigjja e psikologes
“E kuptoj që ju mund të keni gjetur dashurinë mes njëri-tjetrin, por kam frikë se kemi të bëjmë me një shkelje ligji…dhe mbi të gjitha do të përballeni me paragjykimin e njerëzve pasi ju keni lidhje gjaku, e madje shumë të afërt.
Atraksioni që ju ndjeni njihet nga shkenca si ‘Atraksion seksual gjenetik’, por ju do të rrezikonit pafund nëse do ta vazhdonit këtë raport, e jo vetëm prej ligjit dhe paragjykimeve por nëse do të lindnit një fëmijë atëherë do të përballeshim me çrregullime gjenetike.”B tetova
 
Titulli: 48-vjeçari kërkon të martohet me motrën e tij pasi kanë lidhje intime

Aman, Zot ruana... kjo eshte kur lind femije, e sdin njeri tjetri per ekzistencen e tyre...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top