40-vjetori i heavy metal

Love

βeℓℓe â๓e
Me një përjashtim të muzikës hip-hop asnjë lloj tjetër forme muzikore nuk ka pasur suksesin global dhe jetëgjatësinë e rrymës heavy metal. E megjithatë, pavarësisht popullaritetit të saj, fansat e kësaj rryme janë akuzuar për krime të ndryshme që variojnë nga vrasjet dhe satanizmi, e deri te krimet apo shkeljet më të lehta. Ky është njëri aspekt që mund të shpjegojë popullaritetin e kësaj lloj rryme.
Nëse do të marrim për shembull debutimin e grupit “Black Sabbath” të vitit 1970 dhe do ta quajmë momentin e lindjes së këtij zhanri muzikor, tashmë kjo formë e artit mund të thuhet se sapo ka mbushur 40 vjeç. Janë 40 vite të një muzike që ka arritur të mbijetojë pikërisht dhe falë besnikërisë që kanë pasur ndaj saj fansat e shumtë. Të paktën në Britaninë e Madhe me këtë rast do të ketë një sërë ekspozitash dhe shfaqjes që do të përkujtojnë këtë ditëlindje, veçanërisht në Birmingam, që është edhe vendlindja e hard rock.

Metali është i zgjuar dhe të godet e të përfshin. Të përfshin dhe të elektrizon, edhe pse shpesh nuk kuptohet siç duhet. Atë e kanë konsideruar si mëkatar dhe është bërë shkak për skena e veprime jo të denja. Më poshtë po japim një listë të grupeve më të mëdha të muzikës metal që janë shfaqur dhe kanë performuar këta dhjetëvjeçarë. Në fakt bërja e një liste është një detyrë e vështirë, sepse jo gjithmonë mund t’ia dalësh t’i përfshish të gjithë, megjithatë më kryesorët me siguri që janë futur.


Black-Sabbath-.jpg

“Black Sabath”
1968-2006


Kritikët kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin në lidhje me autorin e frazës “heavy metal”. Bëhet fjalë për debate që kanë zgjatur me dhjetëvjeçarë, por nuk ka asnjë dyshim për grupin muzikor që e ka mishëruar i pari tingullin heavy metal. Grupi i mësipërm e mori frymëzimin e tij nga situata në West Midland në vitet ’60. Pas një incidenti industrial, Tony Iommi, që ishte në atë kohë 17 vjeç dhe punëtor në fabrikë, humbi majën e gishtit të mesit të njërës dorë dhe në vend të gishtit vendosi që të përdorte një këllëf të metaltë për t’i rënë kitarës me grupin ku sapo kishte filluar të interpretonte. Prej këtij këllëfi të metaltë doli edhe tingulli i çuditshëm i metaltë që u shndërrua më pas në një rrymë të vërtetë me shumë pasues.
Kënga më e mirë
“Paranoid”


2.jpg

Judas Priest
1969 e në vazhdim


ثshtë i çuditshëm fakti që një prej grupeve më të famshëm të muzikës metal e ka marrë emrin e tij nga pjesa e Bob Dylan “6 the Ballad of Frankie Lee and Judas Priest”. ثshtë një grup që falë 43 viteve të interpretimit në skenë ka ndryshuar 15 anëtarë dhe pati në vitin 1990 një gjyq me akuzën se muzika e tyre i nxiste adoleshentët që të kryenin vetëvrasje.
Kënga më e mirë
“Living After Midnight”


a5acdc-hell.jpg


AC/DC
1973 e në vazhdim


Ky grup është ikona e kësaj rryme dhe mbi të gjitha ka edhe një sërë origjinalitetesh si vetë emrin e grupit dhe më pas edhe pamjen e jashtme të kitaristit Angus Young, i cili gjithmonë ka dalë në skenë me kostumin e tij prej shkollari e me pantallona të shkurtra. Këngëtarët e grupit kanë qenë të ndryshëm, duke nisur me Bon Scott, por kitaristi Young është ai që mund të konsiderohet si kolona e grupit dhe si pika e përcaktimit të tij ndër vite. Ai është njeriu që i jep shkëlqim dhe forcë të gjithëve. Albumi i tyre në përkujtim të Scott, “Black in Black” i vitit 1980, është edhe albumi i dytë më i shitur i të gjitha kohërave
Kënga më e mirë
“It’s a Long Way to the Top”


Motorhead-rock-in-rio-2010.jpg


“Motorhead”
1975 e në vazhdim


Ata interpretojnë një metal shumë të shpejtë, edhe pse njëri nga këngëtarët e grupit preferon që këtë tip muzike ta kategorizojë si rock n’roll. Emri i këtij grupi është një emër i dytë që zakonisht e përdornin të rinjtë kur donin të pinin amfetaminë. Fillimisht grupi kishte vendosur që të quhej “Bastard”, por më pas menaxheri i tyre u tha se me këtë emër nuk do të mund t’i kapnin kurrë majat.
Kënga më e famshme
“Ace of Spades”


Slipknot2009.jpg

“Slipknot”
1995 e në vazhdim


Ka nga ata që thonë se ky është grupi muzikor që i dha ngjyrë epokës metal të fillimviteve ’90, por në fakt “Slipknot”, i krijuar në mesin e viteve ’90 në Iowa, është ndoshta banda që e meriton të jetë ikona e kësaj periudhe. Grupi përbëhet nga 8 anëtarë, ka një veshje të çuditshme të shoqëruar edhe me maska. Ka fansa të çmendur që e konsiderojnë muzikën e grupit të tyre muzikën e jetës. I ka shumë besnikë.
Kënga më e mirë
“Wait and Bleed”


iron_maiden.jpg

“Iron Maiden”
1975 e në vazhdim


Ky grup, që mund të konsiderohet ndër më të mirët e të gjitha kohërave, ka nxjerrë gjatë karrierës së tij 36 albume: 15 albume në studio dhe 11 albume live, 4 EP dhe 6 kompilejshën, që në tërësi përbëjnë edhe 85 milionë kopje të shitura në të gjithë botën përgjatë gjithë karrierës. Kjo statistikë rrëqethëse vlen për një grup, i cili shumë rrallë ka pranuar që të interpretojë në TV, apo në radio dhe ndoshta kjo është një nga arsyet e suksesit fenomenal të “Iron Maiden”.
Kënga më e mirë
“Run to the Hills”


napalm_death.jpg


“Napalm Death”
1981 e në vazhdim


Grupi është nga Birmingami dhe ka qenë themeluesi i muzikës së quajtur “grindcore”, një përzierje mes punk hardcore, death metal dhe lirikave sociopolitike. Ishte një grup i themeluar në vitin 1980, por tashmë nuk ka mbetur asnjë nga anëtarët e ditëve të para. Të gjithë janë ndryshuar. Kënga e tyre “You Suffer” është renditur në librin e rekordeve Guiness si kënga më e shkurtër e të gjitha kohërave me një minutash prej 1 minutë e 3 sekondash.
Kënga më e mirë
“The Icing on the Hate”


slayer.jpg


“Slayer”
1981 e në vazhdim


ثshtë një nga katër grupet e mëdha që quheshin “Big Four”, të cilët kanë eksploruar të ashtuquajturin thrash metal së bashku me grupet “Anthrax”, “Megadeth” dhe “Metalica”. Dikush i ka cilësuar si grupi më i keq i të gjitha kohërave. Që nga albumi që i bëri të famshëm i vitit 1986 me emrin “Reign in Blod” ata janë akuzuar në mënyrë të vazhdueshme për simpati ndaj pikëpamjeve naziste, veçanërisht me këngën e tyre “Angel of Death” i frymëzuar nga Josef Mengele.
Kënga më e mirë
“Dead Skin Mask”


concert-metallica-agen.jpg


“Metallica”
1981 e në vazhdim


Nëse do të flisnim hapur atëherë mund të themi se “Metallica” bënë për metalin atë që “Beatles” bënë për muzikën pop, pra duke perfeksionuar elementet thelbësore të kësaj rryme dhe duke i popularizuar ato deri në atë masë sa u bënë sinonim me formën e artit. ثshtë një grup me një karrierë mbi 30-vjeçare, një grup që ka pasur shumë ulje e ngritje, por edhe momente stratosferike të një shkëlqimi të jashtëzakonshëm. Nga viti 1981 e deri në vitin 1996 është fakt që ata nuk kanë shkruar asnjë këngë, madje asnjë tingull të keq dhe ndryshe nga “Beatles”, që patën turp me këngën e tyre “Yellow Submarine”, ata nuk patën asgjë për t’u ardhur turp.
Kënga më e mirë
“Enter Sandman”


the_dillinger_escape_plan_1285083039.jpg


“Dillinger Escape Plan”
1997 e në vazhdim


Së bashku me Converge, Mastodon, Isis dhe Pig Destroyer, ky grup nga Nju Xhersi e ka kaluar karrierën e vet duke u përpjekur që të perfeksionojë muzikën metal përmes formave të reja. Kritikët i cilësojnë si të kategorisë “mathcore”, ose “post-hardcore” dhe tingulli i tyre pa dyshim që është një tingull i çuditshëm dhe eksperimentues. Këngëtari Greg Puciato është gjithashtu një djalosh i çuditshëm. Në vitin 2002 ai me një qese plastike iu hodh audiencës.
Burimi: VOAnews
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top