40 vjet nga ‘zbulimi’ i Mërkurit

PiNkY

Anëtar i Nderuar
merkuri2.jpg


Mërkuri, planeti më i vogël dhe në distancën me të afërt me Diellin në sistemin tonë, në lashtësi personifikonte një sërë hyjnish.

Për egjiptanët quhej Thot, hyjn i dijes, fjalës, shkrimit dhe matematikës. Për grekët njihej si Apollo, hyjn i së vërtetës, artit e shëndetit, por edhe Hermes, lajmëtar i zotave të tjerë.

Por përtej mitologjisë antike, asnjë detaj mbi planetin nuk dihej, deri kur njerëzimi e vizitoi atë 40 vite më parë me sondën “Mariner 10”.

Sonda lindi në epokën e “Apollo”, ku brenda pak viteve një sërë makinash eksploruese të ndërtuara nga dora njerëzore u nisën drejt hapësirës në përpjekje për të shuar kureshtjen. Më 3 nëntor 1973 “Mariner 10” u lëshua i vendosur mbi një raketë “Atlas Centaur”. Pak pasi la Tokën, sonda “ktheu kokën pas” duke na dhuruar imazhin ikonë të Hënës dhe Tokës bashkë në një foto.

Në Mars të 1974-ës sonda mbërriti në destinacion dhe më datë 29 të këtij muaji kreu fluturimin e parë afër Mërkurit. Por në vend që të jepnin përgjigje, fotot e dërguara në Tokë nga sipërfaqja e planetit më të vogël në përmasa dhe më të afërt me Diellin, më shumë ngritën pyetje.

Studiuesit vunë re një sipërfaqej të ngjashme më Hënën fushë magnetike të fuqishme, temperatura nga minus dhjetra gradë në hije dhe +dhjetra në dritë dhe asnjë aktivitet tjetër. Pyetjet që lindën në atë kohë lidheshin me përbërjen e planetit. Cfarë fshihet nën sipërfaqen e tij? A ka aktivitet vullkanik? Këtyre pyetjeve edhe sot u mungon përgjigjja, por jo teoritë. Njëra prej tyre, ajo më bindësja flet për një planet të ndërtuar nga metalet.

/ Top Channel /
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top