40 000 familje greke, në falimentim, nuk paguajnë dot bankat

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
47063.jpg

ATHINE-40 000 familje në Greqi janë të paafta për të shlyer borxhet që kanë ndaj bankave duke deklaruar kështu falimentimin. Ndërkohë që frika e falimentimit të shtetit sa vjen e rritet, dhjetëra mijëra familje kanë shkuar tashmë në falimentim për shkak të pamundësisë për të paguar detyrimet ndaj bankave, ndaj kanë bërë kërkesë në gjykatë për zgjidhje gjyqësore, në bazë të ligjit.
Deri tani kanë qenë më shumë se 30 000, regjistrimet individëve në bazë të ligjit që rregullon raportin mes individëve dhe borxhit dhe pritet që deri në fund të vitit ky numër të arrijë në 40 000 aplikacione në gjithë vendin. 30 % e këtyre kërkesave vijnë nga persona që kanë marrëdhënie
të varur nga shteti.
Rreth 80% e aplikuesve janë pensionistë nga IKA, si dhe punonjësit aktualë të qeverisë dhe të sektorit të gjerë publik. Për shkak të reduktimit të vazhdueshëm të pagave dhe pensioneve, ata deklarojnë paaftësinë e pjesshme ose të plotë për të paguar kreditë e tyre.

Pjesa më e madhe e këtyre huamarrësve kanë shtëpitë të blera me kredi nga bankat, makinat, biznese të vogla etj dhe shpresojnë t’i mbajnë ato në zotërim. Kjo është arsyeja pse ne thelb kërkojnë mbrojtjen e ligjit.
Mësohet se deri më tani, 40% e kërkesave janë refuzuar dhe 60% janë pranuar nga gjykatat, të cilat kanë lëshuar vendime të shlyerjes së borxheve në një sasi më të ulët sesa detyrimi.

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: 40 000 familje greke, në falimentim, nuk paguajnë dot bankat

Me keq ska ku veteme vertet gjendja ktej,.,..por dhe keta nga pese gjashta karta bankare,..e 3-4 kredi,..merrnin dhe per pushime se le per shtepi,,,tani i ka kape kriza,.te rrine te ngrohen ne shirat vjeshtore,..ahhahahahaha,.,.
 
Back
Top