4 ushqimet që mund të zhduken për shkak të ndryshimeve klimaterike

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
SHBA- Nuk do jetë fundi i botës, por në vitet e ardhshme, mënyra jonë e të ushqyerit mund të ndryshojë. Efekti Serë, ka një efekt serioz në bujqësi, rrjedhimisht edhe në ushqimet që vëmë në tavolinë. Shumë përbërës, që për vite me radhë kanë mbizotëruar në menynë tonë, mund të bëhen papritur shumë të shtrenjtë. Revista e përmuajshme amerikane “Mother Jones” ka renditur disa ushqime që mund të zhduken nga vaktet tona si pasojë e ndryshimeve klimaterike.


97616.jpg


1) Nutella
Në vendin e parë Nutella. Kompania Ferrero, blen 25% të prodhimit ndërkombëtar të lajthive, pra rreth 180 milion kilogramë në vit. Pothuajse i gjithë furnizimi nga Turqia që prodhon 70% të totalit. Për shkak të kohës së keqe, kulturat e këtij viti kanë pasur humbje. Rezultati: اmimi është rritur me 60%. Në shkurt një ton kushtonte 5 mijë euro, ndërsa në gusht më shumë se 8 mijë euro. Kompania me qendër në Torino, për momentin nuk do ta ngrejë çmimin.

2) Kafeja

Brazili, prodhuesi i parë botëror, ka kaluar një periudhë me kohë të keqe, reshje të shumta me përmbytje dhe sipas agjencisë Volcafe, në 2014-2015
tregu global do të vuajë pasojat. Do të ketë krizë, sepse nuk do të përmbushen kërkesat botërore. Do të ketë 5 milionë thasë më pak.

3) Drithërat
Edhe drithërat do të pësojnë një rritje çmimi. Sipas OXFAM, (konfederatë ndërkombëtare e përbërë nga 17 organizata që punojnë në 94 vende në mbarë botën, për të gjetur zgjidhje për varfërinë), në 2030-ën, ndërmarrje të mëdha si Corn Flakes, do të rrisin çmimet, 30% në SHBA, 44% në Angli. Përveç misrit, soja, orizi dhe gruri janë kulturat që do të kenë më shumë pasoja nga ndryshimet klimaterike.

4) Mishi

Mishi kthehet në një luks dhe në veçanti mishi i derrit. Me çmimet e drithërave tepër të larta, proshuta mund të bëhet shumë e shtrenjtë. Të parët që japin alarmin, janë shoqatat kombëtare të derrave anglezë, që flasin për një reduktim të fermave. “Mungesa është e pashmangshme”, thonë ato.
b.web
 
Titulli: 4 ushqimet që mund të zhduken për shkak të ndryshimeve klimaterike

3) Drithërat
Edhe drithërat do të pësojnë një rritje çmimi. Sipas OXFAM, (konfederatë ndërkombëtare e përbërë nga 17 organizata që punojnë në 94 vende në mbarë botën, për të gjetur zgjidhje për varfërinë), në 2030-ën, ndërmarrje të mëdha si Corn Flakes, do të rrisin çmimet, 30% në SHBA, 44% në Angli. Përveç misrit, soja, orizi dhe gruri janë kulturat që do të kenë më shumë pasoja nga ndryshimet klimaterike.
Te pakten jan te shendetshme edhe nese kushtojn shum ja vlen.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top