4 ish-ushtarakë shqiptarë u shpëtuan jetën 130 personave në sulmin terrorist të Londr

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
4 ish-ushtarakë shqiptarë u shpëtuan jetën 130 personave në sulmin terrorist të Londrës
810-810x436.jpg


Një pronar restoranti ka rrëfyer për The Sun se si ai dhe stafi i tij shpëtuan jetën e 130 personave ndërkohë që tre terroristët e sulmit të Londrës filluan ekzekutimet në masë.

Stafi i Cafe Brood, katër prej të cilëve ish-ushtarakë shqiptarë, i mbrojtën klientët mbi tarracë pasi kishin parë tre burra me thika në duar që i ishin drejtuar restorantit.

Mark Stembrigde tha se stafi i tij ruajti qetësinë, ndërkohë që në zonën e Borough ishte përhapur paniku në masë.
mark-stembridge-768x576.jpg



Mark Stembrigde
Pronari i Cafe Brood, Mark Stembridge, 54 vjeç, që ka punësuar 15 persona, tha:

“Ishte e frikshme, askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

Tre djem aziatikë zbritën drejt kafenesë duke bërtitur.

Ata kishin dalë nga furgoni dhe po vinin me shpejtësi drejt nesh.

Ne kishim rreth 130 njerëz jashtë në tarracë.

Stafi i mbrojti të gjithë klientët dhe të tre djemtë u tërhoqën. Pastaj ata shkuan drejt Borough Bistro ku dëgjova disa njerëz që ulërinin”.

Ai shtoi: “Stafi im është i madh dhe reaguan shumë shpejt. Nëse nuk do të ishte për ta, klientët mund të kishin humbur jetën.

Katër nga stafi im janë nga Shqipëria dhe disa prej tyre kanë qenë në ushtri dhe ata janë mësuar të përballen me konflikte“.

b:tiranaobserver.
 
Jemi bo me hije. E lexova pa fryme cka, pse, qysh shqiptaret aty.

Mire qenka puna. Bravo djema.
 
Ata kishin dalë nga furgoni dhe po vinin me shpejtësi drejt nesh.

Ne kishim rreth 130 njerëz jashtë në tarracë.

Stafi i mbrojti të gjithë klientët dhe të tre djemtë u tërhoqën.

Jetuan ata mire e ne akoma me mire.....
 
Back
Top