3 shtetas të Maqedonisë ishin në konvojin humanitar të goditur nga Israeli

Kresha

A pretty face can never trick me
3 shtetas të Maqedonisë ishin pjesëtar të konvojit humanitar i cili është goditur nga forcat izraelite, mirëpo fati i tyre ende nuk dihet.

Mediat turke thonë se sipas listës së pjesëmarrësve në konvojin humanitar marrë nga autoritetet e Turqisë, ka patur edhe 3 banorë nga Maqedonia.

Raportohet se 19 persona kanë humbur jetën e janë lënduar rreth 30 veta. Mirëpo ende nuk dihet më shumë për fatin e shtetasve të Maqedonisë.

Sulmi i mëngjesit të sotëm ndaj këtij konvoji humanitar, ka bërë që ministri turk i mbrojtjes Venxhi Gjonul të largohet nga konferenca për proceset integruese në NATO të Evropës Juglindore që po mbahej në Manastir të Maqedonisë.

Homologët e tij nga konferenca kanë shprehur keqardhje për incidentin./Zhurnal/
 
Back
Top