Jetmira
V.I.P
Secila prej shenjave të horoskopit ka momentet kur i ngel hatri për diçka.
Por janë disa prej tyre, të cilat e kanë më të theksuar mbetjen e hatrit, prandaj të tjerët duhet t’i mirëkuptojnë dhe mos ta marrin shumë seriozisht situatën, pasi kjo është pjesë e mënyrës si reagojnë këto shenja. Bëhet fjalë për: virgjëreshën, ujorin dhe peshqit.
1. Virgjëresha
Njihet si një ndër shenjat më korrekte të horoskopit, me shumë ambicie, por ama mbetjen e hatrit e kanë të theksuar. Nëse diçka nuk shkon sipas planit të tyre, i ngel menjëherë hatri dhe mban qëndrim ndaj personit tjetër. Virgjëreshat mendojnë se të tjerët duhet të ndjekin rrjedhën e tyre të gjërave.
2. Ujor
Si një shenjë mjaft racionale, e mbushur me ide ata kanë një problem të kuptojnë botën e tyre emocionale. Kur nervat e tyre testohen, nuk kanë durim të mirëkuptojnë të tjerët dhe mërziten shpejt. Ata duan hapësirën e tyre dhe nuk kanë durim t’ja shpjegojnë të tjerëve këtë gjë. Ujorët mbajnë qëndrim dhe i ngel hatri më lehtë me gjërat e jo të këndshme që të tjerët i bëjnë atyre.
3. Peshqit
Një peshk mërzitet për çdo gjë që e rrethon dhe dëshiron që të tjerët të kuptojnë ndjenjat e tyre. Kjo është e pamundur, pasi secili ka mendjen dhe karakterin e tij. Peshqit, në përgjithësi mendojnë se puna e tyre nuk vlerësohet aq sa duhet dhe i ngel hatri shumë shpejt. Ata mbajnë vendin e parë, si shenja që i ngel hatri më shumë dhe qajnë vazhdimisht në momentin e parë që preken emocionalisht.