NënDritënEhënës
V.I.P
Mosha nuk përcakton asnjëherë mënyrën se si ndiheni. Shumë njerëz ndihen të vjetër që në të 20-at, e ndërsa shumë të tjerë ndihen adoleshent edhe kur janë 70 vjeç. Astrologjia ju tregon se për cilat shenja bëhet fjalë
Shigjetari
Të lindurit në shenjën e Shigjetarit e kanë thuajse të pamundur të ndihen ndonjëherë të vjetër. Shpirti i tyre aventurier, dhe dashuria që kanë për jetën, i bën këta njerëz të ndihen gjithnjë e më të rinj. Rinia e shpirtit është ajo çfarë i bën të lumtur këta persona.
Binjakët:
Të lindurit e kësaj shenje janë natyrë shumë fëminore. Sado të kalojnë vitet, duket shumë e vështirë t’i bësh këta njerëz të rriten, dhe kjo me plotë kuptimin e fjalës, shkruan opinion.al. Ata nuk e ndjejnë peshën e viteve sepse gjithmonë do të jenë ai fëmija i pabindur dhe i papërgjegjshëm.
Dashi
Impulsiviteti dhe energjia që kanë të lindurit e kësaj shenje, e bën të vështirë që ata të sillen si një i rritur i vërtetë. Ata janë rebelë të pandreqshëm, dhe si të tillë ata do të ndihen edhe kur të plaken. Dashin e frikëson plakja.