<3 Dedikim vëllait <3

Jemi bashkë
Kur jemi larg
E di kur qesh, dhe kur loton.
Edhe pa fjalë,
E di çfarë ndjen, dhe çfarë mendon.
Jemi një shpirt, kemi një gjak dhe kjo mjafton…
Edhe një herë, po të rilind, do të kerkoj…

Jemi bashkë dhe kur jeta na rrëzon
Jemi bashkë dhe kur lart, ne fluturojmë..
Vetëm ti me kupton, ti më bekon, “me fat”)…

Nëse një ditë, gjithë bota do harroje,
Si engjëll do të vij, të mbroj...
Nëse nje dite, mendon, se je pa fat,
Unë do të jem, atje, për ty
Unë do luftoj atje, për ty…do jemi bashkë…

Botën e ndez,
kur emrin tënd, une po thërras.
Nuk je fëmijë,
por të shtrëngoj, të mbaj në krahë.
Ka një moment
Jeta të gjithë, i vë në provë...
Ti më jep forcë, une te jap jete, keshtu vazhdojme...

Jemi bashkë dhe kur jeta na rrëzon
Jemi bashkë dhe kur lart, ne fluturojmë..
Vetëm ti më kupton, ti më bekon, “me fat”)…


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top