28 vjeçarja: Jeta ime është kthyer në një ferr të vërtetë. ....

Arfenilla

Themelues i Forumit
Jeta ime është kthyer në një ferr të vërtetë… Ai më përndjek kudo…”.




stalking-300x187.jpg

Kjo është historia e 28-vjeçares me iniciale I.P, e cila përndiqet prej një viti nga një 61-vjeçar.

“Historia ka një vit që ka nisur. Gjithçka ka lindur krejt rastësisht, sikur ndodh një njohje rastësore mes dy njerëzve në rrugë. Kam qenë në një klinikë private dhe kam kërkuar adresën e një mjeku, zotëria në fjalë më ka thënë që të ndihmoj unë dhe më tha që ‘merr numrin tim të telefonit për çdo gjë që mund të kesh’. Edhe unë ia dhashë numrin tim, sepse duke u nisur nga mosha dhe nga profesioni i tij si mjek, nuk më shkoi asnjëherë në mendje se gjërat do të arrinin deri në këtë pikë. Që nga ajo ditë, jeta ime është bërë një ferr i vërtetë”, tregon 28 vjeçarja.

Ajo rrëfen se: “Ai më ndiqte në çdo vend ku unë shkoja. Ka ardhur kur unë kam qenë me shoqërinë time, kur kam qenë në punë, ka ardhur poshtë shtëpisë sime. Ai ka një vit që më ndjek pafund, kudo që unë shkoj. Më ka dërguar SMS pa fund në telefon, në “Facebook”, madje në telefonin e tij ka edhe foto të ndryshme nga çaste të jetës sime. Ai ka ardhur edhe poshtë pallatit tim, ka ardhur kur unë kam qenë në kafe me shoqërinë time dhe ka tentuar që të hyjë me dhunë. Më ka kapur edhe me dhunë në një rrugicë pranë shtëpisë sime dhe unë jam ulur në kafe, për ta sqaruar dhe për t’i thënë që të mos më shqetësonte më, por situata sa vinte dhe përkeqësohej. Pas kësaj kam bërë denoncimin në komisariatin nr.3, ku kam treguar çdo gjë dhe policia më ka thënë: “Zonjushë, mos u shqetëso, zotëria nuk do të shqetësojë më”. Dhe unë mendova se çdo gjë do të merrte fund. Por ai vazhdoi sërish, derisa unë u detyrova që të shkoj sërish në komisariatin nr.2.”, tregon ajo për GSH-në.

Vajza shprehet se ai i shkruan mesazhe dashurie, se nuk jeton dot pa të, i kërkon që të lidhet me atë, që të martohen bashkë, sepse në krah të tij jeta e saj do të ishte e mrekullueshme. Ndonëse ajo e ka ndërruar numrin e telefonit, ai sërish nuk e lë rehat.

“Po, po e kam ndërruar, ai tashmë nuk e ka numrin tim, por ka ardhur poshtë pallatit tim, edhe kafen ku ulem unë e di, njeh shoqërinë time, është bërë një problem për jetën time. Kur ndërrova numrin, ai më çon SMS në “Facebook”. Madje ka deklaruar edhe para grupit tim shoqëror se është aq i fiksuar pas meje, saqë një ditë ka ndaluar ambulancën me një të sëmurë brenda, vetëm që të më shikonte mua. Unë nuk jetoj dot më kështu”, nënvizon 28 vjeçarja.

Tashmë ajo tregon se nuk gjen dot rehati.

“Hera e fundit ka qenë në 20 prill, kur unë isha në kafe me shoqërinë time dhe ky erdhi dhe deshi të futej me zor brenda në lokal. Ka qenë pronari i lokalit ai që e ka përzënë. Edhe kur më kapte në rrugë më thoshte, ‘ti duhet të vish në kafe me mua se është për të mirën tënde, ti duhet të shkosh në krevat me mua, se është për të mirën tënde’. Kam filluar të shqetësohem shumë, sepse unë nuk mund të jetoj e qetë me një njeri të tillë vërdallë, ai nuk më lejon që unë të jetoj e qetë, që të bëj jetën time. Ai njeri rrinte gjithë kohës duke vëzhguar sjelljet e mia dhe se çfarë bëja unë në jetë”.

Sipas saj, nga njerëzit e saj nuk ka mbetur njeri pa e takuar, që i kanë thënë ta lërë të lirë, por ai rri disa ditë dhe sërish fillon avazin.

Në një nga mesazhet në “Facebook” ai shkruan: “MOS HIK ME VRAP SHKثRLLLLATE PO Mث DOLE PARA. AKOMA Tث KANث Tث FEJUARIT Nث DORث. UNث NUK NGUTEM POR DO VUJث DITA…”

“Shteti duhet të më ndihmojë që unë të jetoj e qetë jetën time”, nënvizon vajza./A.XH
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top