sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Per here te pare dhe Shqiperia do mari pjese ne OREN E TOKES 2009 e cila do organizohet ne 28 Mars ne oren 20:30.
28 Mars, errësira mbulon botën në mbrojtje të klimës Në datën 28 mars, e gjithë bota do të qëndrojnë në errësirë për vetëm disa minuta, dhe kjo bëhet për mbrojtjen e klimës së Tokës ku jetojmë. Planeti i ‘fikur’ do të qëndrojë nga ora 20,30 deri në 21,30. Një orë në errësirë për të kujtuar se në Tokë drita po ezaurohet. Kursimet energjetike nuk mjaftojnë dhe nga ana tjetër ngrohja globale është një tjetër kërcënim, për zgjidhjen e të cilit nevojiten në mënyrë emergjente parandalime serioze. Këto gjashtëdhjetë minuta do të shërbejnë në datën 28 mars, nga ora 20,30 deri në 21,30 për sipërmarrjen para dy vitesh të Earth Hour, ora e tokës. Rreth një orë mbarë bota do të qëndrojë në errësirë. Llambat e para që do të fiken janë ato të Chatham Islands, një arkipelag i vogël në ishujt e Zelandës së Re, që është një ndër vendet më të largëta. Edicioni i parë i kësaj iniciative është ndërmarrë në vitin 2007 nga Wwf, në Sydney, dhe është bërë një fenomen global falë mbrojtjes në internet dhe mbështetjes së miliona personave që kanë marrë pjesë në këtë sajt. Në Zelandën e Re, do të ketë më pas sugjerime edhe për fikjen e dritave në Sidnej, Pekin, Tokio, Bangkok, e shumë vende të tjera.