22 vjeçarja i fryen buzët me silikon, dështon keq! (Foto)

Guest2

Antarë i Respektuar
7ijkum.JPG

22-vjeçarja që punon si infermiere në një spital në Adana, Turqi, ka kryer një ndërhyrje për trashjen e buzëve. Por, ndërhyrja nuk është kryer tek një specialist i provuar, por tek një parukiere që e prezantonte veten si “specialiste estetike”.

“Hurriyet” thotë se Soner Gulnaz i injektoi mbushje të përkohshme tre mujore në buzë infermieres Merve Keles. Mirëpo mbushja u shkri për një javë dhe e reja nuk hoqi dorë por kërkoi mbushje të përhershme.

Në këmbim të një shume të caktuar, “specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.

Mjeku Metin Yavuz që po merret me infermieren, tha se ekipi i tij po përpiqej të kuptonte se çfarë lënde është injektuar në buzët e saj.

Ai tha se e reja nuk ka rrezik për jetën, por nuk dihet nëse do ta arrijë më pamjen e mëparshme.
tvklan.al

i9oliol.jpg
 
Zot na ruaj. Perqafoni mer njerez fytyren qe ju dha Zoti. Ncnc...
 
Do i kete bere alergji te shkalles se pare me sa duket.

Medet per nje pjese te rinis sotshme,fryje buzesh,vithesh ,cicash, jane bere qenie silikoni,,
E gjithe kjo per te pas nje rendimet te larte seksual.
Me nje fjale shoqeria jone po trajtohet shume ne nivel instiktiv,duke lene rruges cdo vlere te larte njerzore dhe shoqerore.
 
E vetmja menyre to escape this shit eshte te zgjedhesh prinderit:D

Tani kerkoj buze te fryra ja ku I Ka, mos te ankohet kot :P
 
Si s'kane frike e bejne nderhyrje te tilla ne trup?!
Imagjino te besh nje vaksine sot qe shpesh edhe mjeket i rekomandojne dhe prap ke friken se mos ka ndonje pasoje ...ncncnc
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top