
Kanë kaluar 21 vite që nga dita që i thanë “po” njëri-tjetrit, por çifti britanik ka vendosur që ta përsërisë edhe njëherë ceremoninë, por këtë herë ka një ndryshim shumë të madh.
Ndryshe nga dy dekadat e shkuara, kur Denise i tha “po” Stephen Taylor, në përsëritjen e martesës, Denisë i tha po Kristiana Taylor.

Pra siç kuptohet tani janë dy nuse dhe jo një burrë dhe një grua. Idenë për të ripërsëritur martesën dhe këtë herë në ceremoni të ishin që të dyja nuse, çifti e ka patur pesë vite më parë.

“Daily Mail” shkruan se pikërisht në këtë periudhë, Stephen vendosi që të transformohej dhe të jetonte vitet e mbetura si grua.
Fillimisht Denise rrëfen se u trondit, por më pas tha se vendosën bashkërisht që të vazhdonin të ishin të martuar, madje ta “përditësonin” martesën e tyre.
“Diçka që mund të na ndante, aktualisht e bëri lidhjen tonë më të fortë”, thotë Stephen i shndërruar në Kristiana.

E. S/Shekulli Online/