Arfenilla
Themelues i Forumit
Përballë rritjes domethënëse të përqindjes së kompanive të drejtuara nga gratë dhe rimëkëmbjes së investimeve, suksesi i grave në të komanduar është i padiskutueshëm”, bëhet e ditur në revistën më të famshme amerikane, Forbes. Pitchbook, shoqata e kërkimeve që ka realizuar këtë studim, llogaritë një rritje me rreth 20% të kompanive që drejtohen nga femrat, krahasuar me vetëm dy vjet më parë. Në këtë sferë Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmohen në vendin e parë, duke lënë pas Italinë.
Motivet e suksesit
Pak koha nga botimi në revistën e famshme amerikane të listës së grave nën 30 vjeç që do të ndryshojnë botën, Forbes vazhdon të “dizajnojë” linjat e zhvillimit të vitit që sapo ka filluar, duke shpjeguar pse 2014-a do të jetë viti i “ngjyrosur me rozë”.
1)Gratë kanë “pëlhurën” e drejtë
Roli i liderit i përshtatet më shumë gruas sesa burrit, sepse seksi femëror, kur është në krye të një skuadre, arrin ta mbajë këtë të fundit kompakte. Gratë janë të respektuara, inteligjente dhe kanë një aftësi të madhe logjike.
2)Përmirësojnë produktivitetin e biznesit
Shoqëritë apo kompanitë në të cilat gratë mbajnë “katet e sipërme”, kanë një përqindje më të lartë të suksesit.
3)Rritja e aksioneve stimulon risitë
Agjencitë me numrin më të madh të grave paraqesin performancë apo ecuri më të mirë. Disa njerëz mund të mendojnë se fushat më të rëndësishme me të cilat mund të merret gjinia femër kanë të bëjnë me kuzhinën, modën apo kozmetikën. Por ja që nuk është kështu! Gratë tani kanë fituar aftësi të jashtëzakonshme në botën e teknologjisë, internetit, industrisë mobile dhe mediave sociale.
4)Janë inteligjente
Gratë i njohin dëshirat dhe kërkesat e seksit të tyre. Nëse ju mendoni se rreth 80% e shpenzimeve vendoset nga gratë, është e qartë se t’i kesh ato në krye të një korporate, përkthehet në një prodhim inteligjent, i drejtuar në mënyrë efektive për të përmbushur nevojat e atyre që vendosin për të blerë.
5)E përdorin mirë fuqinë e parave
Numri i grave investuese është ende i ulët, në rreth 22%, megjithatë, në krahasim me vitet e mëparshme, rezulton më i madh. Konkretisht, me rreth 50% krahasuar me vitin 2011.
6)Janë të afta të krijojnë një rrjet
Shpesh organizojnë grupe këshilluese në mënyrë që të zgjidhin problemet dhe të diskutojnë sfidat e reja.
7)E njohin mirë potencialin e komunikimit
Gratë e njohin shumë mirë rëndësinë e të folurit në publik. Kështu që ato do të dinë ta bëjnë mjaft mirë propagandën për reklamën e një agjencie të caktuar.
8)E njohin rëndësinë e punës në rrjet
Ato janë në gjendje për t’ia dalë në mënyrë të shkëlqyer me strategjitë e rrjeteve.
9)Janë modeste
Gratë e suksesit janë të vetëdijshme se biznesi i tyre rrjedh kryesisht nga disponueshmëria e vazhdueshme për të mësuar.
10)Dinë të përdorin dështimin si një trampolinë
Personaliteti i tyre i bënë ato të shkojnë drejt perfeksionit. Kjo çon në interpretimin e pengesës së zhvillimit të kompanisë si një sfidë që duhet përballuar me guxim.
11)I menaxhojnë mirë financat
I administrojnë me mençuri dhe demonstrojnë se dinë të identifikojnë me mençuri burimet e nevojshme për të arritur një qëllim.B.sot