“2012 DA14”, asteroidi që do “qethë” Tokën

Kresha

A pretty face can never trick me


Të premten, më 15 shkurt në orën 20:26 me orën tonë, një asteroid me diametër rreth 45 metër, i pagëzuar me emrin “2012 DA14” do të “qethë” planetin tonë duke kaluar nga 24 mijë deri në 27 mijë kilometra larg.

Sipas përllogaritjeve të deritanishme të shkencëtarëve të hapësirës asteroidi do të kalojë nën nivelin e orbitës përreth se cilës rrotullohen satelitët artificialë të hedhur nga njeriu. Trajektorja e asteroidit do të prekë sektorin e satelitëve artificialë që përdoren për të parashikuar motin në tokë.

Por NASA qetëson duke thënë se kalimi i tij nuk do të shkaktojë asnjë dëm tek satelitët. Megjithatë suprizat nuk mund të shmangen plotësisht pasi trajektorja e asteroidit mund të ndryshojë.

“2012 DA14” është asteroidi i parë në përmasa të tilla që kalon kaq pranë tokës, të paktën me aq sa dimë deri më tani. Cdo vit në atmosferën tonë hyjnë mijëra asteroidë me përmasa të vogla që digjen sapo bien në kontakt me ajrin.

Më 30 gusht të 1908-ës një asterodi me diametër prej 30 metrash hyri në atmosferën e Tokës. Ai nuk u dogj plotësisht nga atmosfera dhe u përplas në rajonin e Tunguskas në Siberi. Nga përplasja u dogjën miliona pemë në 2150 kilometra katrorë. //fb
 
Pe: “2012 DA14”, asteroidi që do “qethë” Tokën

Linku i parë që nuk punon, do të duhej të ishte kjo video më poshtë:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: “2012 DA14”, asteroidi që do “qethë” Tokën

Nuk i heci me 2012 tani na doli 2013
 
Titulli: “2012 DA14”, asteroidi që do “qethë” Tokën

NASA thotë se një asteroid do të fluturojë shumë afër Tokës javën e ardhshme, por askush nuk ka nevojë të marrë malet ose shpellat për strehim.

Asteroidi do të fluturojë rreth 27 mijë e.520 kilometra mbi Oqeanin Indian të premten e ardhëshme (15 shkurt, rreth orës 19:24 UTC – 20:24 sipas kohës së Shqipërisë). Shkencëtarët e NASA-s theksojnë se shkëmbi qiellor rreth 45 metra në diagonal nuk ka aspak gjasa të prekë planetin tonë.

Shpejtësia e Asteroidit do të jetë relativisht shumë e vogël dhe mund të shihet me sy të lirë ndërsa kalon mbi Tokë, citon noa. Përmes një teleskopi, Asteroidi do të dukej në madhësinë e një ylli të largët, që lëviz me shpejtësi 8 herë më të madhe se shpejtësia e një plumbi pushke – në një lartësi nën orbitën e satelitëve të komunikimeve.

NASA thotë se ky është një nga asteroidët më të mëdhenj ndonjëherë që do të kalojë kaq afër Tokës. Por shkëmbinj të tjerë qiellorë, shumë herë më të mëdhenj, janë përplasur në sipërfaqen e Tokës miliona vjetë më parë, duke lënë pasoja shkatërruese.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top