20-vjeçarja shqiptare braktis 3 vajzat e mitura. Arrestohet babai

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
20-vjeçarja shqiptare braktis 3 vajzat e mitura. Arrestohet babai

1484856764vlcsnap-2017-01-19-21h12m00s79.jpg


Një shtetas shqiptar është arrestuar dhe ish-bashkëshortja e tij është shpallur në kërkim nga organet greke të Rendit, pasi kanë braktisur në rrugë 3 fëmijët e tyre të mitur.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Patra, kur të hënën e kaluar, kalimtarë kanë parë në rrugë, të braktisura, 3 vajza të mitura, më e vogla pesëmuajshe, që endeshin pa i kërkuar njeri.

Menjëherë është lajmëruar policia dhe ato janë çuar në spitalin e qytetit, ku dhe po trajtohen nga psikologët.

Sipas burimeve policore, në orët e pasdites së të enjtes është arrestuar babai i tyre, një 27-vjeçar nga Shqipëria, që punon në fermat bujqësore të fshatit Lehena, të prefekturës së Ilias në Peloponez.

Një muaj më parë, atë e ka braktisur gruaja për një person tjetër, duke i lënë edhe të 4 fëmijët që kishin së bashku, 3 vajza dhe një djalë.

Për t’i rifituar zemrën, shqiptari në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i njohur publikisht, ka lënë djalin në shtëpinë e tij në fshat, ka marrë vajzat dhe i ka çuar te shtëpia e vjehrrës në qytetin e Patrës.

Pasi është njoftuar nga e ëma, nëna e 3 vajzave ka ardhur në shtëpi, i ka marrë fëmijët e saj, i ka lënë në mes të rrugës dhe është larguar. Kur i kanë gjetur kalimtarët, vajza më e madhe 4 vjeç mbante të përqafuar foshnjën pesëmuajshe dhe për dore motrën tjetër 18-muajshe.

Pasi ka dëgjuar në media lajmin, babai ka shkuar vet në polici me avokatin e tij dhe është arrestuar. Por, ajo që ka shokuar të gjithë është fakti se, pasi policia ka zbuluar kush është nëna e fëmijëve dhe e ka marrë në telefon, ajo është përgjigjur: Nuk i dua fëmijët, kam gjetur një dashuri tjetër, jepini për birësim!

Sipas policisë, nëna e vajzave, edhe ajo shtetase shqiptare, është vetëm 20 vjeç.

/ Top Channel


:( :( femija qe linde femije,
 
Titulli: 20-vjeçarja shqiptare braktis 3 vajzat e mitura. Arrestohet babai

me trut qe paskan, shyqyr qe nuk i kan vra thuj o Nev !
Se ka dhe me keq...
 
Titulli: 20-vjeçarja shqiptare braktis 3 vajzat e mitura. Arrestohet babai

Uaa Shqiptare ish kjo moj qe po e degjoja mbreme,mendoja per Roma ... :(
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top