20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nuk dihet përse Zoti bëri mrekullinë në Shëngjin, teksa malin dhe detin i bashkoi në një pikë. Nuk dihet përse dhuroi një plazh të mrekullueshëm, nuk dihet përse dhuroi një lagunë të papërsëritshme në llojin e vet. Nuk dihet përse dha ujin, ajrin, rërën. Ajo që na mbetet ne, është së pari të eksplorojmë këtë mrekulli dhe më e rëndësishmja, të kalojmë pushimet e verës atje. Në fakt Shqipëria ka me dhjetëra plazhe, vende e perla që ndjellin vendas e të huaj. Porse për Shëngjinin janë me dhjetëra arsye që duhet të zgjedhim, ndërsa ne kemi zgjedhur 20 prej tyre. Janë me të vërtetë bindëse, janë ndjellëse, janë tërheqëse. Pasi t'i mësojmë, o burra, të marrim bagazhet dhe t'i qepemi Shëngjinit. Nuk do zhgënjehemi në asnjë çast. Dhe jo vetëm kaq, do të kalojmë një eksperiencë të jashtëzakonshme.

1. Rëra e plazhit

Arsyeja e parë përse ne duhet të shkojmë në Shëngjin, lidhet me rërën e plazhit. Ajo është me një përmbajtje të lartë të jodit, komponenti më i rëndësishëm i saj. Sipas specialistëve, të gjitha plazhet shqiptare nuk e kanë këtë lloj rëre që ndodhet në plazhin e Shëngjinit. Ajo ka vlera të mëdha kurative dhe shumë njerëz e preferojnë pikërisht për këtë. Sidomos ata që vuajnë nga reumatizma, sëmundjet e kockave, të ftohtit e të tjerë sëmundje si këto, rëra e Shëngjinit është një kurator më shumë se i mirë.

2. Pastërtia e ujit të detit

Pastërtia e ujit të detit është nga më të mirat në vendin tonë. Uji i detit me një përqindje kripe të vlerësuar si kuratore për organizmin e njeriut, quhet e tillë edhe për faktin se është e pastër. Në vijën e bregdetar nuk derdhen në det ujërat e zeza, një karakteristikë e ndryshme nga shumë plazhe të tjerë në vend. Janë në minimum elementë të huaj të ujit të detit në këtë zonë. Kjo është vlerësuar jashtëzakonisht nga të gjithë pushuesit.

3. Pastërtia e rërës së plazhit

Mirë cilësitë e rërës, po si është pastërtia e saj? Pastërtia e rërës në plazhin e Shëngjinit është nga më ekstremet. Thamë më lart për vlerat e kësaj rëre, por në Shëngjin kjo i shtohet mirëmbajtjes dhe pastërtisë. Komuna, por edhe vetë individët, kanë pastruar disa herë rërën më parë se të niste sezoni turistik.

4. Ushqimi i jashtëzakonshëm

Ushqimi në këtë zonë është i jashtëzakonshëm. Në mënyrë të veçantë, shija e peshkut është nga më të mirat duke e krahasuar me të tjera, për vetë karakteristikat e tij që ushqehet nga dy derdhjet e Drinit dhe Bunës. Por edhe shumëllojshmëria e produkteve të detit është e papërsëritshme në të gjithë vendin.

5. Jeta e natës

Kush pushon bën edhe jetë nate. Jeta e natës është nga më të organizuarat nga të gjitha plazhet e vendit tonë. Janë me dhjetëra restorantet dhe baret që ofrojnë jetë nate me këngëtarë të njohur dhe muzikë "live" që pëlqehet nga të gjitha moshat.

6. Siguria

Siguria në zonën e plazhit të Shëngjinit është nga më të mirat në vend. Që nga masat që ka marrë drejtori i Policisë së Lezhës, Mërgim Hoxha, si edhe komisariatet dhe postat e policisë në Shëngjin kanë sjellë një siguri maksimale. Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka asnjë ngjarje të ndodhur. Kjo falë një patrulle prej 24 orësh që është e instaluar në të gjithë hapësirën e pushimit.

7. Thithni ajër të pastër

Ajri në këtë zonë është nga më të pastrit krahasuar me të gjitha zonat e tjera turistike në vend. Specialistët e rendisin zonën e Shëngjinit në zonat e para në vend për nga pastërtia e ajrit. Shumë vetë e pëlqejnë këtë zonë pikërisht për këtë cilësi që rrallë e kanë të tjerët.

8. Ujë i pijshëm, 24 orë pa ndërprerje

Uji i pijshëm është 24 orë pa ndërprerje në zonën e plazhit të Shëngjinit. Kjo është siguruar pak ditë më parë, me përurimin e ujësjellësit të qytetit, ku një ndihmesë të jashtëzakonshme ka deputeti i zonës, Aldo Bumçi, si edhe kryetari i komunës, Luigj Prelaj. Kanë qenë përpjekjet e tyre që kanë bërë të mundur që ky plazh të ketë lëngun jetik pa asnjë problem. Më parë me të vërtetë Shëngjini vuante për mungesën e ujit dhe një pjesë e pushuesve e vuanin këtë. Por tani një gjë e tillë nuk ndodh më. Uji është pa ndërprerje dhe nuk quhet më luks.

9. Drita, 24 orë pa ndërprerje

Sigurimi non stop i 24 orë të dritave. Kjo është arritur falë një investimi në linjën e tensionit të lartë që është bërë enkas për të mos u krijuar probleme turistëve dhe pushuesve. Kjo vlen jo vetëm në ditët dhe muajt e sezonit veror, por edhe në dimër.

10. Shërbimet publike

Shërbimet publike që afron komuna janë në kushte optimale. Jo vetëm banjo publike, dyshe publike, por edhe rojet publike janë shërbime që çdokush i vlerëson si të domosdoshme.

11. Një komunitet model

Komuniteti dhe banorët e zonës janë nga më të rregulltit dhe më të kulturuarit. Deri më sot, jo vetëm që nuk janë konstatuar ngjarje dhe probleme të vendasve, por të gjithë janë të prirur të kalojnë një sezon sa më normal. Janë të gjithë të prirur që qytetin e tyre ta ruajnë nga çdo fenomen që largon turistët. Së shpejti pritet që komuna të kthehet në bashki dhe kjo do t'i japë një dimension tjetër pushtetit vendor. Të dhënat flasin se projekti është gati, pritet vetëm vendimi i qeverisë.

12. Pushim dhe peshkim

ثshtë një zonë që jo vetëm vendasit, por edhe turistët mund të aplikojnë peshkimin falë mjeteve që u vihen në dispozicion. ثshtë mjaft e favorizuar në këtë drejtim dhe shumë pushues që janë amatorë në këtë drejtim, e preferojnë Shëngjinin pikërisht për këtë arsye. Nuk janë të pakta rastet që shumë njerëz vijnë këtu vetëm për këtë sport.

13. Klimë malore pranë detit

Në këtë zonë ndodhet edhe mali i Shëngjinit që ka një klimë malore shumë pak larg plazhit. ثshtë nga ato vende të rralla në botë që mali dhe plazhi i detit bashkohen në një pikë. Në plazhet turke reklamohet me të madhe kur ekziston një rast i vetëm dhe me një largësi të madhe. Por në Shëngjin mali dhe deti takohen në një pikë.

14. Vizita që të lënë pa gojë

Vizita dhe frekuentime të vendeve të tilla si e famshmja "Rëra e hedhur", ku çdokush mund të shkojë dhe ta shijojë duke shkuar atje në pak kilometra rrugë. ثshtë një fenomen natyror i papërsëritshëm në botë. Turistët kërkojnë ta vizitojnë këtë fenomen duke lënë pas një shprehje se ai që nuk ka shkuar atje, mos të thotë se ka qenë turist në Shëngjin.

15. Vizitë në histori

Në këtë zonë ndodhen edhe objekte historike dhe arkeologjike. Vizita në varrin e Heroit Kombëtar, Skënderbeu, si edhe të kalasë së Lezhës, janë mjaft të preferuara nga turistët dhe pushuesit. Janë dy objekte që sjellin me mijëra turistë që kërkojnë të dinë për historinë e kombit tonë. Bëhet fjalë për periudhën më të lavdishme të historisë së Shqipërisë dhe që Skënderbeu e ka pikërisht varrin në Lezhë, vetëm pak kilometra larg Shëngjinit.

16. Një hap larg Tiranës

Një avantazh i madh për të frekuentuar plazhin e Shëngjinit është edhe largësia e vogël me Tiranën. Janë vetëm 65 kilometra rrugë shumë e mirë në superstradë, e cila përshkruhet vetëm në 40 minuta. Tani arratisja nga Tirana nuk është vetëm Durrësi dhe Kavaja, por dhe Shëngjini. Madje tashmë që Tirana dhe Durrësi po bëhen një, duhet thënë se të shkosh në Shëngjin është me të vërtetë të thuash se je jashtë Tiranës.

17. Mësymja e Kosovës

Plazhi i Shëngjinit është nga më të populluarit nga familjet kosovare. Janë me qindra familje që vijnë nga Evropa dhe Kosova, dhe që Shëngjinin quajnë si pikë takimi për të kaluar pushimet e verës. Kosovarët e shikojnë këtë vend edhe si një perspektivë të jashtëzakonshme në bashkëpunimin e të dy vendeve.

18. Argëtim për fëmijë

Vendet e argëtimit për fëmijë janë nga më të mirat në vend. Jo vetëm që këto i ka çdo hotel, por edhe vetë komuna ka menduar që të ketë hapësirat për fëmijët.

19. Plazh dhe sport

Ambientet sportive janë pa fund në zonën e plazhit. Jo vetëm "Voley Beach", minifutboll, por edhe sporte të tjera ujore mund të frekuentohen në këtë zonë. Janë dhjetëra fusha minifusha që frekuentohen nga të rinjtë dhe jo vetëm nga të rinjtë.

20. Porti

Një avantazh jo i vogël është edhe porti i Shëngjinit. Ndonëse me një kapacitet të vogël, me investimet e reja që janë bërë, ai siguron përpunimin e anijeve me tonazh të konsiderueshëm. Por nga aty nisen dhe mbërrijnë edhe tragete apo anije të vogla.
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin


Shëngjini, destinacioni i verës


shengjinplazhi.jpg


Shëngjini me plazhin e tij u takon atyre pikave turistike ku natyra nuk ka kursyer asgjë. Det që qarkohet nga një panoramë e mrekullueshme, me mal e kurorë të pasur pishash që gjelbërojnë çdo stinë.

Komunës i takon një nga vijat bregdetare më të gjata në Adriatik, që fillon në Velipojë e mbaron në plazhin e Tales, në Gjirin e Lalzit.

Me laguna të pasura e piktoreske, me objekte të lashtësisë, nga Kalaja e Lezhës, Vendbanimi i Skëndërbeut e deri tek Obelisku i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shëngjini dhe zona përreth të ofrojnë më shumë sesa një vend pushimi. Megjithatë, pika turistike është nga më të lakmuarat, pikërisht për cilësitë e plazhit.

“Plazhi i Shëngjinit ofron këto përparësi: jetën dhe sigurinë. Zhurma është pa limit deri në 12 të natës, pastaj vëmendja i kushtohet qetësisë”, tregon Enriketa Muça nga Zyra e turizmit pranë komunës Velipojë.

Megjithatë, jo gjithçka është perfekte në këtë vend pushimi. “Banjo publike nuk ka. Ka vetëm nëpër lokale, duhet të ketë edhe të tjera”, ankohet një pushues.

“اmimet s’na duken aq të arsyeshme. Vitet e tjera po, ndërsa këtë vit paguhet me euro. Ndoshta ngaqë vijnë kosovarët dhe flasin vetëm me euro”, thotë një tjetër.

Statistikat e Komunës së Shëngjinit tregojnë se prurja e pushuesve sivjet ka qenë në nivele të kënaqshme. Megjithëse në plazhet e vendit po vërehet tkurrje e turizmit për këtë sezon turistik, të paktën për këtë plazh, sipas nënkryetarit të Komunes Vat Gjelaj, ka ndodhur e kundërta.

“Ecuria e turizmit ka qenë më e mirë se një vit më parë, sepse u përgatitëm për rërën, zonat publike, garancinë e cilësisë publike, si uji, etj. Mund të ketë defekte, por jo ndërprerje dhe pushuesit kanë qenë të pranishëm”, nënvizon Gjelaj.

Për biznesin vendas situata është krejt ndryshe. Pronarët e hoteleve dhe restoranteve ankohen se po qarkullon shumë pa lek. Ata thonë se numri i pushuesve mund të jetë i njëjti si më parë, por këta të fundit duket se po i lejojnë vetes pushime më modeste se në të shkuarën.

“Shohim që shumë klientë që i kemi pasur vjet dhe sivjet na vijnë sërish, por kemi mangësi tek bari dhe restoranti. Po ja lëmë krizës këtë shkak”, tregon Ilda Gjeka, pronare e një hoteli.

“Njerëzit janë shumë të lodhur, nuk kanë para. Këtu në restorantin tim, 10 kafe nuk i kanë pirë. Kam bërë vetëm 2 mijë lekë xhiro, gjë që s’ka ndodhur më parë”, thotë Drita Muça, edhe kjo pronare e një hoteli.

Një kafe më shumë apo më pak, një drekë në restorant apo ushqim i sajuar në dhomë, pushuesit duket të jenë të kënaqur me atë që u ofron bregdeti i Shëngjinit.

“Po kalojmë shumë mirë, uji është i pastër, rëra e mirë, etj. Vetëm çmimet janë pak të larta”, shprehet një pushues. “Unë jetoj në Gjermani dhe Shëngjini më duket shumë bukur. Por çmimet nuk janë të qëndrueshme”, thotë një tjetër.


tch​
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Po prandaj isha ne Shengjin une sivjet dhe do shkoj aty dhe vitin tjeter

Sinqerisht ishte shume bukur , ndoshta me bukur se kudo ne Shqiperi dhe me larg .
 
Pe: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Rera paska pamje si zhavorr dhe jo si rere...
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Mjepni ca lek ju mu se ju jap un 100 arsye per mos te shku ne shengjin por ne bora bora lol .
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Po ne fakt, kam qene vitin qe kaloi ne Shengjin me pushime dhe me te vertet qe ishte sh mire e shum bukur.Vetem ajo pamja qe te jepte deti dhe mali, te dyja bashke ne te njejtin vend, ishte dicka e mrekullueshme..
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Iiiiiiiiii une do ju jap 20 arsye te mos shkoni me, sepse eshte shume keqperdorur
Ama te shkoni ne Tale sdi sa nga ju kane qene, ama eshte parajsa vete, uji i paster ne jeshil, rera e zeze nga jodi per shfrytezim nga cdo lloj moshe
rera e paster rruget e mia.
Sa te beni Lezhe-Shengjin apo nga do te shkoni do i keni zorret ne fyt.
Gjithsesi ne fund te fundit as aty keq jo :D
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Opo ska si zona e vlores.
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Opo ska si zona e vlores.

ka vetem nje arsye ,,,e dua SHENGJININ per vete,,,mos ejani fare ,,,se vetem vape me beni ...sidomos tek RANA e HJELLUN :)


vere 2012 082.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

do zoti me behet kismet te shkoj kete fundjave :) meqe skam qene asnjeher
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Iiiiiiiiii une do ju jap 20 arsye te mos shkoni me, sepse eshte shume keqperdorur
Ama te shkoni ne Tale sdi sa nga ju kane qene, ama eshte parajsa vete, uji i paster ne jeshil, rera e zeze nga jodi per shfrytezim nga cdo lloj moshe
rera e paster rruget e mia.
Sa te beni Lezhe-Shengjin apo nga do te shkoni do i keni zorret ne fyt.
Gjithsesi ne fund te fundit as aty keq jo :D

Cdo prind do lavdroj femijen e vete, keshtu dhe ti:p.
Gjithsesi, eshte gjynah qe keqperdoret natyra dhe nuk ruhen ato bukuri qe kemi.
Por duhet te kalojne akoma vite, qe njerzit te mesojne qe toka/rera/rruga/trotuari s'eshte kosh plehrash, qe bishtat e cigareve nuk fiken e groposen ne rere, qe shishet e qelqit nuk thyhen ne gurat e plazhit, qe levozhgat e bananeve hidhen ne kosh, e keshtu me radhe.
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Ende nuk kam pasur rastin të vizitoj Shën Gjinin , Shpresoi që vitin e ardhëshëm të i kaloj pushimt aty , sigurisht një motiv shtes do të jete edhe ky shkrim që e lexova ketu ..!
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Ka shum ere,dallget i ke per Surf. Turistet jan rrit dhe aty 3 vitet e fundit,papasterti dhe kaos.
Jugu esht kampion per bregdet,e thon troç.
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

Kush e tha ?

E kam vizitu Shengjinin 2 vite me rrall,dhe ja kam kalu shum mire,por vitin e 3-t 1 dite i zgjata pushimet sepse kishte shum kaos dhe papasterti... Edhe kete vit kush shkoi me than qe s'ja kishte kalu bukur per te njejtat arsye.
 
Titulli: 20 arsye përse duhet të pushojmë në Shëngjin

E kam vizitu Shengjinin 2 vite me rrall,dhe ja kam kalu shum mire,por vitin e 3-t 1 dite i zgjata pushimet sepse kishte shum kaos dhe papasterti... Edhe kete vit kush shkoi me than qe s'ja kishte kalu bukur per te njejtat arsye.

Une e kam kalu me mire se asnje here tjeter ...dihet jo ne qender ,,por pak me larg shiko foton qe kam sjelle "RANA E HEDHUR" ska dy vjet qe eshte hap ...Praktikisht mund ti thuash i virgjer si plazh ...

Une i sha ne Jug ,,,skam asnje gje kunder detit atje po gure per gure + servis e pasterti ,ndalem me me qejf ne Kroaci :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top