2-vjeçari që hipnotizon gjarpërinjtë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
snake-532_1481054a.jpg
Një fëmijë 2-vjeçar indian ka mësuar se si të hipnotizojë gjarpërinjtë. India është e njohur për traditën që ka me hipnotizimin e kobrave vdekjeprurëse dhe ky fëmijë duket se e ka filluar shumë shpejt karrierën.

Për shekuj me radhë burrat indianë me anë të melodive bëjnë që gjarpërinjtë të “kërcejnë” përballë tyre. Për shumë kohë ky zanat ishte edhe një mënyrë e mirë për të grumbulluar para, por tashmë kjo “industri” po lufton për mbijetesë për shkak të miratimit të ligjeve për mbrojtjen e kafshëve.

Vogëlushi po mëson nga gjyshi i tij 65-vjeçar edhe pse kjo gjë tashmë është e paligjshme dhe i moshuari rrezikon burgun. Ligji nuk lejon që kafshët e egra të përdoren për qëllime fitimi apo të kthehen në kafshë shtëpiake.

Gjyshi shprehet: “Unë i kam mësuar të gjithë fëmijët e mi që të hipnotizojnë gjarpërinjtë. Këtë gjë do të bëj edhe me nipërit e mbesat. Fitonim shumë para me këtë punë, por edhe pse tani nuk mund ta bëjmë më unë dua që ta vazhdoj trashëgiminë që më kanë lënë të parët e mi.”/Tch
 
Pe: 2-vjeçari që hipnotizon gjarpërinjtë

Me duket sa interesante,,dhe frikshme..por dhe shume e rrezikshme( fobia e ime jane gjarprinjet..)
 
Pe: 2-vjeçari që hipnotizon gjarpërinjtë

Ja edhe ca ligje, nuk e di se sa i vertet eshte artikulli por nese do te ishte atehere eshte "no sens" per nje fakt te thjeshte, pasi, ligji mund te ndaloje per keqtrajtimin dhe vrasjen e kafsheve por nga ana e tjeter me duket e habtieshme qe te miratohet nje ligj per mos perdorimin e kafsheve ne formen e "show" per nje kategori te caktuar njerzish.

gjithsesi,

ideja e hipnotizimit te gjarprinjeve nuk eshte se don ndonje filozofi te madhe por don njerez me kurajo.
 
Titulli: 2-vjeçari që hipnotizon gjarpërinjtë

Nuk me duket ndonje show i bukur per tu pare......personalisht as cirkun se pelqej, ato hedhjet e luaneve, elefantet e keto lojra me kafshet nuk me terheqin, nuk me argetojn aspak.

Dhe mesimi i hipnotizimit te gjarperinjve nga nje femij 2 vjecar me duket budallallek me brire dhe e padobishme....edhe pse india e ka si "tradite"...se di por se kuptoj kete gje,....e injoroj kete "tradite".
 
Titulli: 2-vjeçari që hipnotizon gjarpërinjtë

Me duket mungese responsabiliteti nga prindrit, mund te ndodhi cdo gje me nje femije 2 vjec. Vertet kane eksperience, dhe se lene femijen ne rezik, e me siguri gjarperi ska helm, por pse duhet te rezikojne?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top