Tuana
Nada é por acaso!
18 qershori është dita kundër ndikimit të teknologjisë në jetën e njeriut dhe për këtë njihet si Dita e Piknikut. Në këtë ditë nuk ka më mjete teknologjike, por edhe asnjë detyrim për t’i blerë diçka partnerit apo partneres.
Shpirti i kësaj feste është pikërisht shijimi i një dite në ajër të pastër, duke rekuperuar vlerat antike dhe kontaktin me natyrën.
“Tersi” për këtë vit është se 18 qershori ka qëlluar e martë, ditë pune, dhe jo shumë vetë do të mund të nisen për në parqe apo hapësira të tjera të gjelbërta me shportën me ushqime dhe verë për t’u qetësuar.
Interesant është fakti se “dita në bar”, siç e quajnë francezët, po fiton epërsi në të gjithë botën, me rritjen e numrit të personave që festojnë në ambient të hapur.
Për këtë arsye, në metropole të ndryshme të botës janë krijuar me nismë të agjencive të ndryshme hapësira të posaçme për të kaluar 18 qershorin.
Kështu, në Hong Kong mund të fluturosh me helikopter drejt një plazhi; në Pekin mund të bësh piknik në Murin e Madh, ndërsa në Manila në plazhet ekzotike.
Në Tokio mund të drekosh në lulishtet e Pallatit Perandorak, ndërsa në Beverly Hills ofrohen shporta me ushqime speciale për kë shkon në Hollywood Bowl./tch/