Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
17 ton monedha floriri dhe argjendi: Pranë brigjeve britanike është zbuluar para pak ditësh një thesar i jashtëzakonshëm: plot 17 tonë monedha floriri dhe argjendi (500 mijë), në një anije të mbytur, e cila flinte në fundin e detit. Firma amerikane e specializuar "Odyssey Marine Exploration", që e zbuloi nuk pranoi të jepte detaje mbi vendndodhjen e saktë gjeografike të anijes në fjalë, por tregoi diçka lidhur me vlerën e mundshme të monedhave, e cila ka të ngjarë t‘i kalojë 500 milionë dollarë. Nga anija e mbytur, e pagëzuar "Mjellma e Zezë" prej zbuluesve, thesari u dërgua menjëherë në selinë qendrore të kompanisë, e cila ndodhet në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ekspertët anglezë kishin dëgjuar së fundmi për një zbulim të këtyre përmasave dhe kanë motive të forta të mendojnë se anija flinte në ujërat territoriale britanike. Shumica e monedhave janë të argjendta, me përmbajtje të konsiderueshme floriri. U përshkruan nga njerëzit që kishin pasur rastin t‘i shihnin me sytë e tyre "si paprecedent".

denycomputers.com