Ku buron pará,
në atdheun tonë,
aty qelbësirat,
japin koncension!
Bën hajdut i huaj,
mikro investim,
që vitin e parë,
nxjerr goxha fitim!
Me koncension nafta,
bakri dhe nikeli,
çdo gjë e çdo gjë,
pa dhënë asgjë s’ngeli!
Veç një aero-port,
kishte vendi jonë,
më i pari fare,
u dha koncension!
Po me koncension,
ne duhet ta dimë,
jepet një biznes,
që nuk ka fitim!
Kur dhan’ aeroportin,
koncension të parë,
shteti ynë fitonte,
200 milionë dollarë!
Krejt pa konkurrencë,
dhe me kaq fitime,
s’mund t’i bënim vetë,
ato investime!?
Përpara gjermanëve,
kemi ndenjur nuse,
çdo pikë e kontratës,
është poshtëruse!
Edhe Telekomi,
shkoi me të tjera,
“vllaznit” turq e morën,
kinse i ra vlera!
Nga gjithë qeveritë,
nuk gjen më të ligë,
Nga ajo që s’mban,
sektorët strategjikë!
E pamë energjinë,
në kolaps si shkoi,
kur Sali Berisha,
çekut ja dhuroi!
Kur prapë e rimorëm,
tek e kishim dhënë,
një miliardë euro,
brenda kishim rënë!
Dihet kush i vodhi,
dihet kush u kap,
po gjykata jonë,
çështjen nuk e hap!
Po gjektë është vjedhur,
shumë dhe më shumë,
në fushat e naftës,
paraja rrjedh lumë!
Një drejtor filjali,
nga të racës sonë,
në një llogari,
kishte 100 milionë!!
Dollarë e jo lekë,
kishte ky mafié,
në Uzinë të Ballshit,
ka një grevë urie!
Janë futur në grevë,
dhe s’është herë e parë,
qindarkat e rrogës,
vetëm për të marrë!
Them “qindarka rroge”,
vetëm për të marrë,
se nafta nxjerr jashtë,
miliona dollarë!
Dhe s’është vetëm nafta,
ose ari i zi,
po është dhe Bulqiza,
mali me flori!
“Nuk kemi para”,
mbeti si refren,
ti-o bir i kurvës,
thuaj pse gënjen!
Kush thotë “s’ka para”,
me zinxhirë të lidhet,
se ka pa hesap,
po paraja vidhet!
K’tu çdo qeveri,
e re dhe e vjetër,
është kuislinge,
në një formë tjetër!
Pyet qeverinë,
përse egziston,
kur asnjë halé,
dot nuk maenaxhon?!
Kur asnjë halé,
dot nuk menaxhon,
se vendi është dhënë,
gjithë me koncension!
I është dhënë të huajit,
super pasuri,
ndaj nuk dalim dot,
nga kjo varfëri!
Pështyni-o shokë,
politikanët,
se kusarë janë,
nga të gjitha anët!
Natë e ditë dalin,
edhe veç mashtrojnë,
dhe ka shumë idiotë,
ende u besojnë!
Koncensionet janë,
kulmi i tradhëtisë,
zinxhirë të çeliktë,
në këmbë të Shqipérisë!
Mos prisni çudira,
nga ky soj kulishi,
veç një trim i ndershëm,
ato mund t’i prishi!
Me buzë të dredhur,
presim atë burrë,
ndryshe nga bataku,
nuk do dalim kurrë!
A.Duka
në atdheun tonë,
aty qelbësirat,
japin koncension!
Bën hajdut i huaj,
mikro investim,
që vitin e parë,
nxjerr goxha fitim!
Me koncension nafta,
bakri dhe nikeli,
çdo gjë e çdo gjë,
pa dhënë asgjë s’ngeli!
Veç një aero-port,
kishte vendi jonë,
më i pari fare,
u dha koncension!
Po me koncension,
ne duhet ta dimë,
jepet një biznes,
që nuk ka fitim!
Kur dhan’ aeroportin,
koncension të parë,
shteti ynë fitonte,
200 milionë dollarë!
Krejt pa konkurrencë,
dhe me kaq fitime,
s’mund t’i bënim vetë,
ato investime!?
Përpara gjermanëve,
kemi ndenjur nuse,
çdo pikë e kontratës,
është poshtëruse!
Edhe Telekomi,
shkoi me të tjera,
“vllaznit” turq e morën,
kinse i ra vlera!
Nga gjithë qeveritë,
nuk gjen më të ligë,
Nga ajo që s’mban,
sektorët strategjikë!
E pamë energjinë,
në kolaps si shkoi,
kur Sali Berisha,
çekut ja dhuroi!
Kur prapë e rimorëm,
tek e kishim dhënë,
një miliardë euro,
brenda kishim rënë!
Dihet kush i vodhi,
dihet kush u kap,
po gjykata jonë,
çështjen nuk e hap!
Po gjektë është vjedhur,
shumë dhe më shumë,
në fushat e naftës,
paraja rrjedh lumë!
Një drejtor filjali,
nga të racës sonë,
në një llogari,
kishte 100 milionë!!
Dollarë e jo lekë,
kishte ky mafié,
në Uzinë të Ballshit,
ka një grevë urie!
Janë futur në grevë,
dhe s’është herë e parë,
qindarkat e rrogës,
vetëm për të marrë!
Them “qindarka rroge”,
vetëm për të marrë,
se nafta nxjerr jashtë,
miliona dollarë!
Dhe s’është vetëm nafta,
ose ari i zi,
po është dhe Bulqiza,
mali me flori!
“Nuk kemi para”,
mbeti si refren,
ti-o bir i kurvës,
thuaj pse gënjen!
Kush thotë “s’ka para”,
me zinxhirë të lidhet,
se ka pa hesap,
po paraja vidhet!
K’tu çdo qeveri,
e re dhe e vjetër,
është kuislinge,
në një formë tjetër!
Pyet qeverinë,
përse egziston,
kur asnjë halé,
dot nuk maenaxhon?!
Kur asnjë halé,
dot nuk menaxhon,
se vendi është dhënë,
gjithë me koncension!
I është dhënë të huajit,
super pasuri,
ndaj nuk dalim dot,
nga kjo varfëri!
Pështyni-o shokë,
politikanët,
se kusarë janë,
nga të gjitha anët!
Natë e ditë dalin,
edhe veç mashtrojnë,
dhe ka shumë idiotë,
ende u besojnë!
Koncensionet janë,
kulmi i tradhëtisë,
zinxhirë të çeliktë,
në këmbë të Shqipérisë!
Mos prisni çudira,
nga ky soj kulishi,
veç një trim i ndershëm,
ato mund t’i prishi!
Me buzë të dredhur,
presim atë burrë,
ndryshe nga bataku,
nuk do dalim kurrë!
A.Duka