15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim dot.

Lauri

Anunnak
Në jetën tonë të përditshme, përballemi plot herë me ca pyetje që janë fare, po fare pa vend. Për shembull, sa hyn në shtëpi, të pyesin erdhe? E ti ose hesht ose përgjigjesh për inerci: Po erdha. Edhe pse të vjen ndër mend ndonjë përgjigje e tipit “Jo mo çne, është sozia ime, unë jam në Hënë”.

Dhe kështu, fjalori ynë i përditshëm, duam apo nuk duam, është mbushur me të tilla pyetje dhe shprehje rutinë, që në më të shumtën e rasteve nuk duan përgjigje. Ose nëse do t’ua kthesh, mund të ndezësh sherr.

Më poshtë gjeni 15 pyetje nga më qesharaket që bëhen thuajse çdo ditë dhe 15 përgjigje alternative, që sigurisht asnjë prej nesh nuk duhet t’i përdorë, të paktën seriozisht jo!

1. Sapo je kthyer në shtëpi dhe kur hyn brenda të pyesin: Erdhe?

(Jo, në rrugë jam akoma dhe nuk vij!)

2. Të marrin në telefon te numri i shtëpisë: Hë mo në shtëpi je?

(Jo jam në arë duke lëruar tokat!)

3. Takohesh me një shok: Hë mo ku je?

(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)

4. Shkon në banjë dhe bën gati dushin: Do bësh dush?

(Jo e ndeza kot që të harxhojë ca drita)

5. Vishesh dhe bëhesh gati të dalësh, kur dëgjon: Po del?

(Jo, po provoj rrobat si më rrijnë mbas trupit)

6. Ha pjatën me gjellë që të është vënë përpara, kur të thonë : Të pëlqeu?

(Jo s’më pëlqeu po s’desha me të mërzit!)

7. I thua shokut që ke gjetur një të dashur dhe të pyet: E mirë është?

(Jo, po dal se e kam në vend të hudhrës!)

8. Vjen hidrauliku që ke kërkuar për lavamanin në shtëpi dhe e pyet: Për lavamanin erdhe?

(Jo, kam ardhë për të varur perdet e reja!)

9. Afër mesnate, vesh pizhamet a tutat, u thua njerëzve në shtëpi natën e mirë dhe shkon për në krevat dhe të pyesin: Po shkon të flesh?

(Jo, po shkoj të bëj beton te pallati që po ngrihet përballë!)

10. Ulesh në një lokal dhe vjen një shok: Këtu qenke?

(Jo, është hija ime, unë jam në Hënë!)

11. Shkon te karburanti, afron makinën te benzina dhe hap kapakun, kur të pyesin: Benzinë do?

(Jo, futi limonadë!)

12. Ke humbur çelësin dhe vjen dikush i shtëpisë pas nja dy orësh. Hap derën dhe të pyet: Paske mbetur brenda?

(Jo, isha duke studiuar derën si e kanë prodhuar!)

13. Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë: Zgjuar je?

(Jo mo çne, jam duke folur përçart në gjumë!)

14. Je në divan përpara televizorit dhe të pyesin: Po sheh televizor?

(Jo po vras mizat dhe po vështroj yjet!)

15. Je mëngjarash dhe vë një firmë, kur të pyesin: Qenke mengjerash?

(Jo m’u lodh e djathta e thashë t’ia fus me të majtën tani!).
/24info
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

15. Je mëngjarash dhe vë një firmë, kur të pyesin: Qenke mengjerash?

(Jo m’u lodh e djathta e thashë t’ia fus me të majtën tani!)

Kjo me pelqeu paksa te tj cike banalitete fb :P
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

fakti qe kane nje pikepyetje ne fund, sdo te thote se jane pyetje qe presin nje pergjigje.
ne pjesen me te madhe te rasteve, apo shumica e tyre perdoren si referime, gjykime, konstatime, si ne rastin e je mengjerash, etj etj. jo detyrimisht kerkojne nje pergjigje. me shume se kuptim direkt jane konotacione, qenkan lodhur keta te 24info... :p
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Në jetën tonë të përditshme, përballemi plot herë me ca pyetje që janë fare, po fare pa vend. Për shembull, sa hyn në shtëpi, të pyesin erdhe? E ti ose hesht ose përgjigjesh për inerci: Po erdha. Edhe pse të vjen ndër mend ndonjë përgjigje e tipit “Jo mo çne, është sozia ime, unë jam në Hënë”.

Dhe kështu, fjalori ynë i përditshëm, duam apo nuk duam, është mbushur me të tilla pyetje dhe shprehje rutinë, që në më të shumtën e rasteve nuk duan përgjigje. Ose nëse do t’ua kthesh, mund të ndezësh sherr.
11. Shkon te karburanti, afron makinën te benzina dhe hap kapakun, kur të pyesin: Benzinë do?

(Jo, futi limonadë!)
LOL mund te duash edhe nafte :D
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Ose je duke punuar ne are qe nga mengjesi ne vape dhe te pyesin: A u lodhe? Jo mo c'ne isha ne plazh ncnncnc
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Je tu hanger buk: "A buk po han a ?" LOL

Jo, lesh po maroj :p
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë: Zgjuar je?

Po, kjo fale teje :P

Mua mka ber pershtypje nje pyetje qe behet kur te vdes dikush. Kur nderroi jete gjyshja ime vijne njerezit per vizita dhe pyesin: SHkoi nena? Shkoi shkoi: ja kthente halla,LOL, po tgjithe tnjejten pyetje benin, pff
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

A paska vdek filani a ?

Jo gjall eshte,online n'fb LOL
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

hahahahaha gallat vertet..:P
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Pyetje qesharake pfffffffffffffff varet edhe sa ke kontakte me njerez?

Une meq jam ne rruge, edhe pune rruge beje cdo dite, keto pyetjet banale (qe vetem ne shqipet dime te bejme) ma kan lodhur, ma kan lodhur shpirtin.

E shef kjarte bashkeulesi i busit qe je duke lexuar dhe sillet, pshtillet bene gjeste deri sa te fut ne bashkbisedim :esp::esp:

E pastaj fillon mu si prokurori!

Kush je?
Nga je?
A je i martuar?
Nga e ke gruan?
Sa femij keni?
Sa vjec jane ata?
A jane ne shkolle?
Si quhen ata?
A ke babe?
A ke nane?
A punojne ATA?
A ke vellezer?
Ku jetojne ata?
A punojne ata?
Ku punojne?
Ku jetojne?
Po femije kane?
Nga sa i kane?
Po axhallare keni?
Po teze?
Po halla?
Po daja?
Cfare bejne ata?
Nga jane ata?



pfffffffffffffffffffffffffffffffffffff

o te lodhin shpirtin te lodhin
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Ahahaha... A je feju ala? Thu se e kam te shkruar ne balle sa vjec jam lol
 
Pe: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim dot.

Ne te perditshmen time:
-اa po bën?
-Po hedh valle.
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Duam aspo sdua ne,pyetja lind natyrshem,cfare po bene,cfare do te besh ne mbasdite etj,,mendoj se eshte normale
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

'ca ben?' jo gjithmone perdoret per te pyetur se cfare po bejm ne momentin qe po flasim (sidomos kur e kemi perballe tjetrin) por cfare ben ne pergjithsi, te tipit 'how u doin' :P LOL

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Me cilen parti je ?! Kjo pyetje nuk me pelqen ! Cfare te duhet ty me cfare partie jame , apo per cilen votoj , o burr i dheut . Pastaj mbasi te pyesin shqiptaret , ta jepin pergjgijen vete , ti je me PD hahahaah !
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

530743_140653122764200_447993445_n.jpg
 
13. Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë: Zgjuar je?

(Jo mo çne, jam duke folur përçart në gjumë!)
???
 
Tani duke u rritur,do fillojme t`ua bejme ne tjerve keto pytje. :P
 
Titulli: 15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë, dhe 15 përgjigje që nuk i japim do

Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë: Zgjuar je?

Po, kjo fale teje :p

Mua mka ber pershtypje nje pyetje qe behet kur te vdes dikush. Kur nderroi jete gjyshja ime vijne njerezit per vizita dhe pyesin: SHkoi nena? Shkoi shkoi: ja kthente halla,LOL, po tgjithe tnjejten pyetje benin, pff
Uu ja dhe kur nderroi jete gjyshi (nga mami) para ca muajsh vjen halla per vizite dhe i thote nenes:
-A shkoi H...?
(Po nga ana mamit se kane kte pyetje dhe sfolen.)
Prap halla: A shkoi H..(emri gjyshit dmth)?
Dhe ja kthej une: Shkoi o halle shkoi.
Halla:- Epo te rroni vete pra. 🤣🤣🤣🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top