14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Jemeni ndodhet në buzë të greminës dhe mendohet se rreth 10 milion njerëz, pra afërsisht gjysma e popullsisë, vuajnë nga uria.

nuse11.jpg

Vajza që shikoni në fotografi quhet Eaman Thabet. Ajo do të martohet së shpejti, por jo me dashuri. 16-vjeçarja nuk e njeh akoma bashkëshortin e saj të ardhshëm, me të cilin do të kalojë pjesën tjetër të jetës. Por di që nëse nuk martohet këto javë, ajo dhe vëllezërit e saj do të vdesin nga uria…

Eaman tregon më e vogël në moshë. Ka ngrënë shumë pak ushqim këto ditë. Ajo mbledh skrap për të mbijetuar. Vëllezërit e saj kërkojnë çdo ditë për punë, por punë nuk ka. Eaman nuk është e vetmja. اdo ditë e më shumë prindër të dëshpëruar në Jemen, detyrohen të martojnë vajzat e tyre, me qëllim që të sigurojnë një pjatë gjellë.

nuse1-300x187.jpg

Sipas statistikave të OKB-së 5 milion njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë, ndërsa rrezikojnë edhe një milion fëmijë nga uria.

Nëna e Eaman është e ve. Salama Abdu Thabet nuk do që ta martojë të bijën kaq të vogël, por nuk ka zgjidhje tjetër. Për ndryshe, do t’i shikojë fëmijët e saj të vdesin nga uria. Disa copa buke dhe disa domate duhet të ndahen për të ushqyer shtatë vetë.

Prika që do të japë dhëndri për t’u martuar me Eaman, do ta ndihmojë shumë familjen.

nuse2.jpg

“Do ta martoj vajzën, pasi bashkëshorti i saj do të kujdeset për ushqimin dhe vendbanimin”, tha nëna, duke vazhduar:

“Ne nuk kemi asgjë, nuk kemi as një shtëpi normale, flemë mbi dysheme. Ndaj vendosa ta martoj. Nuk kemi ushqim, nuk kemi asgjë dhe jemi shtatë vetë. Kështu, nuk do mbijetojmë dot të gjithë. Por mërzitem shumë, pasi vajza ime është e vogël…”.

Jemeni nuk vuan nga mungesa e ushqimeve, por nga rritja e çmimeve. Kështu, të varfrit nuk janë në gjendje të sigurojnë as bukën e gojës.

Të njëjtin fat me Eaman, pati dhe Safia 14 vjeçe, e cila u martua pak muaj më parë, pasi familja s’kishte me se të ushqehej.

“Jeta është shumë e kushtueshme dhe çmimet shumë të larta. Nuk gjeta dot punë dhe kështu, u detyrova që të martoj vajzën time”, tha babai i saj

“Kam gjashtë motra dhe tre vëllezër. U martova që të ndihmoj babanë”, tha Safia 14-vjeçare.
/alb-observer
 
Titulli: 14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

Ca martohen per te nxjrre familjen nga kriza ndersa ca tjera per te nxjerre veten nga kriza kshu qe nuk ka shume dallim :viola:
 
Titulli: 14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

Po mir , ishalla i ka qelluar burri i pasur...
 
Besoj se ne nje vend si Jemeni te pakta jane hapesirat e realizimit dhe nevojave personale... Dihet ajo ku nevojat egzitenciale jane me te medha se ato te vet mbushjes, jeta eshte teper realiste dhe te kushtezon pa pasur mundesi te besh gjygj me vete. Biles vajza ne fjale ,jam e sigurte qe do jete shume krenare nese ne kete menyre arrin te ndihmoje familjen e saj .
 
Titulli: 14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

kjo quhet pedofili ca martese mund te jete kjo me nje femije...do zoti si ka qelluar burri 50 vjec...
 
Titulli: 14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

Me e mire se te perdhunohet vajza e vet dhe ti bej nga 4-5 femije qe po ndodh ne europen krishtere dhe ne vendet tjera te amerikes lindore krishtere eshte.
 
Titulli: 14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

Do kisha deshir njehere te vetme ta kapnit problemin pa i dhen ngjyra fetare,ne temen me siper kemi te bejm me nje situat te rend ekonomike,(ku ne te tille gjendje gjenden shumica e vendeve te treta,pjeserisht dhe Shqiperia jon Meme,.)ku mungojn dhe faktoret me elementar social dhe ekonomik,.e ndihmuar kjo dhe nga mos informimi ,shkollimi leximi,. qe sjellin injorncen ne skaj,.e ben kete situat akoma me traxhike dhe me te pameshirshme ndaj atyre qe e jetojn.
Por ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte forma per te krahasuar dhe dhen drite jeshile nje veprimi te till..ne gjdo kontekst njerzor situata e mesiperme eshte e mjerueshme e vajtueshme,,dhe te pakten kur nuk kemi mundesi te kontribojm ne situata te tilla te pakten te kemi respekt te mos i prodhosim dhe hedhim balte,akoma me shume ne dhimbjen e tyre
 
Titulli: 14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

Sa gjynah, te martohesh per arsye qe skane lidhje me martesen por per interesa te tjera...
Gjynah ku kane arritur kushtet e jeteses ne disa vende te botes, e themi ne qe bota eshte ne kulmin e zhvillimit te vet.....realiteti eshte ndryshe...disa i kane xhepat plote e disa vuajne per buken e gojes.
 
Titulli: 14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

Gjynah cka i detyron jeta te bejn per ni kafshat buk..:(..ne kete moshe te bej i sakrifice te tille..askush sdo donte te ishte ne vendin e saj..
 
Pe: 14-vjeçarja: “U martova që të ndihmoj babanë”

Si gjest i saj me pelqen,si veprim se pranoj...Pse duhet femija te mbaje barre mbi jeten e saj kushtet e familjes?
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top