14 vjeç, tri herë kampion në not

cent

...Lontano
-Kjo që do t'ju rrëfejmë sot është historia e suksesit të një djali që sapo ka mbushur katërmbëdhjetë vjeç. اdo dy vjet Binald Mahmuti ka arritur të shpallet kampion Shqipërie. Për herë të parë, kupën e parë si kampion e mori kur ishte dhjetë vjeç. Të dytën e rrëmbeu sapo mbushi dymbëdhjetë. Dhe vetëm një muaj pasi festoi ditëlindjen e tij të katërmbëdhjetë, Binald Mahmuti shpallet kampion kombëtar për të tretën herë. Dhe nëse vazhdon kështu, me këto ritme, përgatituni që këtë emër ta dëgjoni të lakohet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. I gjithë ky sukses vjen, në fakt, pas një sakrifice të madhe, jo vetëm nga ana e Binaldit, por edhe nga prindërit e tij, të cilët kanë shpenzuar jo vetëm për stërvitjen e tij cilësore, por edhe për regjimin e tij, rregullat që duhet të ndjekë një djalë për të qenë kampion. Ndryshe nga djemtë e tjerë të moshës së tij që sorollaten më tepër në lagje për të luajtur futboll apo për të folur, ndoshta, edhe për politikë, atij i duhet të kufizohet në aktivitetet e tjera.
2pyw843.jpg
اdo energji e harxhuar së koti është në dëm të stërvitjes së atij që punon për t'u shpallur kampion edhe nëpër botë. اmimi i titullit kampion është edhe më i lartë për një djalë të moshës së tij, që duhet të mësojë t'i ndjekë këshillat e prindërve dhe profesorëve. Edhe pse e vështirë për një djalë katërmbëdhjetëvjeçar, Binald Mahmuti ka ditur të bëjë një jetë prej kampioni, një jetë në të cilën ka rregulla që fillojnë me të ushqyerit, të argëtuarit e që përfundojnë deri tek të fjeturit. Binaldi stërvitet tre orë në ditë, në dimër dhe në verë, në shi, dëborë apo vapë të madhe. Stërvitet edhe atëherë kur ka provim. Ai ka filluar të mësohet t'ia dalë mbanë më së miri, të shkëlqejë në not dhe në shkollë. Kjo përpjekje ka filluar të thellohet me kohën, sa më shumë që rritet aq më shumë e kupton rëndësinë e të qenit kampion dhe përpjekjen për ta mbajtur këtë titull sa më gjatë. Dëshira e tij është të fitojë një bursë për t’u shkolluar jashtë Shqipërisë, vendit në të cilin sportet dhe sportistët, sipas tij, nuk vlerësohen në rendimentet që meritojnë. ''Dëshiroj të shkoj në Holandë, aty ku gjenden shkollat më të mira të notit. Por, për të fituar një bursë të tillë duhet të jesh i shkëlqyer si në mësime, ashtu edhe në not. Sepse bursat janë mësimore, sportive dhe bursë e plotë që i përfshin të dyja. Unë dua të fitoj këtë të fundit dhe po stërvitem çdo ditë pa lënë pas dore mësimet'', na thotë kampioni shqiptar që të ngulitur në trupin dhe shpirtin e tij ka edhe dëshirën për t'u shpallur kampion, njëlloj si idhulli i tij, modeli i tij, Michael Phelps. Ky i fundit është një notar amerikan që është kthyer në idhullin e shumë notarëve në botë për shkak të medaljeve dhe kupave të panumërta që ai ka fituar në mbarë botën. Të paktën kështu na e prezanton Binaldi. Profesori i Binaldit, Arian Fetishaj na rrëfen se Mahmuti mund të jetë kampion edhe nëpër botë nëse përpjekjet e tij vazhdojnë të jenë po kaq serioze. Në kampionatin e fundit kombëtar për fëmijë, në kampionatin që u zhvillua në datat 11 dhe 12 korrik të këtij viti, profesori i tij ishte aq i bindur që Binaldi do të rrëmbente vendin e parë, saqë vendosi pa një e pa dy të vinte bast për kampionin që ndodhet në skuadrën e tij. Dhe ashtu ndodhi. Nxënësi i tij Binald Mahmuti kampioni i skuadrës së tij, skuadrës së Tiranës u shpall për herë të tretë edhe kampioni i Shqipërisë. Pritshmëritë e profesorit që vuri bast për Binaldin dhe që mendon se emri i tij do të lakohet po kaq lart edhe nëpër botë, nuk na lënë shteg tjetër veçse t'i urojmë këtij kampioni edhe më shumë suksese.

Medalje

Ka nisur të merret me not që në moshën 6-vjeçare dhe sot është një nga kampionët me të cilët Shqipëria krenohet nëpër botë. Binaldi ka shkëlqyer edhe në kompeticionet që janë zhvilluar nëpër botë. Një ndër sukseset e tij të para ka qenë edhe evenimenti i zhvilluar në Maqedoni , “Delfina Cup 2011”, ku Binaldi ka mundur të sigurojë 3 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe 1 brozi. Në garat e zhvilluara në Bosnje- Herzegovinë ka qenë gjithnjë pjesëmarrës. Herën e fundit u kthye në Shqipëri me shtatë medalje. Pjesëmarrës në shtatë gara në kampionatin “Banja Luka 2012”, Binaldi ka arritur të tërheqë 7 medalje, prej të cilave: 2 medalje bronzi në garat e disiplinës “Delfin”, 1 medalje argjendi në garën e disiplinës “Bretkosë” dhe 4 medalje ari në garat me stil të lirë, ose siç quhen në gjuhën e notit, në stilin krol. Që fëmijë, që në garat e para në të cilat ka marrë pjesë, ai ka shkëlqyer. Ishte vetëm 12-vjeç kur theu rekordin në garën 400 m në disiplinën “Krol”, në Itali, duke u renditur ndër notarët më të mirë fëmijë në rang europian. Më vonë, ai theu rekordin e garave 200 m për fëmijë në kompeticionin “Lignano Sabbiadoro” në Itali.

Bio

Emri: Binald Mahmuti

Datëlindja: 28 qershor 1999

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë Arsimi: Nxënës i klasës së nëntë Pasioni: Noti
Shekulli
 
Titulli: 14 vjeç, tri herë kampion në not

Shume mire, i kam zili familjet qe investojne per femijet e tyre e mbi te gjitha kur ky investim u shperblehet ....
 
Titulli: 14 vjeç, tri herë kampion në not

Na vllora osht ky vllai lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top