Arfenilla
Themelues i Forumit
Kamerat kanë kapur disa persona me kamionë, traktorë me rimorkio dhe vetura duke i marrë tortet e prishura,
Ky rast e ka shokuar Serbinë, derisa po kërkohen të dyshuarit që e kanë bërë këtë akt të shëmtuar.
Si rrodhi ngjarja?
Inspeksioni serb kishte urdhëruar hedhjen e torteve në mbeturina si të dëmshme nëse konsumohen, por punonjësit në vend të shkatërrimit të tyre, i kanë shitur të gjitha,
Drejtori i kompanisë së pastrimit në këtë qytet serb, Dejan Raoniq nga kompania “Peta Gama” e cila vjet për vjet eksporton deri në 400 mijë torte nëpër vende të Bashkimit Evropian, ka vendosur të gjuaj mbi 18 mijë torte për shkak të prishjes së frigoriferit.
Ato ishin dërguar në kompaninë e pastrimit, por në vend se të shkatërrohen, ato janë nxjerrë në shitje në tregun ilegal.
Veprimi është xhiruar nga kamerat e sigurimit që janë të vendosura mbi kontejnerë.
Kamerat e sigurimit kanë kapur momentin e hyrjes së kamionëve me torte, që do të thotë kanë hyrë te mbeturinat komununale, ndërsa pas saj janë futur edhe disa dhjetëra persona të panjohur me automjete dhe kamionë të vegjël.
Këta njerëz i kanë marrë tortet me paleta para shkatërrimit, i kanë vendosur nëpër automjetet e tyre dhe janë larguar.b koha