13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

1484761353pasdite.jpg

I ftuar në “Pasdite në Top Channel” ka qenë një personazh i pazakontë. 13-vjeçari Jason Vasha është shkrimtar dhe aktualisht ndër 100 më të shiturit në “Amazon”, një prej kompanive më të mëdha në botë të shitjeve në internet.

13-vjeçari shkruan romane erotike dhe jo vetëm, të gjitha në anglisht.

Jasoni ka lindur në Miçigan të Shteteve të Bashkuara. Gjinitë që lëvron janë Suspance, Romance dhe Bashkëkohor. ثshtë i ndikuar nga shkrimtaret Anne Rice, E.L James, Alice Sebold, Susan Collins, Shakespeare etj. Ai është konsideruar një nga shkrimtarët më të rinj që shkruajnë novela erotike.

Për “Pasdite në Top Channel” djaloshi tregoi se ka dashur gjithmonë të shkruajë histori të cilat njerëzit do t’i pëlqenin shumë. ثndrrat e tij u bënë realitet kur ai e detyroi veten të ulej e të shkruante një libër. Dy novelat e tij “Kam pritur” dhe “Spiralja” janë nderuar me çmime.

Nëse kërkon në faqen e “Amazon” me emrin e tij të rezulton ndër të tjera që novela e tij “Miliarderi takon milionerin” është shitur e gjitha.

Novela tjetër super e shitur “Princi im, miliarderi” përmban 132 faqe. Ai flet për një vajzë, Aleksia Plakun. Pasi i vriten prindërit dhe e motra shtrohet në spital, Aleksia aplikon për punë në “Bakingam Palas” si shërbëtore. Ajo takohet me kuzhinierin Xhejms. Vajza e kupton menjëherë se e pëlqen shumë djalin. Por kur takon princin William, ai bie në dashuri me të e po ashtu edhe ajo. Aleksia lufton të mbajë vendin e punës dhe t’i japë përgjigje pyetjes së vështirë “Kë burrë do me të vërtetë?”

I ftuar i Jonida Shehut në “Pasdite në Top Channel”, Jasoni tregoi se kur nuk shkruan luan basketboll, filmon video të shkurtra, del me shokët dhe shikon filma horror ose aventurë.

Në Shqipëri jeton prej 5 vjetësh, por synimi i madh i tij dhe familjarëve është të rikthehen në Amerikë.

g.shqip
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

Po perpiqem te kujtoj c'beja une 13 vjec?:confused:
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

As mua nuk pelqen nje orejtim i tille tek nje femije 13 vjecar.
Me duket absurd dhe i demshem shume.
Gjithesesi ti shkoje mbare prirja ne te cilen ka filluar te lundroje.
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

Prinder ka ky? Filmat horror s'jane bere per tu pare nga femije 13 vjeç.
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

Televizion qe transmeton storie te tilla. Mjerimni ka kapluar shoqerine shqiptare. Tmerr, tmerr, tmerr !
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

Sec me kujtoi keta 13 vjecaret fejsbukoriane qe kur hyn ne profilet e tyre sheh vetem video porno :stelle:
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

uaaa "sukses" te kem keso tip te zbrazet.....

a pati ky afer njeri qe e njinin fjalen- jeten- vepren.... NDER ?
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

Ndonje shkrim te djaloshit s'kish?

Jam kurioze te lexoj cfare fjalori perdor apo me editime!!? :P

Po detajet e casteve erotike ja tregon mami apo babi?

I frymezuar nga porno video te themi se ndryshe i bie te denoncosh prinderit... :vriveten:
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

si e paragjykoni femine more aman ,,ju se keni lexuar librin fare ,,,dhe castet erotike , per te mund te jete edhe vetm nje puthje... E mos beni sikur po u bije tavani ne koke se qe me 10 vjec fillon puberteti ,,Mbaj mend qe kisha ne klase nje goce qe e kishte ballkonin sa une ne kembe se ashtu e kish krijuar Zoti.. Meshkujt ska rendesi cfarte moshe , e ngacmonin e shikonin ,,e kjo sa u turperonte gjithnje e me shume . Pra instiktivisht e dinte qe ka te bej me ato cka kishte kjo si femer,,,se ne tru akoma femije ishte. Ama vete komentet apo shikimet e benin te skuqej. Ja dhe ky do ket pas ndonje vajze ne klase si puna e kesaj qe pershkrova une dhe eshte shprehur i shkreti. Me e mira se fantazia e tij ska kufi, e me te po fiton para :)
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

Plasen moralizmat dhe knej!

Se mos tha qe ka fillu drogen dhe direkt ju per ta var ne kryq!!
Libra Po shkruan ne baz te cfare ka pare, cfare ka ndjer ... apo domosdo te gjith femijet duhet te lozin me top dhe makina ne ate mosh?!
Ka nje % te vogel qe rritet perpara kohe dhe ska asgje te keqe
 
Titulli: 13-vjeçari shqiptar që shkruan romane erotike

Moj ta them me siguri qe ky fantazi ka me shume se gjithcka tjeter...por thjeshte inteligjenca e tij eshte shume para moshatareve te tij , gje qe seshte mire gjithmone. E keshtu e kompenson me dicka qe atij i duket zbavitese.
Kerdija behet neper shkolla moj te keqen ,,,ne Shqiperi te merr frika me cpo tregohet ,,,e ndodhite nuk jane qekur shkrou ky nje liber erotik,,por po ndodhin me vite te tera nga me absurdet te them... Dmth te ngelet erotizem do ishte mire por ka gjera qe nisen nga te rriturit dhe pasojat i heqin adoleshentet kupton Ultraviolet :)
 
Un kam ikur e vogel nga Shqiperia dhe kam mbi 10 vjet pa shkel kemb kshu qe nuk e kam iden se si eshte andej por sbesoj se ka nje diferenc te madhe me cfare behet dhe ne shkollat italjane pershembull...
Femijet rriten perpara kohes dhe shkaku eshte progresi... dicka qe as ti e as un nuk mund ta ndalojme.
Teknologjia ka pro dhe kundrat e saja por keqperdoret si nga prindrit si nga femijet qe sdin dhe nuk ju vehen limite.
Ti e ven kalamonin te shofi tv dhe aty ke plehra pa fund... te kerkon celular sepse e kan dhe te tjeret qe ti detyrohesh tja blesh smartphonin ashtu sic detyrohesh dhe ti japesh ne dor kompiutrin qe ne mosh te vogel sepse i duhet per detyrat.
Normal qe rriten para kohe... normal qe nuk luajne me lodra.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top