12-vjeçarja kanibale: Zemra e njeriut ishte e ëmbël, truri shumë i shijshëm…

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Një vajzë 12-vjeçare, kanibale, u mburr para shokëve të saj të klasës, ndërsa u rrëfeu se kishte gatuar dhe kishte ngrënë mish njeriu, së bashku me një djalë 22-vjeçar, i cili e quante atë të dashurën e tij.

12-vjeçarja me emrin Valeria, ishte përfshirë në një rast të rënë të kanibalizmit në Rusi, ndërsa vitin e kaluar u arratis me një burrë të quajtur Arkad Zverevin, i cili vdiq në paraburgim këtë vit, përpara gjyqit të tij për vrasje, kanibalizëm dhe përdhunimin e fëmijëve.


Prindërit e zemëruar kanë kërkuar që vajza të dëbohet nga shkolla, pas historisë që i kishte treguar bashkëmoshatarëve të saj, shkruan Panorama.

Në polici ajo ka rrëfyer se përdorte një tigan për të gatuar pjesët e trupit të viktimës, ndërsa, sipas Dailymail, kishte shtuar se zemra kishte shije të ëmbël, ndërsa truri ishte shumë i shijshëm.


Para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij, Zverevn kishte treguar në gjykatë se i kishte nxjerrë syrin një viktime dhe e kishte zier dhe ngrënë sëbashku me vajzën, të cilën e quante të dashurën e tij.

Ai pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me 12-vjecaren, ndërsa u tregoi dedektivëve edhe një video duke vrarë një nga viktimat e tij.

Për shkak të moshës, Valeria nuk mund të arrestohej edhe pse ajo pretendon se ishte ajo që i hapte barkun viktimave dhe i nxirrte organet.
lajmifundit.al
 
Po dhe ti Levo shakator je..si i hap keto tema me zemra te njoma e gjera...tani qe po fillo ramazani.

e ti shkoje neps robeve? :P
 
Epo kot nuk thone te hengsha zemren.... lol
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top