12 vjecarja jetonte prej mese 1 viti e mbyllur ne dollap

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nuk mbarojne cudite ne SHBA.

Nje vajze 12 vjecare ne Texas, e detyruar nga prinderit, ka jetuar per me shume se 1 vit ne nje dollap, prej te cilit mund te dilte vetem per te ngrene dhe shkuar ne shkolle.
thumbnail.php

Ka qene vellai i saj i cili denoncoi faktin tek autoritet lokale, te cilet ne bashkepunim me sherbimet sociale, kane bere te mundur zbulimin e tmerrshem dhe kushtet skandaloze ne te cilat jetonte e mitura.

Kur policia hyri ne shtepine e famijes Ines, ka gjetur vogelushen te mbyllur ne dollap. Gjate nates asaj nuk i lejohej te levizte nga dollapi, por mund te dilte vetem per te ngrene dhe per te shkuar ne shkolle. Per nevojat e saj personale e ema i kishte vendosur nje legen te cilin e vogla e lante cdo mengjes vete.

Askush nuk kishte dyshuar ne shkolle apo ne lagje mbi kushtet ne te cilat jetonte vajza, emri i te ciles nuk behet i ditur per ta mbrojtur nga mediat. Por qe dicka nuk shkonte ishte e dukshme, pasi vogelushja 12 vjecare peshonte sa nje femije 9 vjec. Per te bere detyrat e shkolles ajo perfitonte nga ajo pak drite qe hynte nga te carat e dollapit ne qytezen Brownsville ( Texas).

Kanali lokal televiziv Channel 5 i jep lajmit nje hapesire te konsiderueshme, se bashku me shume pyetje skomode, si eshte e mundur qe autoritet e shkolles nuk kane mundur te nuhasin nje situate te tille skandaloze? Alfredo dhe Leticia Ines, prinderit e arrestuar te te mitures, kane pohuar se kane marre nje mase te tille pasi vajza kerkonte te hante ne cdo cast.

Sherbimet sociale kane marre ne dorezim te kater femijet e ciftit, te cilet per momentin mund te dalin nga burgu vetem kundrejt pageses se garancise prej 275 mije dollare.
•infoalbania.org•
 
Last edited by a moderator:
Titulli: 12 vjecarja jetonte prej mese 1 viti e mbyllur ne dollap

Cfare prinderish kafshe :(:(:(gjynah :(:( Sdi cte them fare per kto kafshe njerez .
 
Back
Top