ShkodranNe
Dwell in possibility
Të gjithë jemi në ndjekje të lumturisë, edhe pse askush nuk duhet të presë që të jetë i lumtur gjithë kohës. Ka shumë gjëra të thjeshta që të ndihmojnë të gjesh lumturinë si miqtë, një libër i bukur, mësimi i diçkaje të re, një recetë që të del mirë... lista është e pafundme. Por një libër i ri përpiqet të hetojë më tej.
Ai titullohet “Libri Botëror i Lumturisë” dhe është në fakt një përmbledhje kërkimesh nga ekspertët më të njohur të psikologjisë së lumturisë bazuar në dëshmitë e njerëzve të lumtur dhe të sukseshëm.
Ja cilët janë 12 sekretet për të qenë i/e lumtur.
Gëzoju gjërave që ke
Hulumtimet tregojnë se njerëzit e lumtur kanë nivele modeste të pritshmërisë dhe aspiratave - ata synojnë drejt gjërave që mund t’i arrijnë, ndërsa njerëzit e pakënaqur synojnë shumë më tepër. Ata gjithashtu dinë si të shmangin zhgënjimet për shkak se kanë synime reale, të arritshme dhe janë të kënaqur me fatin e tyre. Sipas studiuesve ne shpenzojmë shumë kohë duke u ankuar për gjërat që na ndodhin, në vend që t’iu gëzohemi atyre që kemi.
Shijoni çdo gjë që bëni
Njerëzit e lumtur bëjnë atë gjë që pëlqejnë dhe pëlqejnë gjërat që bëjnë. Mos i bëni gjërat vetëm për të hollat apo mburrje. Nuk duhet të qëndroni në një punë që urreni, rrethuar nga kolegë antipatik vetëm për shkak se paga është e mirë. Njerëzit shpesh harrojnë se për të qenë i lumtur është shumë e rëndësishme të ndihesh mirë në vendin e punës.
Jetoni momentin
Mos u kapni pas gjërave të së shkuarës apo te dështimet e mëparshme. Po kështu mos ëndërroni për një të ardhme ideale, e cila nuk ekziston, apo të shqetësoheni për gjërat që nuk ka ndodhur ende. Njerëzit e lumtur jetojnë momentin, ata mendojnë pozitivisht. Nëse nuk jeni i lumtur sot, çfarë ju bën të mendoni se nesër do të jetë ndryshe?
Zgjidhni Lumturinë
Mos kini frikë të ktheni kokën pas dhe të rivlerësoni synimet tuaja. Imagjinoni sikur jeta juaj është një histori, të cilën ju mund ta redaktoni dhe rishikoni sërish. Kjo lloj qasje kërkon të menduarin pozitiv dhe mendje të hapur. Kjo është vetëm në dorën tuaj.
Lidhjet
Ne e arrijmë lumturinë nga njerëzit e tjerë dhe duke mbështetur të tjerët. Mos harroni se ashtu si njerëz të tjerë na bëjnë të lumtur ne, ashtu edhe ne jemi përgjegjës për lumturinë e të tjerëve. Kërkimet gjithashtu kanë treguar se të martuarit janë më të lumtur se njerëzit që janë vetëm.
Qëndroni të angazhuar
Nëse doni të jeni të lumtur, zhvilloni një personalitet social - pranoni ftesat për të dalë, merrni pjesë në aktivitete në grup etj. Mënyra më e mirë për të marrë kënaqësi është në shoqërinë e të tjerëve. Ndërtoni një jetë të pasur sociale këshillojënë sociologët, jo si një detyrim, por sepse është e dobishme, kuptimplotë dhe argëtuese. Njerëzit aktivë, social dhe me angazhime janë njerëzit më të shëndetshëm dhe më të lumturit në shoqëri.
Mos bëni krahasime
Ambicia është e shëndetshme dhe i bën njerëzit të lumtur shpjegojnë studiuesit, por e njëjta gjë s’mund të thuhet për zilinë. Krahasimet më të tjerët janë të dobishme vetëm në qoftë se ju mësoni diçka prej tyre. Fokusohuni në qëllimet dhe ëndrrat tuaja pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’iu gëzoheni arritjeve tuaja.
Ji vetvetja
Ashtu si nuk duhet të krahasoni veten më të tjerët është e rëndësishme që të mos shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Vetëm kështu do të jeni vetvetja. Njerëzit e lumtur janë spontan, te natyrshem dhe real; ata thonë gjërat që vërtetë mendojnë dhe ndiejnë dhe nuk shqetësohen se çfarë do të mendojnë të tjerët për ta. Të qenit vetvetja te bën të ndjehesh mirë, i lirë dhe autentik.
Mjaft më me shqetësime
Mos i merrni gjërat shumë seriozisht. Njerëzit e lumtur nuk shqetësohen shumë dhe pranojnë se 90% të shqetësimeve të tyre janë të pabaza.
Organizohuni
Ju mund të keni zili njerëzit që bëjnë jetë prej bohemi, por mos u mashtroni. Njerëzit e lumtur planifikojnë dhe organizojnë gjithçka. Ata i vënë vetes qëllime të përcaktuara mirë dhe dinë si t’i arrijnë synimet.
Mendo pozitivisht
Largoni emocionet dhe ndjenjat e këqija, të cilat krijojnë vuajtje psikologjike dhe parehati fizike. Njerzëit e lumtur i marrin gjërat me sportivitet. Në mënyrë të ngjashme duhet të punoni me zhvillimin e të menduarit optimist; njerëzit e lumtur shohin gjithmonë anën e mirë të gjërave. Atletët e suksesshëm dinë të përqëndrohen te fitorja, jo te humbja. Sipas psikologeve optimizmi është një mekanizëm vetëmbrojtje natyral i mendjes sonë kundër depresionit.
اmoje lumturinë
Lumturia mund të mësohet, por është gjetja e një pikësynimi në jetë që të çon te ajo, jo anasjelltas. Njerëzit e lumtur e vlerësojnë dhe e kuptojnë se të qenurit i lumtur është sekreti për të jetuar më gjatë. //radiotravel.al//