12 marifete psikologjike, që do ju japin avantazh në situata shoqërore

# 1. Nëse doni të dini diçka nga dikush, bëjini një pyetje dhe kur të mbarojë së përgjigjuri, heshtni dhe mbani kontakt me sy. Ata do të vazhdojnë t’ju tregojnë disa gjëra të tjera, pothuajse çdo gjë.

# 2. Kur përpiqeni të bindni dikë për diçka, sigurohuni që ata janë të ulur dhe ju jeni në këmbë. Kjo i bën të besojnë më shpejt.

# 3. Çelësi i vetëbesimit është të ecni në një dhomë dhe të supozoni se të gjithë ju pëlqejnë.

# 4. Referojuni njerëzve që sapo keni takuar me emër. Njerëzit duan të përmenden me emrin e tyre dhe kjo do të krijojë menjëherë, një ndjenjë besimi dhe miqësie. Shembull: “Gëzohem që ju takoj Tina. Pra, Tina si e njihni Norën?”. Dhe vazhdoni të përsërisni emrin gjatë gjithë bisedës.

# 5. Nëse dikush është tërhequr prej jush, sytë e tij/saj fillojnë të ndizen më shumë se zakonisht gjatë bisedës me ju.

# 6. Pikasni dallimin midis një buzëqeshje të rreme dhe një të vërtetë. Ju mund të gjeni nëse dikush është duke buzëqeshur me të vërtetë ose duke bërë gjoja, duke i parë në sy. Pranë syve të tyre formohen rrudha, kur buzëqeshja është e vërtetë.

# 7. Kushtojini vëmendje këmbëve të njerëzve. Për të ditur nëse dikush është i interesuar në një bisedë, shikoni këmbët e tyre. Nëse i kanë drejtuar nga ju, atëherë anë të interesuar. Nëse janë drejtuar anash ose ndonjë drejtim tjetër, nuk janë. Këmbët nuk gënjejnë.

# 8. Kur jeni në një festë apo një takim. Kur jeni në një festë ose në një takim, bëni një shaka dhe vëzhgoni njerëzit që qeshin rreth jush. Njerëzit që ndjehen afër njëri-tjetrit do të shikojnë njëri-tjetrin në sy. Kjo është e dobishme për dallimin e miqësive dhe marrëdhënieve tek të tjerët.

# 9. Si të bëni njerëzit të bëjnë atë që doni ju. Ofrojini dikujt një zgjedhje, në vend të një komande. Për shembull, në vend që të thoni një fëmije: Pije qumështin!, provoni t’i thoni: Cilin qumësht, nga cili filxhan, do që të pish? Kjo i jep personit një ndjenjë kontrolli, prandaj edhe prodhon një shans më të lartë për një rezultat më të mirë.

# 10 Si të fitosh një debat? Nëse personi që debaton humbet durimin dhe fillon të bërtasë, tendenca natyrore njerëzore është që të bërtisni dhe ju. MOS! Rrini të qetë dhe përgjigjuni në heshtje. Kjo do t’i shpërfytyrojë edhe më shumë. Provojeni! Funksionon.

# 11. Reflektoni gjuhën e trupit të njerëzve për të ndërtuar besimin. Nëse me lehtësi imitoni gjuhën e trupit të personit me të cilin po flisni, mund të ndërtoni besim me të. Duke pasqyruar mënyrën se si ata flasin dhe se si lëvizin, do të pëlqeheni më shumë, sepse, për ta, do të dukeni se jeni të pajtueshëm.

# 12 Fillimi Për të mbjellë farën e një ideje në mendjen e dikujt, kërkoni nga ata që të mos mendojnë fare për një gjë të caktuar. Le të themi që unë ju kërkoj të mos mendoni për ELEFANTET. Për çfarë po mendoni?
O psikilogia forumit tiii...
 
Në fakt janë shembuj dhe mësim i mirë për introvertët se si të adaptohen në rrethana ku dominon një shoqëri e bazuar në vlera ekstroverte.

p.s. për të kuptuar se cilit grup i takoni, shtrydhni ca pika lëng limoni në gojë. Nëse prodhoni më shumë pështymë - jeni introvert. :)
 
Dua te cilsoj dicka kjo nga emipira ime.
Njerzit qe nuk te shohin ne sy kur flasin ose bisedojne, pergjethsisht jane o pak komplesiv,ose jane te fshehte dhe hipokrit.
Por pervec ketyre,nje njeri qe takon,bisedon dhe shikimi i ti eshte gjithmone diku gjeti pervec se tek syte e biseduesit,eshte jo etik dhe i duhur.
Do e quaja mungese respekti ne nje bidese.
Deri ne rendomtesi.
 
ata qe kan komplekse jan dhe te turpshem por jo tja maresh per hipokrizi me duket pak e tepruar

qe te kuptosh dike shikoji actions not words
 
Kur takoni njerez te rinj, lerini njerezit te flasin rreth vetes. Njerezve ju pelqen te ndihen se dikush po i degjon.
 
# 3. Çelësi i vetëbesimit është të ecni në një dhomë dhe të supozoni se të gjithë ju pëlqejnë.

Ne dhome :giggle: :p ne situata shoqerore :rolleyes: hajde marifet psikologjik, hajde ;) shtrati aty 2 metra me 2 e gjysme :lol: plus marifeti tjeter psikologjik :unsure: zhvishu se per koke te kalamajve s'te beje gje ;):p:unsure::p
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top