1.Tregohuni vetë konfidentë
Kjo nuk do të thotë të shtireni sikur jeni të përsosur. Tregojeni ankthin tuaj, por mos u përqëndroni shumë aty. Përqëndrohuni më shumë në gjërat positive të një situate.
2. Mos u dëshpëroni për gabimet
Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se të gjithë bëjnë gabime. E rëndësishme është të mësosh prej tyre dhe të mos e lejosh frikën nga dështimi të të pengojë në marrjen e iniciativave.
3. Nxitini të provojnë gjëra të reja
Në vend që të harxhojnë gjithë energjinë tek gjërat ku janë të shkëlqyer, fëmijët kanë nevojë të provojnë gjëra të ndryshme. Përftimi i aftësve të reja rrit besimin në vete dhe i bën ata të gatshëm të presin çdo gjë që mund të vijë me kohën.
4. Lejojini fëmijët të dështojnë
ثshtë normale dëshira e prindit për të mbrojtur fëmijën, por “provë-gabimi” është mënyra si mësojnë fëmijët, dhe mosarritja e një objektivi i ndihmon fëmijët të menaxhojnë dështimet dhe të kuptojnë se nuk është fundi i botës. Po ashtu, kjo i ndihmon ata të përpiqen më shumë.
5. Përgëzoni vendosshmërinë
Të mësosh të mos dorëzohesh me frustrimin e parë që has është një aftësi e rëndësishme jetësore. Vetëbesimi nuk ka të bëjë me suksesin e gjithanshëm gjatë gjithë kohës, por ka të bëjë me durimin për të vazhduar përpjekjet, dhe aftësinë për të mos u shqetësuar nëse nuk je më i miri nga të gjithë.
6. Ndihmoni fëmijët të gjejnë pasionet e tyre
Zbulimi i interesave të tyre i ndihmon fëmijët të ndërtojnë ndjesinë e identitetit që është thelbësore në ndërtimin e vetëbesimit.
7. Caktoni objektiva
Ndihmoni fëmijët të kthejnë dëshirat dhe ëndrrat e tyre në hapa objektivash të arritshëm. Në këtë mënyrë do të mësojnë aftësi që do iu duhen përgjatë gjithë jetës.
8. Gëzojuni përpjekjeve
Përgëzimi i fëmijëve për arritjet e mira është i nevojshëm, por përgëzimi i mundimit të fëmijës pavarësisht arritjes është po aq i nevojshëm. Duhet shumë punë ndonjëherë për të mësuar një aftësi dhe ndonjëherë rezultatet nuk janë të menjëhershme. Gjithësesi tregojuni fëmijëve se ia u vlerësoni punën dhe mundin.
9. Prisni ankesa
Ata mund të ankohen, por fëmijët ndjehen më shumë të lidhur dhe të vlerësuar kur iu kërkohet të bëjnë detyra të përshtatshme me moshën e tyre kronologjike.
10. Pranoni mospërkryerjen
Si të rritur, ne e kuptojmë se perfeksioni nuk ekziston dhe është e rëndësishme që fëmijët ta kuptojnë këtë sa më herët të kenë mundësi. Pavarësisht imazheve që shohin në media, ndihmojini ata të kuptojnë se ideja se të tjerët janë gjithmonë të lumtur, të suksesshëm dhe të veshur bukur është fantazi. Kujtojini se të mosqënurit perfekt është njerëzore dhe normale.
11. Përgatitini për sukses
Sfidat janë shumë të mira për fëmijët, por atyre duhet t’ju krijohet edhe mundësia ku kanë siguri që do të kenë sukses. Ndihmojini fëmijët të përfshihen në aktivitete që i bëjnë të ndjehen rehat dhe me besim të mjaftueshëm në vetvete për tu përballur me sfida më të mëdha.
12. Tregojuani dashurinë
Lereni fëmijën të kuptojë se ju e doni, pavarësisht se çfarë ndodh, pavarësisht notave, rezultateve në ndeshje etj. Siguria që krijon fëmija në dashurinë tuaj do ta bëjë atë t’ia dojë vlerat vetes edhe kur nuk ndjehet mirë me veten.
Përgatiti: Elona اeço(FB)