Kombinimi i numrit 12 që regjistrohen sot më 12.12.2012 është diçka jo fortë e zakonshme dhe shumë të pasionuar pas simbolikës dhe profecive presin të ndodhi diçka e jashtëzakonshme.
Në Kinë, ku serialet numerikë “perfekt” konsiderohen si fatsjellës, pritet të shënohet një rekord lindjesh dhe martesash. Ndërkohë dhe në vende të tjera të botës, pritet të ndodh e njëjta gjë dhe miliona persona ta konsiderojnë sotme si një “mesazh” kabala.
Skeptikët e cilësojnë si një rastësi e thjeshtë. Megjithatë e mërkura do të jetë një ditë e veçantë ku asteroidi Toutatis do të kalojë pranë planetit tonë, me 6.9 milionë km distancë. Astronomët thonë që nuk ka asnjë rrezik për sigurinë tonë, megjithatë ata shpjegojnë se asteroidi hyn në kategorinë e trupave qiellorë potencialisht të rrezikshëm.
Kalendari Maya e ka “parashikuar” fundin e botës për një datë tjetër, për në 21 dhjetor 2012, pasi përputhja e dy ngjarjeve do të kishte krijuar një psikozë të frikshme, si ajo që u regjistrua në fund të mijëvjeçarit, në vitin 2000 kur u përfol “puthja e mijëvjeçarit” që duhet të çmendte të gjithë kompjuterat në botë.
Shkencëtarët dhe studiuesit buzëqeshin përpara këtyre fenomeneve, por mjaft prej tyre janë shqetësuar për sjelljen e banorëve të disa vendeve të Francës Perëndimore, që besojnë se vetëm ata mund t’i shpëtojnë fundit të botës. Në këto vende “magjia” është perfekte, sepse aty ndërthuren teoritë për shfaqjen e ufo-ve, herezitë e Katarit, kërkimet për Graalin e Shenjtë dhe epopeja e Kalorësve Templarë./Tch