105 Vjetori i Kongresit të Manastirit: 1908 - 2013

Love

βeℓℓe â๓e
kongresi_i_manastirit_2.png


50 Delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Gjergj Fishta

"Vëllezër nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku të krijojmë një alfabet të përbashkët. Jemi këtu jo për t'u përçarë, por për t'u bashkuar ..."

Ndre Mjeda

Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, puth nep zymbŷli,
pa 'da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u 'da s'duron,
fundë e majë nji âsht' Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.

Mihal Grameno

"Ah, me sa gëzim e pritëm këtë ditë të Kongresit tonë të ABC-se, sepse ky kongres nuk ishte thjesht një kongres gjuhëtarësh, por një kongres kombëtar për çështje të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare"

Parashqevi Qiriazi (gruaja e vetme në Kongres)

Për të luftuar punën e vlefshme të Kongresit të parë të Manastirit dhe për të penguar mbrodhësinë e popullit shqiptar e të arësimit me gjuhën amtare, xhonturqit nisën fushatën kundër abecesë shqipe duke botuar një abetare të tyren me shkronja arabe. E zemëruar nga kjo punë e keqe e xhonturqvet kundra abecesë aty për aty shkrova hymnin e alfabetit kombëtar, i cili u këndua në katër anët e Shqipërisë më 1909.

Alfabeti

Sot është dita, shqiptarë, të përpiqemi,
Alfabetin ton' ta mprojmë,
Shpejt o burrani;
Shkronjat tona jan' të arta,
Këto duamë ...

Lasgush Poradeci

Poradeci, në 1908 nxënës në vitin e parë në kolegjin e Manastirit, në një skicë të tijën, e përshkroi kështu këtë moment: "Ishte një i ftohtë i madh me deborë dhe ne prisnim në të dyja anët e lumit Draguar që nanuriste me qetësi perëndie. Pas pak çastesh filluan të vijnë delegatët. Vijnë me radhë llandonet me nga katër kuaj secili, të zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe kuajve iu kishin lidhur fjongo kuqezi nëpër këmbë. Sipër mbi një karroce fluturonte një korb. Ndalon karroca dhe prej saj del اerçiz Topulli. Më pas ai mori në shënjë korbin, duke sharë ashtu sic shajnë burrat kur korbi ra para këmbëve te Mihal Gramenos. "Të lumtë اerçiz, - i thote Mihali. - Kongresi i ABC-së do të na vejë mbarë."
peshkupauje
 
Titulli: 105 Vjetori i Kongresit të Manastirit: 1908 - 2013

Gezuar jubiliarin kongresit te manastirit!!!

PER SHUME VITE GEZUAR !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top