-
- Anëtarësuar më
- Apr 15, 2011
-
- Mesazhe
- 25,061
-
- Reagimet e mara
- 13,040
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Diku Neper Planet
TORINO- Në kuadrin e aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, Nausika Spahia, inauguron bashkë me shoqatën “Vatra Arbëresh” dhe autoritetet lokale në Chieri të Torinos Rrugën “Skanderbeg”.
Ky është një nder i madh që i bëhet popullit shqiptar dhe Shqipërisë në këtë jubile. Kjo është e hera e parë që një qytet në Veri të Italisë emëron një rrugë me emrin e Heroit tonë Kombëtar, kjo falë edhe punës së shkëlqyer që komuniteti arbëresh në Itali ka bërë dhe bën për të ruajtuar dhe promovuar kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare.
Konsulli i Milanos falënderoi dhe i uroi festën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve të pranishëm me të cilët vazhdoi festimet me këngë e valle tradicionale. Presidenti i Shoqatës “Vatra Arbëresh” falënderoi Konsullin e Shqipërisë, Nausika Spahia për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë këtij komuniteti në veriun e Italisë.
(m.a/panorama/BalkanWeb)