100-vjetori, rruga në Torino merr emrin Skënderbeg..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
61021.jpg

TORINO- Në kuadrin e aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, Nausika Spahia, inauguron bashkë me shoqatën “Vatra Arbëresh” dhe autoritetet lokale në Chieri të Torinos Rrugën “Skanderbeg”.

Ky është një nder i madh që i bëhet popullit shqiptar dhe Shqipërisë në këtë jubile. Kjo është e hera e parë që një qytet në Veri të Italisë emëron një rrugë me emrin e Heroit tonë Kombëtar, kjo falë edhe punës së shkëlqyer që komuniteti arbëresh në Itali ka bërë dhe bën për të ruajtuar dhe promovuar kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare.

Konsulli i Milanos falënderoi dhe i uroi festën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve të pranishëm me të cilët vazhdoi festimet me këngë e valle tradicionale. Presidenti i Shoqatës “Vatra Arbëresh” falënderoi Konsullin e Shqipërisë, Nausika Spahia për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë këtij komuniteti në veriun e Italisë.
(m.a/panorama/BalkanWeb)
 
Titulli: 100-vjetori, rruga në Torino merr emrin Skënderbeg..

Edhe ne serbi ekziston statuia me kali e skenderbeut ne beograd :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top