100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise

Darius

DENY IGNORANCE
Sapo kaloi festa me e madhe ne historine e ketij populli, festa e 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.

Ju ftoj te gjitheve ju qe te gjeni kohe, qe te mendoni pak mbi historine e ketyre 100 vjeteve dhe te shprehni mendimin tuaj te plot ne kete teme. Qellimi i kesaj teme nuk eshte diskutimi apo replikat, qellimi i kesaj teme eshte qe te mbledhi mendimet e gjithe shqiptareve per domethenien e kesaj feste dhe arritjet e sfidat e ketij populli si ne te shkuaren edhe ne te ardhmen.

- Cilat mendoni se jane disa prej arritjeve me e madhe e ketyre 100 vjeteve pavaresi?
- Cilat mendoni jane disa prej gabimeve historike te shqiptareve ne keto 100 vjet?
- Si ndiheni kur krahasoni kontributin dhe sakrificen e brezit para nesh me brezin qe ju i perkisni?
- Cilat jane disa prej sfidave te se ardhmes qe ju shikoni?
....
....

Gezuar 100 vjetorin e pavaresise!
 
Titulli: 100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise

100 vjet jane shume per jeten e nje njeriu te vetem, por nuk jane shume per jeten e nje populli. Ne rastin e popullit tone shqiptar, shekulli qe sapo lame pas ishte nje shekull i mbrapshte. Udhetimi i Shqiperise se pavarur filloi me shkaterrimin e dy prej perandorive me te medha te kohes; perandorise otomane dhe perandorise austro-hungareze; vazhdoi me dy luftra Ballkanike; dy luftra boterore; pasuar nga 50 vjet ndarje, izolim, dhunim te te drejtave me elementare te njeriut, si ne shqiptaret e Shqiperise edhe ata qe e gjeten veten nen ish-federaten jugosllave. Nje shekull i mbushur plot me vuajtje, sakrifica, peripeci te tilla, qe vune ne medyshje me shume se njehere ekzistencen e shqiptareve si popull. Dhe ndryshe nga popujt e tjere, vuajtjet e shqiptareve ishin me te thella e me te gjata ne kohe.

Ne keto 100 vjet, kane lindur, jetuar e punuar 4 breza shqiptaresh. Brezi i pare ishte brezi qe lindi me shpalljen e pavaresise. Ky ishte brezi qe duhej te shijonte lirine e pavaresine i pari, por u perball me luftrat ballkanike dhe luften e pare boterore. Shkaterrimi i rregjimit te vjeter otoman mes shqiptareve dhe lufta e shume fuqive te kohes per te bere placke lufte ne kurriz te popullit shqiptar, si populli i vetem i ngelur nen perandorine otomane qe sapo kapitulloi. Per kete brez, mbijetesa ishte objektivi kryesor. Brezi i dyte do te lindte ne kohen e konsolidimit te shtetit te pare modern shqiptar. Pas Kongresit te Lushnjes ne 1920, me ngritjen e qeverise se re ne Tirane, per here te pare shqiptaret siguruan mbeshtetjen e duhur politike si brenda e jashte vendit, per te ngritur nje shtet. Deri ne keto vite, Shqiperia dhe shqiptaret ishin as ne qiell e as mbi toke. Ushtrite e fuqive te ndryshme leviznin lirshem ne territorin e vendit dhe eksperimentet e kthimit te Shqiperise ne nje koloni evropiane deshtuan keqasi. Vendi ishte ne nje nga udhekryqet me te veshtira te tij: behej fjale ndarja e Shqiperise nga fuqite e huaja si rruga e vetme e mbetur. Qeveria e Tiranes arriti qe te siguroje per here te pare qe nga 1912 kontrollin e gjithe territorit te Republikes. Per here te pare u caktuan kufijte e Shqiperise dhe per here te pare shqiptaret e thjeshte ndjene doren e ligjit dhe shtetit shqiptar. Brezi i dyte i shqiptareve ishte brezi qe lindi ne te njejten kohe me shtetin demokratik shqiptar.

Por edhe kjo arritje e shqiptareve, nuk do ta kish shume te gjate jetegjatesine e saj. Shqiperia ishte e para qe kuptoi ardhjen e Luftes se Dyte Boterore. Italia fashiste do te pushtonte vendin ne 1939 duke i sinjalizuar botes se Lufta ishte afer. Lufta me e eger ne historine e njerezimit, do ta kthente Shqiperine ne nje fushe-beteje ku fatet e popullit dhe vendit vareshin perseri nga interesat e fuqive te huaja. Lufta perfundoi 5 vjet me vone duke e lene vendin ne nje gjendje te mjeruar e me pasoja te medha.

Brezi i trete i shqiptareve ishte brezi i lindur i pas luftes se dyte boterore. Ky eshte brezi i ideologjise komuniste. Clirimi i Shqiperise i solli Shqiperise nje ideologji te re komuniste, te importuar nga popujt fqinje italiane e jugosllave. Nje ideologji e huaj per shqiptaret e mesuar me traditat e tyre te vjetra, por qe shume shpejt, do te pushtonte e diktonte cdo aspekt te jetes shqiptare. Ky eshte brezi i vullnetareve qe nje pjese te mire te jetes se tyre e kaluan duke bere pune te detyrueshme vullnetare "ne ndertimin e Atdheut". Me pas erdhi izolimi nga bota dhe dhunimi i cdo shqiptari qe guxonte te mendonte ndryshe nga rregjimi. Shqiperia ishte kthyer ne nje karantine, ne nje bunker, ne nje cmendine te perbashket, prej se ciles askush nuk mund te dilte. Kurse shqiptaret brenda Shqiperise, ishin kthyer ne minj laboratori ku perdite duhet te perballeshin me nje propagande shfrenuar te rregjimit mbi cdo aspekt te jetes dhe me nje politike te mireorganizuar per indoktrinimin e masave, qe nga femija ne bark te nenes e deri tek pleqte ne pragun e vdekjes.

Brezi i katert i shqiptareve ishte brezi i lindur mes viteve 1970 e 80. E vecanta e ketij brezi ishte se do te lindte e kalonte femijerine e vete nen komunizem e iozlim, por ne moshe madhore, do te perjetonte e sillte rrezimin e ketij rregjimi. Ky eshte brezi i tranzicionit dhe emigracionit. Ky brez do te kish fatin e rrezimit te rregjimit komunist dhe risjelljen ne Shqiperi te nje rendi te hapur politik pluralist, rikthimin e republikes parlamentare. Shqiptaret edhe pse te varfer e prapambetur nga nje izolim 50 vjecar me boten, provuan perseri se cfare do te thote te jesh i lire, te medosh e shprehesh hapur ate qe mendon, pa pasur frike nga ndeshkimi i rregjimit. Ne kerkim te nje jete me te mire, qe nuk ua ofronte dot vendi i tyre, ky brez mori rrugen e mergimit drejt botes se lire.

Perse ua risolla me pak fjale keto kendveshtrime te ketyre 4 brezave?

Per nje arsye te thjeshte. Qe te kuptoni se sa me fat e te bekuar jane te gjithe shqiptaret qe jetojne sot ne kete epoke. Te pakten une keshtu ndihem. Ne kete 100 vjecar, jam i pushtuar nga nje ndjesi e thelle mirenjohjeje dhe optimizmi. Per kedo qe eshte student i historise se ketij populli, nuk ka se si te mos lexoje historine e tij e te cuditet se si kemi arritur te mbijetojme perballe forcave shume here me te fuqishme se ne. Ndjej mirenjohje te thelle ndaj sakrifices se jashtezakonshme te atyre 3 brezave qe kane ardhur para meje. Jeta e nje populli eshte nje stafete brezash, ku cdo brez perballet me sprovat dhe pergjegjesite e veta historike, si ndaj brezave qe erdhen para tyre, edhe ndaj brezit te femijeve te tyre qe do te lene pas. Eshte shume kollaj ne kohen qe jetojme qe te harrojme e percmojme brezat qe erdhen para nesh. Nuk do te ishim ketu ku jemi pa punen e sakrificen e tyre.

Jam edhe shume optimist per te ardhmen, pasi shqiptaret jane sot me te lire, me te bashkuar dhe me te pasur se kurre ndonjehe ne historine e tyre! Kjo nuk do te thote se problemet e shqiptareve kane marre fund, perkundrazi. Por nese krahasoni problemet qe ju hasni sot, me problemet qe hasnin brezat para jush, ka per t'iu ndihmuar te kuptoni se sa hapa gjigande kemi bere perpara si popull. Jemi me te lire se kurre pasi cdo shqiptar sot gezon dinjitetin e tij te plote si njeri e si shqiptar, kudo qe ai jeton, ne Shqiperi, Mal te Zi, Kosove, Maqedoni e cdo vend te botes. Te gjithe shqiptaret sot jane te integruar ne jeten politike dhe ekonomike te vendit ku jetojne dhe te gjithe shqiptaret gezojne te drejten e votes se lire e te fshehte. Kjo eshte mbase arritja me e madhe politike e shqiptareve si popull ne shekullin e XX.

Shqiptaret sot jane edhe me te bashkuar se kurre ne historine e tyre. Kufijte ideologjike dhe politike jane rrezuar. Largesia fizike eshte shkurtuar: nje malesor nga Mali i Zi apo nje qytetar i Prishtines e Shkupit mund te vije ne Tirane brenda pak oresh me makine. Disinivelet kulturore ne anet e kufijve qe ndajne shqiptaret po sheshohen me kohen: femijet ne Kosove po mesojne gjuhen shqipe me te njejtin abetar qe mesojne edhe shqiptaret ne Shqiperi. Problemet e shumta te jetes ne te gjitha trojet shqiptare jane te njejta: shqetesimi kryesor eshte punesimi dhe integrimi ne jeten ekonomike te vendit, ne menyre qe te sigurojne nje jete me te mire per vete e femijet e tyre. Opinioni publik shqiptar nuk eshte me i fragmentizuar, por bumi teknologjik dhe mediatik ka bere qe shqiptaret te komunikojne me njeri-tjetrin e te njihen me problematikat e tyre brenda pak sekondash. Mos shkoni me larg se ky forum, ku do te gjeni tema e diskutime te shqiptareve nga mbare bota e nga mbare trojet shqiptare, qe diskutojne per te njejtat probleme. Problematika e Tiranes nuk eshte me vete problematika e shqiptareve te Shqiperise dhe problematika e Prishtines, Shkupit e Podgorices, nuk jane me vetem problematikat e tyre lokale. Te gjitha keto jane problematika shqiptare qe presin angazhimin dhe impenjimin e te gjithe shqiptareve.

Shqiptaret sot jane edhe me te pasur se kurre ne jeten e tyre. Mireqenia e gjithe shqiptareve eshte rritur ndjeshem dhe ne nje kohe mjaft te shkurter. Merita kryesore per kete eshte pasuria me e madhe e shqiptareve, pasuria njerezore. Shume shqiptare kane sensin e gabuar se pasurite tona si popull jane pasuri natyrore: ate qe ofron mbitoka dhe nentoka shqiptare. Ne fakt, pasuria me e madhe e shqiptareve si popull eshte pasuria njerezore. Duke qene se jemi nje popull i ri ne moshe, kemi energji dhe forca qe po u derdhen ne pune, kane per te sjelle nje zhvillim te jashtezakonshem ekonomik. Kete e deshmojne arritjet e gjithe atyre qindra mijera emigranteve shqiptare ne bote, qe ne keto dekadat e fundit kane arritur te integrohen shume mire ne jeten e vendeve kur jetojne, duke dhene nje kontribut te madh ne keto shoqeri.

Cfare ruan e ardhmja per shqiptaret?

Askush nuk mund te shohi te ardhmen, por te gjithe duhet te dime t'i japim pergjigje pyetjes se cilat jane gjerat me te shenjta per ne si popull?

- Liria eshte ne krye te listes dhe kjo nuk duhet kuptuar si nje atribut i nje popull por si nje atribut i cdo shqiptari. Dhunimi i lirise se nje shqiptari te vetem eshte dhunim i lirise se gjithe popullit shqiptar. Nuk duhet te rreshtim se punuari derisa dinjiteti njerezor dhe liria e cdo shqiptari ne bote respektohet.

- Nuk mund ta shijosh dot lirine nese nuk jeton ne paqe. Shekulli i kaluar ishte shekulli i luftrave dhe humbjes se jeteve te pafajshme, shekulli i ri duhet te jete nje shekull i paqes. Pa paqe nuk ka as zhvillim. Duhet te punojme qe te mbrojme me cdo kusht paqen e fituar pasi ua kemi borxh brezave qe vijne pas nesh, femijeve tane. Ua kemi borxh atij brezit te peste qe akoma nuk e ka marre stafeten e brezit para tij: 20 vjecaret ne Shqiperi qe nuk kane jetuar nje dite te vetme nen komunizem por ne demokraci; 14 vjecaret ne Kosove qe nuk kane jetuar nje dite te vetme nen Jugosllavi e nuk kane provuar flaket e luftes. Keta jane pellumbat e bardhe te paqes mes shqiptareve dhe keta do te jene brezi me i bekuar i shqiptareve.

- Nuk ka zhvillim pa pune. Gjithe energjite tona si njerez duhet te derdhen ne pune per nje jete me te mire per familjet tona. Ne shekullin e kaluar ne u mesuam te flisnim "ne emer te popullit" e "ne emer te Shqiperise". Fytyra e secilit prej nesh qe i themi vetes shqiptar, eshte fytyra e Shqiperise. Emri i secilit prej nesh eshte emri i Shqiperise. Imazhi i jetes se secilit prej nesh, kudo qe ne jetojme ne bote, eshte imazhi i Shqiperise. Liria qe ne gezojme si njerez, eshte edhe liria e Shqiperise. Pasuria qe ne fitojme me pune eshte edhe pasuria e Shqiperise. Kur ne jemi te varfer, Shqiperia eshte e varfer. Kur ne jemi te pasur, Shqiperia eshte e pasur. Keto jane te gjitha gjera afer mendjes, por shpesh ne shqiptaret biem shume pas emocioneve dhe humbim edhe sensin me elementar. Naim Frasheri do te shkruante ne vargjet e tij, e do ta permblidhte kete shume bukur qe ne filimet e shekullit te XX: "Pune, pune nate e dite, qe te shohim pakez drite..." Energjite e ketij populli te ri ne moshe duhet te derdhen ne pune.

Nuk duhet te harrojme vuajtjet e sakrificat e shekullit qe sapo lame pas, por as nuk duhet te kthehemi ne pengje te se kaluares qe nuk na le te ecim perpara. Syte tane duhet te jene perpara. Syte tane duhet te jene drejtuar nga brezi i ri i shqiptareve, nga ata 20 vjecaret shqiptare qe zura ne goje me lart. Ata jane e ardhmja jone dhe e ardhmja e Shqiperise.

Le te sjelle shekulli i ri vetem liri, paqe e pune per popullin shqiptar.
 
Titulli: 100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise

Per mua te kuptosh nje shtet se ne cfare stadi eshte duhet te shikosh tre faktor te matshem:

1. Mireqenie sociale perfshi dhe shendetsine
2. Sigurine qytetare
3. Arsimimin

Fatkeqesishte te tre keta faktor i kemi ne nivele shume te ulta.

Ngelet shume per tu bere.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top