100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Ado

FISEBILIL-LAH
Më rastin e Kurban Bajramit Komuniteti Mysliman nga Turqia në Shqipëri ka sjellë rreth 100 mijë kurbane, që do të shpërndahen për të varfrit shqiptarë. Nisma e quajtur “Kurban turq për festën shqiptare” është një dhuratë dhe një vazhdimësi e bashkëpunimit vëllazëror midis shqiptarëve dhe turqve. Përfaqësuesi i komunitetit Mysliman të Turqisë Demirhan Dinç u shpreh se kjo dhuratë për vëllazëritë shqiptarë.

“Ju urojmë qytetarëve festën e Kurban Bajramit 2013. Komuniteti Mysliman i Turqisë shpërndan kurban në 60 shtete të vendit dhe këtë radhë u përzgjodh edhe Shqipëria. Në Shqipëri kurbanët do të shpërndahen në 35 zona dhe këto kurbane janë një dhuratë e vogël për popullin shqiptar. Kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimit vëllazëror mes dy popujve tanë. Shoh një marrëdhënie të ngrohtë dhe të mrekullueshme me shqiptarët”, ka theksuar ai.

Ndërkohë që Myftiu i Tiranës Ylli Gurra shprehet se edhe Myftinia e Tiranës ka bërë kurban për njerëzit në nevojë.

Kurban Bajrami është festë fetare Islame, ku myslimanët të cilët kanë mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Mbaroi mishi i fresket ne Shqiperi, qe duhet tja sillnim nga Turqia? Nese do donin te dhuronin kurban mjafton te paguanin myftin neper qytete dhe i blinin ketu gjën e gjall per njerezit e varfer, gjithsesi shenj solidariteti esht dhe ky :)
 
Redaktimi i fundit:

respekte per vepren cent na mundem me thon pse edhe nuk e kan pjek mishin ne furre per mendimin tem veper humanitare meriton respekt..
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

2 kg per çdo familje ne nevoje,s'jan genjeshtra keto,me than njerez qe jan shperndar ne fshatra qe jetojn ne skamje!

Sa gjest te mire!
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Mbaroi mishi i fresket ne Shqiperi, qe duhet tja sillnim nga Turqia? Nese do donin te dhuronin kurban mjafton te paguanin myftin neper qytete dhe i blinin ketu gjën e gjall per njerezit e varfer, gjithsesi shenj solidariteti esht dhe ky :)

hahahahahah khaaaa qka nuk ndegjon njeri ! edhe te ndihmat tu qit kushte ! ja ami lekt se i blej vet :D po ata kan desht me ba mir edhe kan ba mire , pse mos me i ble ata xhinxha ne turki ! sepse atje ata e din a vlen per Kurban a jo ! ketu ne shqiperi si ta kuptojn qe eshte nga te huajt ja dyfishojn qmimet !
 
Nuk ishte puna jepi lek ta blejn vete, ata kan bere shume mire dhe vertet gjest human nga shteti turk :)
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Mbaroi mishi i fresket ne Shqiperi, qe duhet tja sillnim nga Turqia? Nese do donin te dhuronin kurban mjafton te paguanin myftin neper qytete dhe i blinin ketu gjën e gjall per njerezit e varfer, gjithsesi shenj solidariteti esht dhe ky :)

Po pra, te kalojn leket ne shqiperi, ca ti vjedhi shteti ca ti vjedhin tjeret rruges, e te vin leket per 100 dele kurban ne shqiperi, Lol
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Zakonisht kur fal diçka , sidomos ne kurban bajram , eshte shume gjynaf ta permendesh .

Fal dhe mbyll gojen , se ndryshe i takon qe ke dhen per ti dhen ze veti dhe nuk quhet .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Hartin i ka jep eshte normale e cek se i ka jep per te varferit spo i permend me emra qe te ndihen ata keq keshtu qe respekt .....

Pajtohem me ty kur i fal dikujt diqka nuk permendet po nuk eshte permend emri i pervecem .
 
Po mire , i ka jep per ti dhan za veti pra . Seshte nevoja per te permend emra se e dim ne qe jemi te verfer . Eshte per te gjithe ne kjo lol
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Me gjithe respekte per vepren une jam kunder ketyre gjerave vetem jam shume i mllefosun ne Kosove kur dikush i nderton nje familje te varfer shtepin pastaj shkon me Televizion me tregu se e bona kete humanitet e bene ate familje te ndjehet dy here keq njehere qe ska shtepi njehere qe me fatekeqsin e tyre dikush qe e ka kuleten e trashe mundohet me i jep vetes emer....

Sido qe te jete respekt per Humanitetin ...
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

E shokon qe qenkemi te nje mendje Xhebo !
 
Kjo gje ne turki qenka tradit qe behet gjdo bajram ! keshtu qe mediat e kan pyet dhe ai ka tregu qe kete vit ne 60 vende te botes qe bejn ndihma te tilla e kan fut edhe shqiperin ! pra eshte transparenc kur e pyesin ai duhet te pergjigjet ! dhe jo qe ky i ka ftu mediat dhe ju ka than DO JA DERGOJM SHQIPERIS 100 mije kurbana !
 
Une e pranoj realitetin qe eshte sjam nga ata tipat qe them veq une e kam drejt kerkush ska qef i varfer kerkush ska qef qe me dal ne TV si njeri qe merr lemoshe nga dikush per ate them burrat qe ndihmojne dikond nese e bejne me zemer te kujdesen te mos lendojne me teper ato zemra qe tash thuajse jan te lenduara....

Kjo praktike ne Kosove eshte shume e perhapne ja maron shtepin dikujt edhe te nesermen e ki ne tv pffff reklam vetes i them kesaj....
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Kjo gje ne turki qenka tradit qe behet gjdo bajram ! keshtu qe mediat e kan pyet dhe ai ka tregu qe kete vit ne 60 vende te botes qe bejn ndihma te tilla e kan fut edhe shqiperin ! pra eshte transparenc kur e pyesin ai duhet te pergjigjet ! dhe jo qe ky i ka ftu mediat dhe ju ka than DO JA DERGOJM SHQIPERIS 100 mije kurbana !

Ai qe na solli ketu lajmin na beri te ndjehemi keq ne te varferve . Nuk ti duam fare Ado meqe na i permede .
Mbaj per vete e te bafshin mire !
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

RIP qingjave te shkrete :(
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Bravo ...sa mire mendojne te huajt per njerzit ne nevoje dite feste sesa shteti yt ... Gjest i mrekullushem
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Zoti ua shperblefte,
gjthss, teksa po lexoja komentet mu kujtua nje histori e verte. Para disa vitesh nje shtet i huaj(ska rendesi emri) donte te paguante rrogat e tgjith imameve shqiptar, dhe lajmeron KMSH se duhet te deroj llogarit bankare qe rroga tu vinte direkte nga ai shtet pa kaluar ne 100 duar. dhe KMSH asokohe si te ndershem qe ishin u thone: JO nqs doni tna ndihmoni duhet te dorzohen te gjitha ndihmat tek ne si fillim, e si perfundim marreveshja u prish e imamet ngelen me ate rroge minimale qe i paguan KMSH... U habiten kto kendeja, epo than me dokumente e cdo gje, jeni i vetmi shtet qe sdonit ndihme, haha...
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Shqiptaret gjithmon e nxjerrin nga nji bisht,disa gjera duhet te bahen publike qe te ndergjigjsohen edhe shoqata te tjera ose njerz te tjer te cilet kan mundsi.
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Marrdhenie te ngrohte me qingja :p
I befte mire i befte se gjynah per ata qe skane me cf te festojne.
 
Titulli: 100 mijë kurbane nga Turqia për të varfrit shqiptar

Ku ka me mire... Mish qingji,vere raki
Cigare me te drredhme, edhe drridh tespiet gjith diten
Ne pune do shkoj komshiu:)

Bravo turqise.... I jepet per gjakderdhje
 
Nuk eshte per tu tallur o loverman eshte respekt per nje komunitet pa marre parasysh mos kalo ne extreme fetare ta them si mik...
Turqia te pakten nuk e ka ende ligjin e luftes me shqiperin sikurse greqia keshtu qe te tallesh me keto gjona ofendon muslimanet me trego ndonje vend ku kam ofenduar festa e katolikeve .
 
Back
Top