100 mijë grekë në Maqedoni?

con_uk

Anëtar i Nderuar
Deputeti grek Konstantinos Aivaliotis, anëtar i delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), pohoi se në Republikën e Maqedonisë jetojnë 100 mijë grekë.
Aivalitios e shfrytëzoi kohën për diskutim që ta tërheqë vëmendjen për "falsifikim të historisë nga ana e një vendi evropian".

"Dëshiroj të cek, se qasja ndaj krijimtarisë kulturore nuk mund të arsyetohet me falsifikim të të dhënave historike, kur të gjithë ne e dimë se për shembull Aleksandri i Madh ishte personalitet grek: ai ka folur dhe ka përdorur gjuhën greke dhe e ka pasur profesor Aristotelin. Ne, për fat të keq, mund t′i dëgjojmë udhëheqësit në një vend evropian ta paraqesin historinë në një kënd tërësisht tjetër! Si evropianë, dhe si njerëz të civilizuar, ne nuk guxojmë të lejojmë të kalohet ashtu përmes falsifikimit të historisë", tha Aivaliotis, transmeton Zhurnal.

Në debatin tjetër kushtuar garancive për efikasitet më të madh të Konventës për të drejtat e njeriut, deputeti nga parlamenti grek doli para parlamentarëve me pohimin se në Maqedoni (në Shkup, siç tha ai), jetojnë 100 mijë grekë të cilët nuk janë përfshirë në regjistrim.
 
Back
Top