100 $ gjobë për gazetarët nëse përdorin fjalë të pakuptueshme

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Autoritetet në Taxhikistan kanë thënë se do të dënojnë deri me 100 dollarë të gjithë gazetarët që përdorin fjalë të komplikuara që lexuesi i rregullt nuk i kupton, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.

“Ka shembuj se si disa gazetarë përdorin deri në 10 fjali që nuk janë të kuptueshme për lexuesin e rregullt, shikuesin apo dëgjuesin në përmbajtjet e gazetarëve brenda një dite. Duke e bërë këtë, ata po kryejnë shkelje të rëndë të normave të gjuhës zyrtare”, ka thënë gjatë një konference me gazetarë Gavkhar Sharifzoda, udhëheqës i komitetit të terminologjisë së këtij vendi në Azinë Qendrore.

“Ka rregulla të drejtshkrimit dhe kushte për vëzhgimin e normave të gjuhës zyrtare që janë obligim për të gjithë”, ka thënë më tej ai.

Gazetarët individualisht përballen me dënime nga 75 deri në 100 dollarë, ndërsa media nga 150 deri në 200 dollarë, ka sqaruar më tej ky zyrtar.

Taxhikistani më parë e ka ndaluar emërtimin e foshnjave me emrave të huaj.

Ish-shteti sovjetik i ka dhënë fund përdorimit të rusishtes si gjuhë zyrtare në vitin 2009, ndonëse gjuha taxhike, që është gjuha zyrtare e vendit, vazhdon të shkruhet në një formë të adaptuar të alfabetit rus.

Së fundi, autoritetet e këtij vendi me tetë milionë banorë janë ankuar për ndikimin në rritje mbi gjuhën taxhike të Farsi dhe Dari, gjuhë që fliten në Afganistan. /Rel/
 
Titulli: 100 $ gjobë për gazetarët nëse përdorin fjalë të pakuptueshme

Ku i bie taxhikistani or taaaaj
 
Titulli: 100 $ gjobë për gazetarët nëse përdorin fjalë të pakuptueshme

Sikurvte vihet ne alb kjo gjobe hahahaha sdo ket me gazetar pasi rroga do kalonte gjobvensit mos me shume :)
 
Titulli: 100 $ gjobë për gazetarët nëse përdorin fjalë të pakuptueshme

Ku i bie taxhikistani or taaaaj
Nick shiko prapashtesen e mendoj andej afer hahahagagaga
 
Titulli: 100 $ gjobë për gazetarët nëse përdorin fjalë të pakuptueshme

Se mos e kemi afer mi e influencohemi :P

Jo moj jo mos ki merak se skan faj as ato mesojn nga "ajka e vendit,te zgjedhurit tone" ato qe mund te korrektojne skan ze te shkretet :) keshtu mos ki frike do vazhdojne me fjal te huazuara te perdorura ku sduhen e skan tebejne por qe bejn efekt sapieze :p
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top