Të harrosh një ngjarje të hidhur, të shkarkosh ankthin, të përmirësosh përqendrimin... Le të deshifrojmë gjuhën e trupit tonë dhe atë të të tjerëve. Dhjetë studime psikologjike, tregojnë rreziqe, strategji dhe mekanizma të fshehur që mund të na ndihmojnë të jetojmë më mirë
Formula e buzëqeshjes perfekte
Sipas tre psikologëve amerikanë, autorë të një eksperimenti, buzëqeshja që na bën të dukemi të sinqertë dhe tërheqës para syve të të tjerëve është ajo që del nga shpirti ndërsa shohim në sy personin me të cilin po bisedojmë. Koka e ulur, shikimi gjetkë dhe fytyra që shkëlqen në një të dhjetën e sekondës mund të ngjallë dyshime mbi sinqeritetin tonë.
Si demaskohet një gënjeshtar
Zakonisht një gënjeshtar i shoqëron gënjeshtrat e tij me gjeste nervozizmi. Një studim i ri, i kryer nga tri universitetet prestigjioze europiane, e ka spostuar vëmendjen te disa aspekte të tjera. Sipas autorëve, mënyra e vërtetë për të demaskuar një mburravec është të dëgjoni fjalët dhe të shihni me shumë kujdes veprimet e tij. Kush gënjen, përpiqet të mbajë kontrollin e trupit me gjeste nga më të ndryshmet. Më të shpeshta janë prekjet e hundës dhe flokëve. Ai që është i sinqertë, e bën më të larmishëm diskutimin, duke bërë humor dhe duke shprehur dashuri e besnikëri.
Pas një traume, zgjohesh për të harruar
Gjumi ndihmon në konsolidimin e kujtimeve. Pra, të flesh menjëherë pas një ngjarjeje të hidhur, ajo ngulitet edhe më shumë në mendje dhe lë gjurmë në kujtesë për një kohë të gjatë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën "Biological Psychiatry". Nga studimi është vënë re se mungesa e gjumit në periudhën pas një ngjarjeje traumatike mund të jetë një masë terapeutike, efikase për të parandaluar për një kohë të gjatë ruajtjen e këtyre episodeve, duke shmangur kështu zhvillimin e shqetësimeve post traumatike nga stresi.
Më të përqendruar kur shohim gjetkë
Nëse shihni gjetkë ndërsa bisedoni, rritet përqendrimi. Ky është përfundimi i studimit të bërë nga Universiteti i Stirlingut në Skoci, që më pas është publikuar në "British Journal of Developmental Psychology". Psikologët i kërkuan një grupi vullnetarësh të fiksonin shikimin e tyre gjetkë, jo te bashkëbiseduesi, para se të përgjigjeshin. Përgjigjja ishte e shkëlqyer kur shikimi i tyre ishte përqendruar diku larg dhe jo në fytyrën e bashkëbiseduesit. Pra, të mos e shohësh personin përballë kur flet, nuk do të thotë shpërqendrim ose mungesë interesi, por tregon se individi po përpiqet të reflektojë më mirë.
Si ta bëjmë më të vlefshëm opinionin tonë
Që opinioni juaj të dëgjohet në një diskutim në grup, përsëriteni tri herë rresht. Në fakt, sipas Kimberlee Weaver, autorit të studimit, nëse një person brenda një grupi e përsërit të njëjtin opinion tri herë rresht, ka 90 për qind më shumë probabilitet që opinioni i tij të dëgjohet, përballë tre personave të ndryshëm që shprehin vetëm një opinion.
Më pak ankth pa celular
Përdorimi i vazhdueshëm i telefonit mund të shndërrohet në një varësi kronike, duke vënë në rrezik ekuilibrin tonë psikofizik. Alarmi vjen nga një psikoterapeute. Sipas ekspertes, autore e studimit specifik, do të ishte një shans i madh nëse do të çliroheshim nga celulari të paktën një herë në javë. Studimi ka vërtetuar se celulari mbulon gjithë ankthin tonë, dhe kur për ndonjë arsye na mungon, ky ankth fillon të zhvillohet duke na krijuar një sëmundje që, nëse nuk e diagnostikojmë, mund të shkaktojë traumë dhe kriza paniku.
Mërzitesh shpejt? Mëso ta njohësh më mirë veten
Nuk duhet ta humbisni kontrollin kur jeni të mërzitur. E vërteta është se kemi pak besim te emocionet tona. Një studim kanadez, i kryer nga ekipi i psikiatrit John Eastwood në Toronto, tregon se mërzia nuk ka lidhje me mungesën e stimujve të jashtëm, por me besimin e pakët që kemi tek emocionet tona. Eastwood dhe kolegët e tij theksojnë se për t‘u ndier më mirë duhet të kërkojmë stimuj të jashtëm. Mërzitja nuk është zgjidhja e duhur. "Zakonisht, kur mërzitemi qëndrojmë vetëm, nuk dëshirojmë të flasim me njeri, privohemi nga dëshirat dhe pasionet tona, thotë Eastwood. Duhet të mësojmë të jetojmë të gëzuar, kjo është mundësi e çmuar. Kjo mund të na ndihmojë të zbulojmë dëshirat tona më intime".
Tri hapat e mirëqenies
Cili është sekreti për një humor të mirë, për të pasur më shumë energji dhe për të larguar stresin? Për t‘u ndjerë mirë me veten, por edhe me të tjerët, duhet t‘i nënshtroheni një aktiviteti të rregullt fizik, mënyra më e mirë për ngritur humorin, për të rritur energjinë dhe për të shkarkuar tensionin. Një tjetër ilaç për trupin dhe mendjen është muzika dhe marrëdhënia shoqërore, që ndikojnë pozitivisht mbi humorin dhe stresin.
Njerëzit perfektë janë më të lumtur
Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se njerëzit që kërkojnë më të mirën nga vetja, nuk ndjejnë ankth, siklet dhe pasiguri, siç mendohet zakonisht. Probleme mund të ketë vetëm atëherë kur një njeri perfekt mendon se nuk është në lartësinë e duhur, dhe si pasojë bëhet shumë kritik ndaj vetes për faktin se ka të meta.
Avantazhet e një dashurie të përfunduar
Lajme të mira për personat që i kanë zemrat të thyera. Sipas një studimi të ri amerikan, fundi i një historie ndihmon në përmirësimin e vetëvlerësimit. Një grup studiuesish amerikanë nga Universiteti Monmouth ka kryer një eksperiment te 155 persona (nga 18 deri në 32 vjeç), të cilët sapo i kishin dhënë fund një lidhjeje dashurie 11 javë më parë. Përmes këtij eksperimenti, studiuesit kanë vënë re se çdo ndarje e dhimbshme kishte avantazhet e veta, duke e ndihmuar pjesën më të madhe të personave të rriteshin dhe të njihnin më mirë veten, falë analizës se çfarë sillte një ndarje.
•Shqip•