10 vende ku mund të festohen Krishtlindjet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Skandinavët kanë justifikimin më të mirë për të festuar rëndë për Krishtlindje. Kjo për arsyen se errësohet në orën 3 të drekës. Në dhjetor, nordikët fillojnë të shpërqendrohen nga agimi pambarim, duke vendosur qirinj në dritaret e tyre dhe duke nxjerrë aty një lloj likeri të quajtur “Acquavit”, për të cilin dikur thuhej se ngjallte të vdekurit. Krishtlindjet daneze quhen “Julaften” dhe festa zhvillohet përgjatë gjithë natës. Të gjithë kanë racionin e tyre të orizit dhe pudingut. Në puding fshihet një bajame e vetme dhe personi që e gjen konsiderohet me fat. Në Suedi, sezoni i Krishtlindjeve nis me ditën e Santa Lucia-s. Sipas legjendës, Santa Lucia veshi në mantel qirinjsh për të ndriçuar rrugën teksa shpërndante ushqim për të krishterët që fshiheshin nga persekutimi. Bujaria e saj vihet në skenë çdo vit, në mëngjesin e 13 dhjetorit, kur vajza e madhe e çdo familjeje suedeze zgjon familjen duke kënduar. Në Groenlandë zhvillohet një aventurë e vërtetë për Krishtlindje. Në Groenlandë “mataku” është specialiteti i Krishtlindjeve. ثshtë lëkurë balene dhe zakonisht hahet e pagatuar, e prerë në kube të vogla. Ky lloj ushqimi është pjata kryesore, shoqëruar nga zogj deti të fermentuar dhe mëlçi foke e freskët. Krishtlindjet kanë një frymë Hallouini në Uells. Sipas traditës, një fshatar zgjidhet për të qenë “Mari llëyd”. Ky person udhëton në gjithë qytetin e vogël i veshur me të bardha dhe duke mbajtur një kafkë kali. Më pas ky person sfidon të zotët e shtëpive në një konkurs recitimi dhe kërkon ushqim e ujë. Emri “vigjilje” buron nga latinishtja “ruaj”. Në Poloni, vakti i Krishtlindjeve nuk fillon deri sa në qiell të shihet ylli i parë, simbol i yllit të Betlehemit. Të ftuarit fillojnë festën dhe marrin afera specialë, të cilët i përdorin për të fshirë keqkuptimet e vitit të kaluar. Krishtlindjet në Puerto Riko janë po aq interesante sa në vendet e përmendura më parë. Miqtë shfaqen në shtëpinë e miqve të tyre që në mëngjes me instrumente muzikore duke kënduar. Të gjitha hanë një specialitet pule me oriz dhe më pas festa zhvendoset në shtëpinë tjetër.
Danimarkë
Mbrëmja e Krishtlindjeve apo siç quhet në vend “Julaften” është ngjarja kryesore në Danimarkë. Festa e Krishtlindjeve zhvillohet në mesnatë dhe të gjithë kanë racionin e tyre të orizit dhe pudingut. Në puding fshihet një bajame e vetme dhe personi që e gjen konsiderohet me fat.

Suedi
Sipas legjendës, Santa Lucia veshi një mantel qirinjsh për të ndriçuar rrugën teksa shpërndante ushqim për të krishterët që fshiheshin nga persekutimi. Bujaria e saj vihet në skenë çdo vit, në mëngjesin e 13 dhjetorit, kur vajza e madhe e çdo familjeje suedeze zgjon familjen duke kënduar.

Finlandë
Në Lapland, Finlandë, ka më shumë drerë brilopatë se njerëz. Njerëzit e veshur me rroba festive dhe këpucë elfësh mbledhin tufat e drerëve. U mësojnë historinë e Krishtlindjeve apo t’i hedhin lakun drerëve brilopatë. Lojërat e tjera përfshijnë shëtitjet me slitë.

Groenlandë
Në Groenlandë “mataku” është specialiteti i Krishtlindjeve. ثshtë lëkurë balene dhe zakonisht hahet e pa gatuar, e prerë në kube të vogla. Ky lloj ushqimi është pjata kryesore, shoqëruar nga zogj deti të fermentuar dhe mëlçi foke e freskët.

Uells
Krishtlindjet kanë një frymë Hallouini në Uells. Sipas traditës, një fshatar zgjidhet për të qenë “Mari llwyd”. Ky person udhëton në gjithë qytetin e vogël i veshur me të bardha dhe duke mbajtur një kafkë kali. Më pas ky person sfidon të zotët e shtëpive në një konkurs recitimi dhe kërkon ushqim e ujë.

Poloni
Emri “vigjilje” buron nga latinishtja, “ruaj”. Në Poloni vakti i Krishtlindjeve nuk fillon deri sa në qiell të shihet ylli i parë, simbol i yllit të Betlehemit. Të ftuarit fillojnë festën dhe marrin afera specialë, të cilët i përdorin për të fshirë keqkuptimet e vitit të kaluar.

Havai
Festivali i dritave në qytetin e Honolulusë nis me një paradë që kthehet në qendër të zbavitjeve të Krishtlindjeve. Janë Krishtlindje jo të zakonshme, njerëzit janë me rroba plazhi dhe babagjyshi shfaqet me këmbë zbathur dhe me thes të madh me dhurata, bashkë me bashkëshorten e tij, Tutu Mele.

The Bahamas
Në Junkanoo zhvillohet një paradë në rrugë, e mbushur me njerëz të veshur me kostume festive, me muzikë dhe çmime. Parada më e madhe mbahet në Nasau, ku bandat muzikore dalin në rrugë që në mëngjes. Versione të këtyre festimeve mund të gjenden dhe në Xhamajkë dhe Belize.

Puerto Riko
Krishtlindjet në Puerto Riko janë po aq interesante sa në vendet e përmendura më parë. Miqtë shfaqen në shtëpinë e miqve të tyre që në mëngjes me instrumente muzikore duke kënduar. Të gjithë hanë një specialitet pule me oriz dhe më pas festa zhvendoset në shtëpinë tjetër.

Indi
Në Goa, Indi, Krishtlindjet festohen çdo janar në rajonin e banuar nga të krishterë. Turma e njerëzve mblidhet për të parë tre djem në kostume të shndritshme të zgjedhur si mbretër, teksa udhëtojnë drejt kishës veshur me kostume të bardha. ثshtë nder i madh të zgjidhesh mbret dhe djemtë zakonisht vijnë nga familje aristokrate. to
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top