10 Vdekjet më të "Guximshme"!

METi

-=EdoLorEli=-
Steve Irwin: I SHPUAR NGA NJث GJALLESث DETI

1. A është e mundur që ta hapim këtë listë e në të të mos përfshihet gjahtari i krokodillave Steve Irwin ?! Steve ka vdekur në mënyrën më të "çmendur" në vitin 2006, gjatë xhirimit të një dokumentari rreth "Vrasësit më të Mëdhenjë të Oqeanit" në Queensland. Ai ka vdekur pasi një lloj gjallese e detit i'a kishte futur mjetin e tij të mbrojtjes në formë bishti mu në zemër që edhe e la të vdekur në vend Steve Irëinin. Trimërinë e tij do ta kujtojmë gjithmonë.


my.php



Eleazar Maccabeus: I SHTYPUR PثR VDEKJE NGA NJث ELEFANT LUFTARAK

2. Në vendin e dytë ndodhet njeriu më arra të hekurit, po sikur edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij. Gjatë revoltës së Mekabinit, kur çifutët u revoltuan ndaj sunduesve Seleudik dhe Sirian, Elazar e identifikoi një Elefant të luftës mbi të cilin besonte se gjindej Mbreti i Seleudikëve, Antiochus V. Pasi elefanti ishte shumë mirë i mbështjellur me mjete mbrojtëse në rast se dikush e sulmon, Elazari vendosi që ta rrezikonte jetën e tij për ta sulmuar elefantin duke u munduar t'ja fuste një shufër në stomak të elefantit. Po dhe pasi e bëri këtë elefanti u rrëzua dhe ra mbi Elazarin duke e mbytur atë por ai mbeti si një hero për fisin e tij!


my.php



Empedocles: U HODH Në GRYKث VULLKANI

3. Sipas disa legjendave thuhet se filozofi Empedocles ka vdekur duke u hedhur mbi vullkanin aktiv në Malin Etna në Sicili, në mënyrë që njerëzit të besonin se ai trupi i tij është zhdukur dhe se ai është kthyer në një Zot të pavdekshëm, sdq vullkani e hodhi një sandale të tij prapa duke e zbuluar mashtrimin. Një legjendë tjetër thotë që ai u hodh në vullkan për t'ju treguar dishepujve të tij që ai ishte i pavdekshëm. Ai besonte se do të kthehej mes njerëzish si një Zot pasi që ishte zhdukur nga zjarri. Ok kjo nuk i doli atij ashtu siç e mendoi, por ne prapseprapë po flasim për të, kjo e bën atë të pavdekshëm në një mënyrë!


my.php



J. G. Parry-Thomas: VDIا DUKE THYER REKORDIN BOTثROR

4. Në vitin 1927, vozitësi Vellsian J.G. Parry-Thomas, është munduar që ta rikthej rekordin mbi shpejtësinë më të madhe në tokë që i ishte marrur javë më parë nga Malcolm Campbell në plazhin e njejt në Pendine Sands. Makina e tij e tipit "Babs" ka funksionuar në atë mënyrë që zingjirët kanë qenë të lidhur me motorrin e më pas më rrota të gjitha të hapura para tij dhe ky ka qenë i mbuluar me një kapak për siguri! Në rrethin e tij të fundit gjerisa ai arriti të vendoste rekodrin e ri prej 171 MPH [270km/h] zingjiri u këput duke i'a prerë kokën mbrenda makinës!


my.php



Thيch Quang Duc: DOGJI VETEN

5. E dimë që kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të protestuar por ja që Thich Quang kështu bëri. Prifti Budist Vietnamez më 1963, u ul para një turme njerëzish në rrugen kryesore në Saigon, e mbuloi vetën me karburant dhe më pas i'a futi vetës flakën deri në vdekje. Ai po protestonte kundër administratës së presidentit Ngo Dinh Diem e cila po e shtypte religjionin Buddist!


my.php



Kenji Urada: U MBYT NGA ROBOTI

6. Pasi po punonte në një robot të prishur në depon e Kawasakit në Japoni, 37 Vjeçari, Kenji Urada kishte harruar që ta shkyqte atë. Gabim i madh! Roboti u zgjua dhe tha "Hasta La Vista" dhe goditi Kenjin duke e shëndrruar në mish të bluar me krahrorin e tij hidraulik. Ai vdiq, kjo është e tmerrshme por ne gjithmonë do ta mbajmë mend si njeriu i dytë të cilin e ka mbytur roboti! I pari ishte Robert Williams por jo i denjë që të futet në listën tonë.


my.php



Les Harvey: U MBYT NGA ROK n ROLLI

7. Edhe rok'n'Rolli i tepërt mund t'ju vras. Kjo pikërisht i ka ndodhur kitaristit skocez të grupit Stone The Croës, Les Harëey në vitin 1972 gjerisa po mbante koncert në binë e ka prekur një mikrofon me duar të djersitura dhe me atë rast e ka mbytur rryma.


my.php



Felix Faure: VDIQ NGA SEKSI

8. Më 1899, presidenti Francez Felix Faure vdiq në zyrën e tij pas një infarkti. Ky është tregimi zyrtar por shumica besojnë që ai ka vdekur në krahët e dashnores së saj 30 vjeqare Marguerite Steinhell derisa po bënte seks oral. Au revoir!


my.php



Georg Richmann: U MBYT NGA VETثTIMA

9. Richmann ishte një fizikant Gjerman që jetonte në Rusi. Në vitin 1753, ai krijoji një lloj aparati si xhitë i ngjashëm me atë të krijuar nga Benjamin Franklin një vit më parë. Ai ndodhej në një sallë gjatë një takimi të Akademisë së shkencave kur e dëgjoi një bubullimë, vrapoi tek shtëpia e tij për ta parë se si funksiononte aparati i tij. Gjatë eksperimentit ai ndodhej poshtë u paraqit vetëtima e cila e goditi në ballë. Ai vdiq por gjithmonë do ta kujtojmë si një njeri që qëndroi burrërisht para elektricitetit.


my.php



Franz Reichelt: VDIQ DUKE TESTUAR ZBULIMIN E TIJ

10. Që të gjesh trima aq sa i testojnë vet zbulimet e tyre janë të rralla, por këtu kemi një video të rrallë të Franz Reichelt i cili është xhiruar duke e testuar zbulimin e tij, një lloj parashute si lloj fluturakeje. Për ta demostruar efikasitetin e zbulimit të tij ai vendosi që të kërcente nga një lartësi prej 60 metrash nga kati i parë i Kullës Eiffel, që në atë kohë ishte ndërtesa më e lartë e ndërtuar nga njeriu. Parashuta dështoi që të hapej dhe Reichelt ra i vdekur përtokë. Por gjithmonë do ta kujtojmë me këtë video.


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=BepyTSzueno]YouTube - Franz Reichelt - Eiffel Tower[/ame]

Përkthyer nga:
METi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top