10 shenjat që tregojnë se po përjetoni dashurinë e gabuar

PiNkY

Anëtar i Nderuar
0fd39df9-513c-4cb0-abc2-ab55b46be235---0-.jpg

Kur dikush nis një raport dashuror ka prirjen të shohë partnerin/en përmes "lenteve" të mëdha të dashurisë. Mirëpo, sa më shumë vazhdoni këtë marrëdhënie, dalin të gjithë defektet e vogla dhe të mëdha të personit që keni përkrah. Prandaj duhet të nisni të bëni bilancin për të kuptuar nëse është rasti për të vazhduar apo jo me këtë njeri. Ja dhjetë këshilla të vlefshme si për meshkujt edhe për femrat, që mund t'ju hyjnë në punë:

1.Ndjeni nevojën për të ndryshuar veten, vetëm për lumturinë e partnerit. Të gjithë ndryshojmë pak, kur takojmë një partner të ri, por problemi qëndron kur duhet të ndryshoni gjithçka që jeni në të vërtetë.

2.Nëse duhet të mbroni partnerin, përballë prindërve, të afërmve dhe miqve. Askush nuk e vleërson njeriun që keni përkrah, ashtu siç bëni juve, por duhet të shqetësoheni nëse mes të afërmve dhe miqve, mendimi më i përhapur është që ai/ajo nuk bën për juve.

3.Kur kritikat janë tepër të ashpra deri sa s'mbajnë më. Pikërisht, atëherë kur kritikat dhe batuat e lëshuara mbi ju ndikojnë direkt në vetëvlerësimin tuaj, ka ardhur momenti të braktisni "anijen".

4.Pyesni vazhdimisht se çfarë mund të jetë duke bërë partneri juaj, kur ju nuk jeni me të. Nëse keni lloj dyshimi, marrëdhënia juj nuk mund të vazhdojë, përderisa është e dukshme që ndihet "era" pabesi.

5.Partneri/ja juaj merr gjithmonë të gjitha vendimet e çiftit. Dilni bashkë, vetëm kur i leverdis atij/asaj, ose vetëm në ato raste kur duhet patjetër prania juaj. Në këtë situatë mendojeni mirë nëse është e rastit të vazhdoni marrëdhënien.

6.Partneri juaj kontrollon se me cilin takoheni dhe çfarë bëni. Nëse ai vështron çdo njeri me të cilin dilni, apo edhe sesa kohë kaloni me miqtë dhe familjen, zgjedhjet që bëni për veshjen dhe makiazhin, atëherë është mirë të nisni të rivlerësoni raportin tuaj.

7.Jeta seksuale nuk është e kënaqshme. Një raport nuk duhet të bazohet te seksi, megjtihëse ai është i domosdoshëm për jetën e çiftit.. Sigurisht, mund të provoni të eksperimentoni gjëra të reja, por edhe nëse vazhdon të mos ecë, atëherë...ndërroni të dashur/in.

8.Doni më shumë kohë për të kaluar vetë,, ndërsa "gjysma" tjetër do të donte të kalonte më shumë kohë me juve: ose po frekuentoheni shumë, ose shumë pak. Duhet të bini dakord, ose t'i jepni duart njëri-tjetrit.

9.Ndiheni personalish përgjegjës për lumturinë e partnerit. Duhet të alarmoheni kur nisni të kuptoni faktin që partneri bazdohet te ju për ekuilibrin e vet emotiv. Një marrëdhënie e tillë do t'iu "helmojë", prandaj duhet të dilni sa më shpejt prej saj.

10. Pyet veten nëse raporti yt është pozitiv, apo jo. Zakonisht kur ngrihet dilema për një gjë të tillë, është rasti për të vepruar. Flisni me partnerin/en përpara se të mbeteni të "plagosur".

/ikub.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top