10 profesionet që i rezistojnë krizës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për të hartuar listën e profesioneve që s’janë prekur nga kriza ekonomike, revista “Forbes” ka vëzhguar zhvillimin e këtyre profesioneve për një vit. Menaxherët e shitjeve qëndrojnë në krye të listës, dhe ndryshe nga profesionet e tjera, jo sepse ka ulje të numrit të njerëzve që merren me këtë punë. Më shumë kjo ndodh për arsyen se në kohë të vështira ekonomike, forca e shitjes është kritike për të nxjerrë kompaninë nga vështirësitë. “Ka dy lloj kompanish. Ajo lloj kompanie që shkurton stafin në kohë krize e lloji tjetër që përpiqet të rritet nëpërmjet krizës”, shprehet Rob McGovern, shefi përgjithshëm i “Jobfox”. Menaxherët e shitjeve dhe zhvillimit të biznesit janë në krye të listës. Në kohë të vështira ekonomike është e rëndësishme për kompanitë të zhvillojnë biznesin dhe jo të struken në një qoshe. Puna, e cila bazohet kryesisht mbi komision, paguhet me një rrogë prej 55 deri në 65 mijë dollarë në vit. Infermieria është një tjetër profesion që po përballet me ulje të kërkesës për t’u përfshirë. Kjo për shkak të mjekësisë së avancuar. Ndaj aktualisht mbetet një prej profesioneve që edhe në kohë krize ka nevojë për punonjës. Dizajni i programeve është një tjetër profesion që s’preket nga krizat ekonomike. Personat që merren me dizajnin e programimit krijojnë programe që plotësojnë nevojat e biznesit. Inxhinierët e programimit të kompjuterëve pritet të jenë më të kërkuarit në tregun e punës në disa vite. E njëjta gjë funksionon dhe për administratorët e rrjetit. Ato krijojnë sistemet e komunikimit të një kompanie, duke përfshirë këtu faqe te internetit, e-mailin dhe rrjetin social të kompanive.
Menaxhim shitjesh dhe zhvillim biznesi
Rroga në vit: 55 – 65 mijë dollarë
Përshkrimi: Fokusi në ciklin e plotë tipi të shitjeve dhe zhvillimin e biznesit, duke përfshirë këtu shitjet e brendshme ose të jashtme.
Financa dhe mbështetja e konsumatorit
Rroga në vit:
25 – 35 mijë dollarë
Përfaqësim i shërbimit jo-teknik të konsumatorit në qendrat e telefonatave ose tek korporatat, duke përfshirë menaxherët e financës me klientë të abonuar.
Përfaqësues
shitjes
Rroga në vit:
65 – 75 mijë dollarë
Në kohë të vështira ekonomike, një forcë e talentuar shitjesh është më se e nevojshme për të përftuar klientë të ri dhe për të rritur mundësitë e biznesit.
Dizajn
programimi
Rroga në vit:
85 – 95 mijë dollarë
Personat që merren me dizajnin e programimit krijojnë programe që plotësojnë nevojat e biznesit. Inxhinierët e programimit të kompjuterëve pritet të jenë më të kërkuarit në tregun e punës në disa vite.
Infermieria
Rroga
në vit:
35 – 45 mijë dollarë
Plakja e popullsisë së kohës së bumit të lindjeve ka rritur kërkesën për infermiere. Shtoji kësaj numrin e ulët të njerëzve që studiojnë për këtë profesion dhe ai bëhet shumë i kërkuar.
Ekzekutivët e financës
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
Këto menaxherë kërkohen shumë. Financa vazhdon të funksionojë pavarësisht krizave ekonomike. Këto ekzekutivë menaxhojnë numrin në rritje të stafit të financave.
Administratorët e rrjetit dhe sistemit
Rroga në vit: 65 – 75 mijë dollarë
Ato krijojnë sistemet e komunikimit të një kompanie, duke përfshirë këtu faqe te internetit, e-mailin dhe rrjetin social të kompanive.
Asistentët e administratës
Rroga në vit: 35 – 45 mijë dollarë
Asistentët e administratave janë shumë të kërkuar sepse është e vështirë të gjenden njerëz, të cilët të jenë në gjendje të jetojnë me më pak se 50 mijë dollarë në vit.
Analistë
biznesi
Rroga në vit:
85 – 95 mijë dollarë
Këto profesionistë punojnë me kompanitë për të zgjedhur se cili program është më i përshtatshëm për nevojat e tyre. Më pas ato instalojnë programin dhe mësojnë stafin si ta përdorë.
Studiues
biznesi Rroga
në vit: 65 – 75
mijë dollarë
Ndërkohë që diznajnerët e programimit krijojnë programin, studiuesit punojnë me palën e biznesit për të zgjidhur se çfarë duhet të arrijë ky program. TO
 
Titulli: 10 profesionet që i rezistojnë krizës

po profesioni i dembelit, a eshte rezistues ?:gjujpeshk:
 
Titulli: 10 profesionet që i rezistojnë krizës

dembeli ska profesion...ka vetem nje karakteristik....
 
Titulli: 10 profesionet që i rezistojnë krizës

Vetem per financen nuk jam dakord,ne Europe dhe SHBA po hiqen nga puna te gjithe ato nenpunes bankash,apo ekonomiste.............
 
Titulli: 10 profesionet që i rezistojnë krizës

Nga sherret qe do ndodhin keto kohe nga papunesia do cmenden njerzit do bejne protesta ndonjeri do kete edhe ndonje dhemb te thyer keshtuqe sipas meje edhe Laboranti do i rezistoje me se miri krizes.
 
Titulli: 10 profesionet që i rezistojnë krizës

Nga sherret qe do ndodhin keto kohe nga papunesia do cmenden njerzit do bejne protesta ndonjeri do kete edhe ndonje dhemb te thyer keshtuqe sipas meje edhe Laboranti do i rezistoje me se miri krizes.


Ha,Ha,Ha jam me te njejtin mendim....................
 
Titulli: 10 profesionet që i rezistojnë krizës

Keto rrogat qe shkruan jan vetem ne letra se nuk i paguan kush.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top