Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 përftimet shëndetësore nga konsumi i ujit, menjëherë pas zgjimit në mëngjes

10 përftimet shëndetësore nga konsumi i ujit, menjëherë pas zgjimit në mëngjes​

1653750194084.png
Përfitimet e ujit të pijshëm janë të shumta. Sipas ekspertëve, ky lëng jetik duhet të konsumohet rregullisht gjatë gjithë ditës për të ndihmuar trupin të funksionojë siç duhet.
Sipas rekomandimeve të ekspertëve, për të marrë përfitimet më të mëdha nga uji i pijshëm, është e nevojshme që burrat të konsumojnë rreth tre litra ujë në ditë dhe gratë rreth 2,7 litra.


Kjo do të balancojë trupin tuaj, megjithatë ky nuk është avantazhi i vetëm! AgroWeb iu njeh me 10 përfitimet e konsumit të ujit esëll në mëngjes.
Ndër përfitimet kryesore të konsumit të ujit esëll në mëngjes është një përmirësim i dukshëm i lëkurës tuaj. Ai ndihmon duke larguar shpejt toksinat nga trupi dhe i jep lëkurës tuaj hidratimin që i nevojitet.

Sipas ekspertëve konsumi i ujit menjëherë pas zgjimit në mëngjes, ndihmon trupin të marrë të gjitha vetitë e këtij lëngu dhe të hidratohet.


Kjo ndodh sepse konsumi i ujit me stomakun bosh ose para çdo vakti, mund t’ju ndihmojë të përjetoni një ndjenjë më të madhe të ngopjes.

Gjithashtu, nëse pini ujë pasi zgjoheni, metabolizmi juaj do të përshpejtohet deri në 24%, gjë që do të përmirësojë procesin e tretjes.

Uji përfaqëson 25% të peshës së flokëve, kështu që duke reduktuar konsumin e ujit flokët priren të bëhen delikate dhe të brishta.
Pini ujë në mëngjes dhe shihni se si ai përmirëson pamjen e flokëve tuaj në një kohë të shkurtër!

Shkenca ka konfirmuar se pirja e ujit me stomakun bosh parandalon, në shumicën e rasteve, formimin e gurëve në veshka, pasi hollon acidet që shkaktojnë formimin e tyre.

Konsumi i ujit do të ndihmojë të largoni toksinat nga stomaku dhe gjithashtu të gjeni një ekuilibër në sistemin limfatik.

Ky zakon do të bëjë që sistemi limfatik të jetë mjaftueshëm i fortë për të ndihmuar sistemin imunitar dhe për të parandaluar infeksionet e mundshme.
Nëse vuani nga urthi dhe dispepsia kronike, mos hezitoni të pini ujë para çdo vakti, por sidomos pas zgjimit.

Këto dy shqetësime shkaktohen nga shtimi i acideve që grumbullohen në ezofag dhe uji do të ndihmojë në largimin e aciditetit dhe hollimin e tij në mënyrë natyrale në stomak.

Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes kronike të kokës është dehidrimi, prandaj konsumi i mjaftueshëm i ujit është këshilla e parë që jepet.

Pirja e ujit me stomakun bosh konsiderohet si një nga metodat më efektive për të eliminuar toksinat e tepërta në trup, veçanërisht nga zorrët.
Qartësia mendore pas zgjimit është një nga përfitimet e mëdha të pirjes së ujit në mëngjes. Kjo pasi hidratimi i duhur shoqërohet me funksione dhe performancë më të madhe mendore. Sasia minimale e ujit që rekomandohet për të pirë pas zgjimit në mëngjes është një gotë. /AgroWeb/
b.g.shqip
 
Poo eshte super,kam 1 jete dmth qe e filloj diten me 2 gota uje..sidomos per lekuren uji eshte super
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back