10 mitet per Ujin

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Uji i ftohtë akull të dobëson, ndërsa ai i çezmës të bën keq Pas shumë të dhënave mbi këtë temë, një mjek specialist në hidrologjinë mjekësore, tregon (më në fund) të vërtetën për këto rituale të zakonshme me një përgjigje: "E vërtetë, apo e gabuar"


Të gjithë e dimë se uji të bën mirë, madje këtë na e kanë përsëritur shumë herë dietologë, trajnerë e mjekë të ndryshëm. ثshtë e rëndësishme që të jemi të hidratuar, sepse organizmi ynë mund t‘i zhvillojë më mirë funksionet e tij. Në këtë mënyrë lëkura dhe flokët janë më të fortë e më të shëndetshëm. Ndoshta shumë prej nesh ndjekin edhe tendencën amerikane, që kur dalin nga shtëpia marrin gjithmonë me vete një shishe uji. Shpesh kemi dëgjuar se kur bën vapë, duhet të pimë sa më shumë ujë dhe se sasia minimale duhet të jetë 1.5 litra në ditë. Në fakt, kjo që sapo përmendëm, por edhe disa pika të tjera, nuk janë dhe aq të qarta. Me ardhjen e stinës së nxehtë të verës, ka nisur edhe gara se kush "shpik" më shumë teori për ujin, një luftë kjo me premtime false, publikime pseudoshkencore dhe kërkime nga universitete fantazmë. Të gjithë me qëllimin ambicioz për të fituar "trofeun" për sugjerim-mësimin më të mirë të stinës. Duke qenë se të gjithë jemi me mendimin se sa të rrosh do të mësosh, jemi zhytur në këtë "det misteresh" dhe kemi mbledhur dhjetë teoritë më të dëgjuara për ujin, më pas i jemi drejtuar një specialisti në hidrologjinë mjekësore. Kështu do të marrin informacionet e duhura dhe do të përgënjeshtrojmë të gjitha mitet false që rrethojnë argumentin.

Ja dhjetëshja e "teorive popullore" mbi ujin dhe përgjigjet e ekspertit.

1- Të gjithë duhet të pimë dy litra ujë në ditë. (E gabuar)

Sasia mesatare është nga 1.5 - 2 litra (për t‘u kuptuar, shishja e zakonshme). ثshtë mjaftueshme, sepse një sasi e konsiderueshme uji gjendet edhe tek ushqimet që konsumojmë (kryesisht te frutat dhe zarzavatet). Kështu, nëse jeni shumë të zënë me punë dhe harroni të pini ujë, konsumoni të paktën 4-5 racione fruta dhe zarzavate në ditë për të arritur nivelin e duhur, ose ndiqni këtë shembull: mbani mbi tavolinën e punës apo në çantë një shishe uji dhe pini shpesh. Kjo është një mënyrë e mirë edhe për të shmangur urinë e pakontrolluar.

2- Uji i gazuar të dobëson. (E gabuar)

Sa mirë do të ishte sikur thjesht duke pirë ujë të gazuar t‘i harronim menjëherë patatet e skuqura që hëngrëm për drekë! Në të vërtetë, dyoksidi i karbonit, me të cilin është shtuar uji i gazuar, nuk ka asnjë veti tretëse. Bulëzat, duke u përhapur në stomak, favorizojnë nxjerrjen e gazit, por ky nuk është sinonim i tretjes. Kështu, pas një vakti të rënduar, është e kotë që të kërkoni "shpëtim" tek uji i gazuar, sepse vetëm do të gufoni.

3- Të pish sa më shumë ujë të ndihmon që të nxjerrësh jashtë lëndët toksike. (E vërtetë)

Për të kryer funksionet primare (tretja, qarkullimi, lëvizja), organizmi ynë prodhon lëngje, që në gjuhën mjekësore janë quajtur toksina. Një hidratim i mjaftueshëm i lehtëson punën veshkave dhe mëlçisë "laboratorit të trupit" dhe thjeshtëson eliminim e skorieve. Natyrisht, duhen eliminuar edhe ushqimet e përpunuara, të rënda dhe me shumë kalori. Kështu edhe raporti ynë me peshoren do të ishte më i mirë!

4- Të pish ujë gjatë vakteve të bën mirë. (E vërtetë)

ثshtë e nevojshme që ushqimi, veçanërisht nëse është i thatë, si buka dhe makaronat, të shoqërohet me ujë për të lehtësuar çlirimin e lëngjeve gastrite. Mos harroni që nuk duhet tepruar: uji i tepërt mund të hollojë lëngjet gastrite, duke i bërë më pak efikasë. Sasia e duhur? Tre gota ujë në vakt.

5- Uji i ftohtë akull të ndihmon të dobësohesh. (E gabuar)

Diçka është e sigurt: që pasi ta keni pirë iu fut të dridhurat! Kush e shpiku këtë teori, mbështet tezën e tij duke deklaruar se trupi djeg më shumë kalori, për të rigjetur temperaturën e duhur. Kjo është një bindje tërësisht e gabuar. Pini ujë me temperaturë ambienti, ose, nëse keni shumë vapë, konsumoni ujë të ftohtë, por asnjëherë të ftohtë akull.

6- Uji ka kalori. (E gabuar)

Uji, si ai i gazuar dhe ai natyror, nuk ka kalori. Kjo gjë nuk mund të konfirmohet për llojet e ndryshme të ujit të aromatizuar që gjendet në treg, që përmbajnë 60 kalori për 100 ml. Ndaj, kini kujdes, lexojini mirë etiketat, sepse edhe një lëng transparent mund të fshehë shumë kalori.

7- Uji i çezmës nuk është i shëndetshëm (E gabuar)

Si nga pikëpamja ekologjike, ashtu dhe nga ajo financiare, do të ishte më mirë që të gjithë të përdornin ujin e çezmës, duke shmangur kështu shumë enë ambalazhimi dhe kryesorja është më ekonomik. Ndër të tjera, uji i çezmës kontrollohet herë pas here nga uniteti shëndetësor dhe laboratorë biologjikë. Nëse më pas keni nevojë për ujëra të veçantë (ato që blihen në ushqimore), bëni kujdes me datën e skandencës (që zakonisht gjendet mbi tapën e shishes) dhe zgjidhni gjithnjë ato që janë në shishe plastike të errët, sepse nuk janë shumë të ekspozuara ndaj dëmeve të rrezeve diellore.

8- Të pish shumë ujë dhe herë pas here zgjidh problemin e ruajtjes (E gabuar)

Uji shkon e vjen, ajo që shkakton ruajtjen është sasia e kripërave dhe sheqerit që gërshetohen me ushqimet. Në fakt janë këto dy elementë që e tërheqin dhe e mbajnë ujin, duke i dhënë fund fenomenit "lëkurë portokalli" (celulitit).

9- Të pish ujë të ngrohtë në mëngjes ndihmon kujtesën (E vërtetë)

Të pish ujë të ngrohtë esëll, lehtëson peristaltikën e zorrëve. Bëni një provë në mëngjes, para kafesë, duke pirë një gotë ujë të vakët me gjysmë limoni të shtrydhur brenda. Do të shihni që rezultatet do t‘iu pëlqejnë menjëherë. Kjo është një mënyrë çhelmuese natyrore.

10- Në avion duhet pirë më shpesh ujë. (E vërtetë)

Për të kompensuar efektin dehidratues për shkak të ajrit të kondicionuar dhe pakësimit të presionit, është e nevojshme që njerëzit të hidratohen, duke pirë vazhdimisht ujë ose lëngje të pagazuara. Mbani gjithmonë me vete një shishe uji termal në formën e sprajit dhe freskojeni shpesh fytyrën e trupin. Efekti hidratues është i menjëhershëm dhe shumë efikas.


SHQIP
 
Last edited by a moderator:
Po nese pi caj apo ness kafe ka efektin e njejt ? :p
 
Jemi mesuar te mendojme per ujin si dicka te zakonshme dhe banale.
Shume larg nga e verteta kjo.
Uji eshte burimi me i pushtetshme qe mund te njohim. Mjeket dhe ushqyesit na keshillojne te pijme te pakten 2 litra uje ne dite: kjo sepse jane rreth 2 litra lengje qe kalojne permes urines, djersen dhe frymen e eleminojme perdie.
Organizmi nuk mban rezerva uji dhe per kete eshte e nevojshme qe te furnizojme trupin tone duke pire shume e duke ngrene ushqime si p.sh fruta dhe perime, te cilat permbajne nje mase te mire uji. E kote te thuash se eshte e domosdoshme te kesh nje shishe te vogel uji gjate nje aktiviteti fizik
Ndihmon ne depurimin e gjakut.
Te mos pish mjaftueshmerisht uje ne menyre te rregullt, mund te shkojme drejt shume problemeve shendetsore ne te ardhmen. Te pish shpesh e pak,si gllenjka te vogla, duke konsumuar deri ne 2 litra uje ne dite. Nuk duhet te harrojme se trupi yne eshte i perbere mbi te gjitha me uje.
Uji nuk eshte vetem nje kimikat,por nje element i domosdoshem ne jeten tone.
Nevojitet te pihet edhe kur nuk e ndjejme te nevojshme. Per te lehtesuar marrjen e ujit mund te lihet nje shishe uji afer dhe te pihet me gllenjka here pas here. Ne menyre te vecante ne muajt e veres te pish uje ben mire. Te mirat fillojne te shihen pas nje jave, me nje ngjyre me te mire te lekures. E gjithashtu lekura eshte me e fresket dhe e re fale hidratimit me te mire te brendshem.
Cfare kushton te pish? Dhe te mirat nuk do jene veten ne nivelin e lekures por ne te gjithe trupin, duke filluar nga nje rritje e rrjedhshmerise se gjakut. Te kujtojme gjithmone qqe te pime me gllenjka te vogla. Te pish mase te madhe uje nuk sherben shume, sepse eleminohet shpejt nga veshkat.
 
bianka jan 3000 ml jo 2000
reth 1500 me urinen
e 1500 me materialet fekale+ djersitja ne nivele te ndryshme te trupit

  • perspiratio insensibilis : kutanate 500ml+ mukoze 500ml;
  • djersitja 400 ml
  • fekale 100 ml

kto humben nga trupi EXKRETA

e ca duhet te maresh jan INGESTA
1500ml- likuide te ndryshme qofte uje caj.....
1000 ml- nga alimentet
500 ml nbga ujrat metabolike qe rezultojne nga metabolizmet intermediare


e qe te kesh ekuiliber ne trup INGESTA DUHET TE JETE = ME EXKRETEN....
 
une me uje i plotesoj kushtet nga 2 litra uje te thjeshte i pie ne ditje
 
ne sezonin veror mund te pish dhe 3 l uje...duke qen se humbjet jan me te medha
 
Titulli: 10 mitet per Ujin

ajo pika e 10 eshte e veshtire per tu bere, me ligjet e reja antitaleban nuk mund te mbash shshe me uj ne avion
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top