10 letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Kryeveprat më të mëdha letrare kanë pasur si protagoniste dashurinë. Lumenj ndjenjash janë derdhur, duke bërë të rrjedhin fjalë të paharrueshme. Njerëz të mëdhenj, artistë, shkencëtarë: “I gjithë universi i bindet dashurisë”.
largea_10-letrat-e-dashuris-euml-m-euml-t-euml-bukura-t-euml-t-euml-gjitha-koh-euml-rave_hd1423814845.jpg

Ja përse në vite, kujtohen për të tjera arritje dhe suksese, por nga sirtarët e jetës së Einstein, Johnny Cash, Beethoven, Winston Churchill dhe shumë të tjerëve, dalin edhe letrat e dashurisë që u kanë shkruar të dashurave të tyre.

Një sondazh në Angli ka zgjedhur më të bukurat, ku ndoshta mungojnë ato që mund të presim, shkruan revistaclass. I bën mirë zemrës megjithatë, të lexosh këto radhë për të rizbuluar dhe kuptuar që kjo ndjenjë, është kaq e thjeshtë për t’u provuar, kaq e thjeshtë për t’u shprehur.

Johnny Cash gruas së tij June Carter Cash (1994)

“U plakëm dhe u mësuam të rrimë bashkë. Mendojmë njëlloj. Komunikojmë me mendje. E dimë çfarë do tjetri pa qenë nevoja ta kërkojmë. Ndonjëherë njëri e nevrikos tjetrin. Ndoshta ndonjëherë e marrim tjetrin të mirëqenë. Por herë pas here, si sot, mendoj për ne të dy dhe e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që kam takuar në jetë”.

Winston Churchill gruas Clementine Churchill (1935)

“E dashura ime Clemmie, në letrën që më dërgoje nga Madras kishe shkruar gjëra që për mua janë shumë të rëndësishme, që ta kisha bërë jetën më të bukur. Nuk mund ta them çfarë kënaqësie më dha kjo, sepse ndihem gjithmonë tmerrsisht në borxh me ty, nëse lejohet që në dashuri të bëhen të tilla llogari”.

John Keats i shpreh dashurinë Fanny Brawne (1819)

“Nuk mund të jetoj pa ty, harroj çdo gjë, por kur të shoh, jeta duket sikur ndalet, nuk shoh asgjë tjetër. Më ke përthithur”.

Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951)

“Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndjehem në shtëpi”.

Napoleone Bobaparte, Josephine de Beauharnais (1796)

“Që kur të kam lënë, jam gjithmonë i trishtuar. Lumturia ime është pranë teje. Sjell gjithmonë në kujtesë përkëdheljet e tua, lotët e tu, ngrohtësinë tënde të dashur. Magjepsja e së pakrahasueshmes Josephine Kindle ndez një zjarr dhe një flakë të pashuar në zemrën time”.

Richard Burton, Elizabeth Taylor (1964)

“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht , EB, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë dhe sesi ke fituar një vlerë më shumë mirësie të veçantë e të rrezikshme”.

Mbreti Enrico VIII, Anna Bolenas (1527)

“Po guxoj të të kërkoj të ma thuash prerë çfarë mendon për dashurinë tonë. Nevoja më shtrëngon ta di përgjigjen tënde, duke qenë që kam një vit që jam plagosur nga dashuria dhe ende nuk jam i sigurt nëse kam apo jo një vend në zemrën tënde”.

Dhembjet e dashurisë së Beethoven për “të dashurën e përhershme” (1812)

“Dhe pse jam në shtrat, mendja ime vjen tek ty, e dashura ime e pavdekshme, ji e qetë, më duaj, sot, dje, sa lot të derdhur për ty, ty, ty, jeta ime, gjithçkaja ime, lamtumirë. Oh vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd. Përjetësisht yti. Përjetësisht imja. Përjetësisht tanët”.

Gerald Ford i kujton dashurinë e tij bashkëshortes Betty pasi asaj iu diagnostikua një kancer në gjoks (1974)

“Nuk ka fjalë që mund të shprehin saktë dashurinë tonë të thellë, të thellë, e dimë sa e madhe je dhe ne, fëmijët dhe babai, do përpiqemi të jemi të fortë si ti. Besimi tek ty dhe te Zoti do na përkrahë. Dashuria jonë për ty është e përjetshme”.

Jimi Hendrix i thotë vogëlushes së tij të hapë krahët

“Lumturia është brenda teje”. Prandaj thyeji zinxhirët e zemrës dhe lëre veten të bëhet lulja që ti je. E di unë si: mjafton të hapësh krahët dhe vendosu në pozicionin e të qenit e lirë.

bota sot
 
Titulli: 10 letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave

Letrat jane te bukura,por me bukur eshte dashuria e vertete kur gjendet ne to!
Shkrimtaret per shembull ,dashurojne kjrejt hobe,ne baze te frymzimeve,kshu qe jo gjithnje letrat e tyre jane jete gjata.
Me se shumti jane copza emocionesh frymzuese,dehse momentale.
 
Titulli: 10 letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave

Dua dhe une nje leter dashurie :(
 
Titulli: 10 letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave

Shkrimtari francez Honore de Balzac, letër për konteshën polake Evelina Hanska.
19 qershor 1836

Engjëlli im i dashur,
Po çmendem për ty, aq sa një njeri mund të çmendet. Nuk mund t’i bëj bashkë dy ide pa qenë ti në mes të tyre. Tashmë s’mendoj dot asgjë për ty. Pavarësisht nga dëshira ime, imagjinata më sjell tek ty. Të shtrëngoj, të puth, kujdesem për ty, një mijë përkujdesje dashurie më kapin.
Sa për zemrën time, aty do jesh gjithmonë. Kam një ndjesi të këndshme të të pasurit ty atje. Por, Zot, çfarë do të bëhet me mua, tani që ti më ke privuar nga arsyeja? Kjo është mania që më ka terrorizuar këtë mëngjes.
اohem çdo moment duke i thënë vetes: “Hajde të shkojmë atje”. Më pas, ulem përsëri nga detyrimet e mia. ثshtë një konflikt i frikshëm. Kjo s’është jetë. S’kam qenë kurrë më parë kështu. Ti ke gllabëruar gjithçka.
Ndjehem i budallepsur dhe i lumtur sapo mendoj për ty. Sillem vërdallë në një ëndërr të këndshme në të cilën në një moment jetoj mijëra vjet. اfarë situate e tmerrshme!
I mbuluar me dashuri, duke ndjerë dashuri në çdo gjë, por, duke jetuar vetëm për dashurinë, duke parë veten të konsumuar nga brengat, e gjej veten të kapur në njëmijë rrjeta merimangash.
O, Evë e dashur, ti nuk e di. E mora kartolinën tënde. ثshtë këtu para meje dhe unë flas me ty sikur t’i të ishe aty. Të pashë ty, si dje, të bukur, mahnitërisht të bukur.
Dje, gjatë gjithë mbrëmjes i thashë vetes sime “ajo është e imja!” Ah! Engjëjt nuk janë aq të lumtur në parajsë, siç isha unë dje!

*****
 
Kur do njeriu arrin ne ate stadin ngjashem me perfect.
Udhezues jane praktikantet e penes :)

Sa bukur esht shpreh :)
 
Titulli: 10 letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave

Kur do njeriu arrin ne ate stadin ngjashem me perfect.
Udhezues jane praktikantet e penes :)

Sa bukur esht shpreh :)

ka vetem nje problem te vockel i kompozohet nje femre... do me personifikonte sikur ti shkruhej nje mashkulli ;)
 
Eshte e bukur kur shkrujme dhe na shkruajne rreth dashurise.
Dhe poezit jane po aq te bukura sa letrat . :))
njerzit jane coroditur pak sa ne kohet tona,e kujtojne dashurine si "bersi rrushi "thoshin dikur te vjeterit,per te shprehur sharlatizmin rreth dickaje apo nje situate.
Te drejte kane pase!
​​​​​​
 
Titulli: 10 letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave

ka vetem nje problem te vockel i kompozohet nje femre... do me personifikonte sikur ti shkruhej nje mashkulli ;)

Besome qe nuk do kete shijen e mjaftueshme. :)
Sado e arrire te jete autorja,nuk do mundet ta beje ate dedikim te jete barazpeshe me ate dedikimin kundrejt femres.

Nuk besoj se eshte fuqia e mendimit me e larte e nje mashkulli,por eshte me e forte,figurante ,me me ngjyra krijesa femer. :)
 
e pra ketu kan mbete 10 me kurr nuk u rrit ai numer..... cdo gje tani duket rutin :poezi:
 
Redaktimi i fundit:
Besome qe nuk do kete shijen e mjaftueshme. :)
Sado e arrire te jete autorja,nuk do mundet ta beje ate dedikim te jete barazpeshe me ate dedikimin kundrejt femres.

Nuk besoj se eshte fuqia e mendimit me e larte e nje mashkulli,por eshte me e forte,figurante ,me me ngjyra krijesa femer. :)

po me thua se duhet te nisim te ju gjejme ngjyrat ju??

e verteta nuk qendron tek ngjyrat qe ka femra por koha kur jane shkruar keto letra.i perkasin kohes se arte te shprehjes se ndjenjave... i perkasin epokes kur pritja ishte munges frymemarrje ..kur jetohej me nje foto, me nje shami, me nje lule te konservuar, me nje leter te marre... nga nje shikim... nga nje premtim..
ishte koha kur kortegimi ishte faza me e bukur ..( kur mendoj kohet e sotme kur jane djegur keto etapa ... me vjen keq per rinin e sotme qe nuk ka perse te pres .. te pres.. te mendoj cpo ben..ku eshte..si eshte.. ..)
e bashke me kete etape ka humbur shume edhe romanca..
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top