Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 Keshilla/te permiresojme shqetesimet e gjumit..

Pagjumësia është një sëmundje e vërtetë, pak a shumë e rëndë, që mund të ndikojë në mënyrë negative në shëndetin dhe aktivitetin e ditës së mëpasme: pamjaftueshmëri të kujtesës, acarim, vështirësi në përqendrim, ulje rendimenti duke shkuar deri edhe në rrezikun e zhvillimit të depresioneve dhe sëmundjeve psikike, – thotë Mario Giovani Terzano, docent i neurologjisë në Universitetin e Parmës. “Orët e çlodhjes dhe sasia e gjumit janë subjektive dhe varen nga ndryshimet e moshës apo aktivitetit, e rëndësishme është që gjumi të mos zhvlerësohet dhe të mos i besoni kurave të bëra vetë. Kontaktoni me mjekun. Por disa rregulla mund t’iu ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë:

1. Bini në gjumë dhe zgjohuni gjithnjë në të njëjtën orë edhe fundjavave, pavarësisht se si keni fjetur.

2. Nëse iu del gjumi para orarit të zakonshëm, çohuni dhe filloni ditën. Shmangeni rrotullimin në shtrat.

3. Shkoni të flini vetëm kur të keni gjumë.

4. Nëse nuk iu flihet, mos rrini në shtrat, por çohuni dhe merruni me ndonjë aktivitet çlodhës (lexoni një libër ose shikoni tv).

5. Përdoreni shtratin për të fjetur, duke shmangur shtrirjet për të lexuar, studiuar ose luajtur.

6. Përpiquni të relaksoheni para se të shtriheni, për shembull, duke bërë një banjë të ngrohtë (jo dush që përkundrazi ka efekt stimulues) ose duke pirë lëngje qetësues (kamomil, qumësht të ngrohtë).

7. Nëse keni uri në orën para gjumit hani diçka të lehtë. Shmangni ushqimet e pasura me yndyrna ose proteina, duke i dhënë prioritet karbohidrateve.

8. Flini në shtrat të rehatshëm, në një dhomë larg zhurmave, as shumë të ngrohtë e as shumë të ftohtë.

9. Hani në orare të rregullta, duke shmangur ushqimet e bollshme afër gjumit.

10. Shpërndajeni aktivitetin fizik gjatë ditës, duke e minimizuar pasditeve. Në oraret e mbrëmjes mund të kenë efekte stimuluese.

Revista psikologjia.
 
Perpara se te bini gjume mund te pini nje kafe turke.
Mund te duket e habitshme,por te merr gjumi.
Une e kam provuar disa here dhe ka rene rezultat.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back