10 justifikimet më të këqija të përdorura

Love

βeℓℓe â๓e
  • E kishit menduar ndonjëherë sesi dalin nga situata ata sportistë të cilët marrin doping kur kapen në flagrancë?! Ne po ju tregojmë 10 justifikimet më interesante dhe më të përdorura prej tyre
doping-1-150x150.jpg
doping-2-150x150.jpg
doping-3-150x150.jpg
doping-4-150x150.jpg


Dopingu nuk njeh kufij, por personat që marrin doping (stimulantë) dinë shumë mirë të justifikohen kur kapen në flagrancë. E përditshmja franceze “L’Equipe” ka renditur 10 justifikimet më të përdorura nga sportistët. Ja se cilat janë ato:

10-Ajri i kondicionuar

Në vitin 1991, grupi çiklistik PDM braktisi Turin e Francës për faj të një intoksikimi ushqimor, i cili u shkaktua nga ajri i kondicionuar i hotelit ku ata flinin. Kjo ishte një mënyrë e bukur për t’u “mbuluar”.

9–Uiski

Një justifikim mahnitës i nxjerrë nga Floyd Landis, pasi testi i tij i kontrollit për marrje dopingu rezultoi pozitiv në vitin 2006. “Faji i një pirjeje të tepërt”, tha ai.

8–Pasta e dhëmbëve

Vrapuesi Dieter Bauman në vitin 1999 e justifikoi pozitivitetin e tij me produktin e përdorur për larjen e dhëmbëve, pra me kolinozin!

7-Vjehrra

اiklisti Raimundas Rumsas është arrestuar në vitin 2002, sepse në makinën e tij kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh, apo stimulantësh. Ai u justifikua se ato nuk ishin për përdorim personal, por për vjehrrën e tij të sëmurë!

6–Fileto viçi

Kjo është një nga polemikat më të mëdha të viteve të fundit. Në vitin 2010, Alberto Contador, pavarësisht se dispononte fuqi anormale, nuk u kontrollua, sepse ai e justifikoi veten se kishte ngrënë shumë fileto viçi.

5–Mish viçi

اeku Petr Korda, u dallua për marrje substancash stimuluese në vitin 1996. “Kam ngrënë shumë mish viçi”, tha ai.

4–Problemet me organet gjenitale

LaShawn Merrit në vitin 2009 vuante nga një problem gjatë marrëdhënieve ****uale, arsyeja për të cilën ai përdori DEHA, një anabolic (stimulant) që i kushtoi një pezullim dyvjeçar në ushtrimin e sportit të tij.

3–Orgjia dhe birrat

Vrapuesi i shpejtë nga SHBA-ja, Dennis Mitchell, në vitin 1999 rezultoi se kishte një nivel të lartë të testosteronit. Por cili ishte motivi? Kishte bërë shumë **** dhe kishte pirë shumë birra.

2–Karamelet

Asnjëherë mos pranoni gjëra nga të panjohurit. As edhe nga halla, sepse në rastin e Gilberto Simonit, karamelet që iu dhuruan nga të afërmit ishin fatale.

1–Se.ksi oral

Maratonisti spanjoll Daniel Plaza u testua pozitivisht për nandrolone (lloj stimulanti-doping) në një test antidoping në vitin 1996. Ai fajësoi gruan e tij shtatzënë.

Dopingu

Dopingu kërcënon integritetin fizik të sportistëve, por ai është edhe një problem i dukshëm për shëndetin, që dëmton vlerat të cilat qëndrojnë në themel të sportit dhe perceptimin pozitiv për të. Sipas mjekëve, në shumicën e rasteve substancat e ndaluara kanë efekte anësore ose të mëvonshme te sportistët, madje nëse ato përdoren pa kriter, kjo gjë mund t’u rrezikojë jetën atyre. Agjencia Botërore Antidoping (World Anti-Doping Agency), një shoqatë e pavarur, e krijuar më 10 nëntor 1999 në Lozanë pas kërkesës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), është krijuar për të luftuar dopingun në sport. Në vitin 2001, WADA e spostoi selinë nga Zvicra në Montreal në Kanada. Kjo agjenci punon për të ndihmuar federata të veçanta sportive dhe për të përmirësuar testet antidoping. Shpesh publikon edhe listën e medikamenteve të ndryshme, përdorimi i të cilave përbën thyerje të rregullores nga sportistët. WADA financohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) dhe nga qeveritë e disa vendeve të zhvilluara.
G.Shqip
 
Titulli: 10 justifikimet më të këqija të përdorura

Dhe karamelet kane dale justifikim,nuk dine si te genjejne njerzit ne momentet qe ndodhen keq apo kur kapen mat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top